Ndoka: Lu të bëhet garant i konsensusit, ndryshe reforma nuk jep zgjidhje

January 11, 2016 16:52

Ndoka: Lu të bëhet garant i konsensusit, ndryshe reforma nuk jep zgjidhje

Ka reaguar edhe kreu i partisë Demokristiane, deputeti Nard Ndoka i cili ngre zërin kundër qëndrimit të maxhorancës për ta miratuar edhe e vetme reformën në sistemin e drejtësisë.

Në një status të postuar së fundmi në Facebook ai shkruan se tendenca e shumicës për të miratuar këtë reformë edhe pa opozitën është gabim fatal.

“Reforma në drejtësi pa konsensus të gjerë nuk do japë zgjidhje afatgjatë, por do kthehet në një betejë politike mes palëve. Tendenca e mazhoranës aktuale per të miratuar projektligjin në Kuvend në mënyre të njëanshme, gabim fatal! Ambasadori Lu, si ‘kumbare’ i procesit duhet të vendosë gishtin tek fajtorët ose të garantojë konsensusin si domosdoshmeri per suksesin. Nuk mund te vendoset drejtesi kur ‘bolja e kandarit’ mbetet në duart e pushtetit!”,- shkruan Nard Ndoka.

January 11, 2016 16:52
Komento

1 Koment

  1. Bilbil Sulovari January 11, 19:27

    Po ti bolja e partise p.d. ku do anosh?Po ti nuk ke faje se te anon koka jote bole nga nuk e merr vesh njeri se ç’fare murmurit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim