Drejtësia ka emra dhe fytyra!

October 22, 2017 10:51

Drejtësia ka emra dhe fytyra!

 Drejtësia merret,

si koncept abstrakt,

po ajo nga njerëzit,

përbëhet në fakt!.

 

Drejtësia ka,

emra dhe fytyrë,

dhe ata e bëjnë,

të keqe-të mirë!

 

Ne s’mund të kërkojmë,

drejtësi sublime,

kur në vend të miellit,

kemi vetëm hime!

 

Treshja që heton,

sot shokun Sajmir,

është teorikisht,

trupa më e mirë!

 

Po kur i dëgjova,

m’u bë mishi kokërr,

se s’mendoja kurrë,

të tillë mediokër!

 

Këta do të mbeten,

histori më vete,

se të arrestojnë,

me llogje gazete!

 

Me kërkesë arresti,

si shumë kanë guxuar,

kur as edhe një provë,

dot nuk kanë afruar!

 

As një hije prove,

që djalli e mori,

dyshim i arsyeshëm,

del krejt apriori!

 

Por si kamerdare,

përdori Besimi,

atë që e quajnë,

si sekret hetimi!

 

Po me sy të lirë,

e kuptojnë të tërë,

se treshja ka ngritur,

një kështjellë në rërë!

 

Në është ky ekip,

një i reformuar,

reforma që prisnim,

komplet ka dështuar!

 

Drejtësia është,

në gjendje kritike,

me prokurorinë,

dhe më politike!

 

Një klani të vetëm,

vazhdon t’i shërbejë,

po “çështja Tahiri”,

duhet të shërbejë!

 

Duhet të shërbejë,

edhe fuqimisht,

që të mos përdoret,

politikisht!

 

Një faqe të re,

e drejta të hapi,

duhet që të ndahet,

sheqeri nga shapi!

 

Duhet t’i thotë:”Stop!.”,

komplotit-Kuvendi,

blegërimë e Lulit,

nuk duhet t’i trembi!

 

Duhet të stopohet,

kohë e maskarenjve,

mos hidhet Tahiri,

në dhëmbë të çakejve!

 

Duhen hedhur pranga,

në të tjera duar,

PS-së provë e zjarrit,

sot i është afruar!

 

PS-ë fare lehtë,

mund ta shohë qymyrin,

sepse ata duan,

ta shqyejnë Tahirin!

 

Do ndryshonte puna,

nëse prova gjejnë,

se njëmijë dyshime,

sa një provë s’vlejnë!

 

A.Duka

 

October 22, 2017 10:51
Komento

1 Koment

  1. Shqipe October 23, 07:20

    Shkrimet e autorit , shfaqin bindjen e tij politike dhe jo realitetin.
    Poeti nuk duhet te jet i njeanshem , se i humbet vlera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*