Drejtësia italiane: Arsyet e lirimit të Silvio Berlusconit

October 17, 2014 12:17

Drejtësia italiane: Arsyet e lirimit të Silvio Berlusconit

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Milanos kanë depozituar motivacionet e vendimit të marrë në muajin korrik, ku liruan nga të gjitha akuzat Silvio Berlusconin, i akuzuar për nxitje të prostitucionit të minoreneve. Në Gjykatën e shkallës së parë ish kryeministri ishte dënuar me 7 vjet burg. Drejtësia italiane pohoi se vendimi u bazua në arsyetimin se ish kryeministri nuk kishte përse ta dinte moshën e vajzës, por vërtetoi se në vilën e ish kryeministrit ushtrohej prostitucion. Gjykata e Apelit të Milanos publikoi tekstin prej 300 faqesh ku arsyetohej gjykimi në çështjen Ruby, pseudonimi i marokenes Karima El Marough. Gjykata vlerësoi, se “nuk ka prova” që tregojnë se Berlusconi e dinte që Ruby ishte e mitur, por konstaton se vajza e ka kaluar natën të paktën dy herë në rezidencën e kreut të Këshillit të Ministrave në Arcore, pranë Milanos. Në bazë të gjykimit të datës 18 korrik Gjykata e konsideron të vërtetuar “ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit në Arcore gjatë mbrëmjeve ku mori pjesë Karima El Mahroug”. Pas këtij vendimi kreu i konservatorëve “Forza Italia” shmangu dënimin me arrest shtëpie pikërisht kur ishte duke vuajtur dënimin me shërbime sociale për një akuzë tjetër, atë të evazionit fiskal. Ky vendim i lejoi praktikisht të vazhdonte me aktivitetin e tij politik. Gjykata e Milanos e liroi atë nga dënimi me shtatë vjet burg të dhënë në vitin 2013-të për akuzat e abuzimit me pushtetin dhe nxitje të prostitucionit. Berlusconi apeloi vendimin më 24 qershor të vitit të kaluar, që përfshinte edhe skualifikimin e përhershëm nga postet publike. Berlusconi u konsiderua atëherë fajtor për abuzim me pushtetin dhe nxitje të prostitucionit pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me marokenen. Prandaj, Gjykata e Apelit mori në konsideratë kërkesën e mbrojtjes, e cila kërkoi në këtë proces apelimi që Berlusconi të lirohej nga akuzat. Mbrojtja argumentoi se duhej të shpallej liria për mungesë provash të veprave që ishte dënuar dhe për dështimet procedurale. Avokatët e Berlusconit i kërkuan Gjykatës që të njohin se përgjimet në të cilat ankesa është bazuar nuk mund të përdoren.

October 17, 2014 12:17
Komento

1 Koment

  1. gjelosh October 18, 06:51

    leneni te qete ate njeri apo se ashte me i forti burre qe ka nx
    jerre italia apo prap e keni frike , domosdo qe e keni frike edhe se ka nje moshe po ashte i madh i pa pare , bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*