Drejtësia, shansi i fundit për shpëtim

September 21, 2016 11:10

Drejtësia, shansi i fundit për shpëtim

 

Nga Andrea Stefani

 

Në analizat apo opinionet për situatën në Shqipëri dhe ardhmërinë e saj, përgjithësisht po injorohet ndikimi që pritet të ketë mbi politikën reforma për themelimin e një pushteti të pavarur drejtësie. Në një kuptim, kjo shpreh edhe mosbesimin e thellë të analistëve dhe gazetarëve, dhe jo vetëm të atyre, se kjo reformë mund të sjellë diçka. Madje disa, kanë përvetësuar edhe tezat berishiste se reforma në drejtësi, e projektuar, e monitoruar dhe mbështetur nga ndërkombëtarët, tenton ta kalojë drejtësinë nga vartësia prej Berishës si deri më sot, në vartësi të Ramës.

Mosbesimi se do të ketë ndonjë ditë edhe në Shqipëri një prokurori që të hetojë peshkaqenët e korruptuar dhe mafiozuar të politikës dhe botës së krimit, i shtyn analizat drejt gjetjes së shpëtimit po te politika!

Duhet një forcë e tretë – thotë Fatos Lubonja. Nuk them se nuk duhet, por kush garanton se edhe kjo forcë e tretë nuk do të ndjekë po të njëjtat lakmi si përgjithësisht politika në këto 26 vjet? Ajo që e ka korruptuar kaq palcërisht politikën shqiptare është mungesa e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe kriminalizuar prej drejtësisë prandaj, është utopi të shpresosh që po në mungesë të drejtësisë, një forcë politike të mos korruptohet me të marrë pushtetin.

Ne sot vuajmë një fillim të gabuar të tranzicionit bazuar vetëm te pluralizmi, te zgjedhjet dhe demokracia por jo te drejtësia. Kjo ka çuar edhe në kalbëzimin e demokracisë, që e përjetojmë sot si klientelizëm partiak, si shitblerje të votës, si korrupsion dhe krim. Themelimi i një sistemi të drejtësisë së pavarur u neglizhua edhe nga ndërkombëtarët, por u pengua edhe nga shfaqja, me të marrë pushtetin, e prirjeve autokratike të Berishës që, ndër të tjera, zëvendësoi prokurorë dhe gjykatës të PPSH me ata të PD (kursi i Plepave). Ndërkaq, duhet shtuar se një forcë e tretë, edhe sikur të dalë, do ta ketë shumë të vështirë të fitojë mbi dinozaurët e vjetër dhe të korruptuar të politikës, nëse këta të fundit nuk do të jenë spastruar nga goditjet e ligjit me anë të një drejtësie të pavarur.

Lindja e një force të tretë politike në kushtet e tanishme kërkon politikanë të përgjegjshëm, ndryshe nga shumica e politikanëve që kemi parë deri më sot në qarkullim. Na duhen politikanë të përgjegjshëm, shkruan Enver Robelli, për të shmangur një kolaps si ai i vitit ‘97. Dhe shton me skepticizëm – po a ka të tillë?

Dyshimi është i përligjur. Sepse të jesh i përgjegjshëm, do të thotë mbi të gjitha të përgjigjesh jo vetëm para elektoratit gjatë zgjedhjeve, por edhe para ligjit. Por kur nuk ka drejtësi që ndëshkon deri vjedhjen e votës, politikani i korruptuar manipulon zgjedhjet dhe demokracia pushon së qenuri mekanizëm llogaridhënie i politikanit para elektoratit. Eshtë sistemi që i bën njerëzit të përgjegjshëm, Ky është rregulli. Të tjerat janë përjashtime që përforcojnë rregullin.

Edhe pse pa dyshim ka politikanë me prirje për përgjegjshmëri, mungon rrethana që ky lloj politikani të bëhet realitet dominues, sepse mungon drejtësia dhe prevalon pandëshkueshmëria. Sot përgjegjshmëria nuk është një rregull, por një përjashtim. Si rrjedhojë, prevalon edhe politikani i papërgjegjshëm, luksi i jetës private të të cilit rrëzëllin pacipërisht, me vanitet dhe cinizëm mbi sfondin e varfërisë dhe privacioneve të një pjese të shqiptarëve që, megjithatë, vazhdojnë t’i votojnë këta sharlatanë dhe maskarenj që janë shkaku i mjerimit të tyre për shkak se mungesa e drejtësisë ka bërë që të bien në kthetrat e tyre.

Të kërkosh shpëtim nga kalbëzimi i sotëm politik duke bazuar vetëm te politika e kalbur, duke lënë mënjanë drejtësinë, do të thotë që edhe nja 10 a 15 vjet të tjerë të vazhdojë kjo vërdallosje që na mban të zhytur në të njëjtën kënetë ku na pijnë gjakun shushunjat dhe mushkonjat e korrupsionit dhe mafias. Do të thotë që, për shembull, të vazhdojë rutina që LSI të bëjë king-maker-in mes PD dhe PS duke vendosur ajo se kush do të vijë në pushtet. Dhe për shkak se LSI nuk e ka përdorur këtë pozitë strategjike përherë funksion të disa parimeve themelore për demokracinë (në 2008 kritikoi Berishën për amendimin e gabuar të Kushtetutës dhe pastaj bëri qeveri me Berishën duke e “harruar” fare Kushtetutën dhe atë që me të drejtë e denonconte si “Republikë Kryeministrore”) por thjesht të një pragmatizmi partiak, nuk do të qe çudi që nesër, t’i hapte përsëri rrugën drejt pushtetit një force si PD që po tregon se nuk ka asnjë vullnet për t’u distancuar nga as nga tradita e një keqqeverisjeje 8 vjeçare dhe që për shkak të korrupsionit dhe kriminalizimit që trashëgon (rruga Durrës-Kukës, “Gërdeci”, “21 janari”) ka dalë hapur kundër reformës në drejtësi.

Shtegu për ndryshim dhe shpëtim kalon vetëm nëpërmjet një drejtësie të pavarur që, si për ironi, të detyruar nga presioni i ndërkombëtarëve, e kanë votuar edhe politikanë të korruptuar që nesër duhet të japin llogari para saj. Atë e dinë këtë dhe prandaj i shohim sot të fusin shkopinj në rrotat e reformës nën pretekstin e dhunimit të “sovranitetit” të shtetit dhe, tani së fundi, të Kushtetutës.

Prandaj në vend se të shfaqemi skeptikë për reformën, edhe pse vërtet është një sipërmarrje tepër e vështirë, duhet të këmbëngulim që ajo të bëhet. Prandaj jam edhe më i prirur të mbështes koalicionin qeveritar PS-LSI që, edhe pse i brishtë dhe i ngritur jo vendosmërisht mbi parime, por mbi pragmatizëm partiak, nuk i është bërë pengesë reformës në drejtësi. Kjo është thelbësore në qëndrimin ndaj një qeverisjeje që edhe pse nuk mund të mos ketë problemet e veta, pikërisht për shkak të heterogjenitetit të saj, shfaqet shtet-ndërtuese krahasuar me qeverisjen (nëse mund të quhet e tillë) shtet-shkatërruese të PD. Prandaj kundërshtoj PD dhe aleatë të saj që po bëjnë gjithçka ta pengojnë reformën.

E mbështes pozicionimin e koalicionit qeveritar në favor të reformës edhe nga që e di se jo gjithçka është në dorën e tyre, se një garanci shtesë janë ndërkombëtarët, SHBA dhe BE, një garanci se prokuroria e pavarur që kanë projektuar të lindë, do të thërrasë para saj jo vetëm të korruptuarit e PD por edhe të PS apo LSI, se gjykatat po ashtu, do t’i japin dënimin që meriton gjithkujt, pavarësisht pozicionit në shtet, dhe jo të fajësojnë, si deri më sot, vetëm cironkat dhe të shfajësojnë ”peshkaqenët”.

Nëse kjo nuk ndodh, atëhere dhe vetëm atëherë, reforma mund të quhet e dështuar. Shpresojmë të mos ndodhë kështu. Do qe fatale për Shqipërinë. Do qe prova se drejtësia e pavarur nuk lindi dhe reforma dështoi. Dhe pa drejtësi të pavarur, Shqipëria ose do binte përfundimisht nën diktaturën e mafias dhe korrupsionit, ose vetëm dalja masive e shqiptarëve të dëshpëruar në rrugë në një revoltë gjithëpërmbysëse mund ta shpëtonte situatën. Veç mund të sillte edhe kaos, një tjetër ’97. Por deri atëhere, reforma duhet mbështetur si e vetmja rrugë shpëtimi.

Duhet shpresuar dhe duhet bërë gjithçka që ajo të kurorëzohet me sukses. Mjerisht, reforma më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, edhe pse në sondazhe aprovohet nga shumica e shqiptarëve, nuk ka prapa saj mbështetjen e masave të organizuara qytetare. Dhe kush nuk është i organizuar, nuk ekziston si forcë, si faktor. Gjë që është në favor të klaneve të korruptuara të politikës që rreken ta pengojnë reformën. Gjë që tregon edhe se shoqëria civile nuk e ka kuptuar fare rëndësinë historike që ka kjo reformë për shtetndërtimin. demokracinë dhe lirinë në Shqipëri. Nuk e ka kuptuar se vetëm me një drejtësi të pavarur do të jetë më e mundur të kemi edhe mbizotërimin e politikanëve të përgjegjshëm edhe të partive politike që e bazojnë suksesin jo të klientelizmi, korruptimi apo blerja e votës, por te merita që është drejtësi dhe përgjegjshmëri njëherësh.

September 21, 2016 11:10
Komento

9 Komente

  1. A.GRAMSH September 21, 11:36

    AH! MORE I ‘KRISHTERI’ STEFANI……
    Edhe Xhuda kur e tradhetoi krishtin tha se e beri per te miren e njerezimit dhe me porosi te tij qe ti ndante shpirtin nga trupi!
    Edhe ti do te lash ‘gjynahet’ po nuk ke as ‘sapun’ e as ‘uje’!
    Ti shpetimin e kerkon nga ‘drejtesija’ por harron shprehjet filozofike:
    ‘Njeriu ashtu si ha ashtu mendon’,’Stomaku para trurit’,’Politika shprehje e koncentruar e ekonomise’!
    IKENI BENI SHURREN ME GJEITHE ÇOBENJTE E TJERE ANTISHQIPETARE NGA LUBONJA TEK BLUSHI NGA NANOT TEK NGJELAT NGA PANDELINJTE TEK POLLOT E TERE ANTISHQIPETARET E TJERE TE BERE SYNET NGA DOKTOR ADHAMUDHI APO SALI NERONI!

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 September 21, 13:05

    “Në analizat apo opinionet për situatën në Shqipëri dhe ardhmërinë e saj, përgjithësisht po injorohet ndikimi që pritet të ketë mbi politikën reforma për themelimin e një pushteti të pavarur drejtësie.”
    “Duhet një forcë e tretë – thotë Fatos Lubonja. Nuk them se nuk duhet, por kush garanton se edhe kjo forcë e tretë nuk do të ndjekë po të njëjtat lakmi si përgjithësisht politika në këto 26 vjet?”
    “Ne sot vuajmë një fillim të gabuar të tranzicionit bazuar vetëm te pluralizmi, te zgjedhjet dhe demokracia por jo te drejtësia. ”
    “Na duhen politikanë të përgjegjshëm, shkruan Enver Robelli, ”
    “Prandaj në vend se të shfaqemi skeptikë për reformën, edhe pse vërtet është një sipërmarrje tepër e vështirë, duhet të këmbëngulim që ajo të bëhet.”
    kështu o andrea nuk pata durim të merrja citate të tjera nga ti,por këto mjaftojnë për kuptuar se nga të mëdhenjt e botës për psikollogjinë e sociologjinë ke filluar të marrësh citate nga enver robelli!!i famshmi karabush që ska kuptuar një tub si thonë italionët!!
    një pyetje kam për ty!ndoshta pak e gjatë në formulim por po përpiqem ti bie shkurt për të mos humbur kohë me ty!!
    duke qënë se na dhe shëmbullin e padiskutueshëm të parashikimit ballistor për diktaturën 45 vjeçare hoxhiste,nuk është e mundur që ti ta parashikosh se si do të shkojë ky problemi i reformës në drejtësi,a do të jetë i suksesshëm apo thjeshtë një nga brroçkullat e zakonshme të politikës shqiptare??
    meqë bashkpunimi i ballistëve me pushtuesin kishte shkak parashikimin se shqipëria do të bëhej diktaturë,dhe ti e ke marrë si një fakt që sdo vërtetim,atëherë ti duhet të jesh i aftë të na thuash se je në gjëndje të parashikosh se si do të vazhdojë në të ardhmen reforma në drejtësi!!
    por duhet ta bësh sot dhe jo pas dy a tre vjetësh!!atëherë e dimë dhe ne se si kanë rrjedhur ngjarjet!!
    ps:ti nuk je as më shumë e as më pak se një i arsimuar!!nga ata që shkuran për të jetuar!!
    idealizmin,atë gjë që të bën të hysh në elitën intelektuale,ti e ke ngërën me çorbën e prishur!!
    ti je i nivelit të konicës!!je nga ata që nuk kanë dyshimie në ato që thonë!
    je këthyer në një dordolec!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 September 21, 17:53

    “Në analizat apo opinionet për situatën në Shqipëri dhe ardhmërinë e saj, përgjithësisht po injorohet ndikimi që pritet të ketë mbi politikën reforma për themelimin e një pushteti të pavarur drejtësie.”
    “Duhet një forcë e tretë – thotë Fatos Lubonja. Nuk them se nuk duhet, por kush garanton se edhe kjo forcë e tretë nuk do të ndjekë po të njëjtat lakmi si përgjithësisht politika në këto 26 vjet?”
    “Ne sot vuajmë një fillim të gabuar të tranzicionit bazuar vetëm te pluralizmi, te zgjedhjet dhe demokracia por jo te drejtësia. ”
    “Na duhen politikanë të përgjegjshëm, shkruan Enver Robelli, ”
    “Prandaj në vend se të shfaqemi skeptikë për reformën, edhe pse vërtet është një sipërmarrje tepër e vështirë, duhet të këmbëngulim që ajo të bëhet.”
    kështu o andrea nuk pata durim të merrja citate të tjera nga ti,por këto mjaftojnë për kuptuar se nga të mëdhenjt e botës për psikollogjinë e sociologjinë ke filluar të marrësh citate nga enver robelli!!i famshmi karabush që ska kuptuar një tub si thonë italionët!!
    një pyetje kam për ty!ndoshta pak e gjatë në formulim por po përpiqem ti bie shkurt për të mos humbur kohë me ty!!
    duke qënë se na dhe shëmbullin e padiskutueshëm të parashikimit ballistor për diktaturën 45 vjeçare hoxhiste,nuk është e mundur që ti ta parashikosh se si do të shkojë ky problemi i reformës në drejtësi,a do të jetë i suksesshëm apo thjeshtë një nga brroçkullat e zakonshme të politikës shqiptare??
    meqë bashkpunimi i ballistëve me pushtuesin kishte shkak parashikimin se shqipëria do të bëhej diktaturë,dhe ti e ke marrë si një fakt që sdo vërtetim,atëherë ti duhet të jesh i aftë të na thuash se je në gjëndje të parashikosh se si do të vazhdojë në të ardhmen reforma në drejtësi!!
    por duhet ta bësh sot dhe jo pas dy a tre vjetësh!!atëherë e dimë dhe ne se si kanë rrjedhur ngjarjet!!
    ps:ti nuk je as më shumë e as më pak se një i arsimuar!!nga ata që shkuran për të jetuar!!
    idealizmin,atë gjë që të bën të hysh në elitën intelektuale,ti e ke ngërën me çorbën e prishur!!
    ti je i nivelit të konicës!!je nga ata që nuk kanë dyshimie në ato që thonë!
    je këthyer në një dordolec!!!!!!!!!!!!!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    Reply to this comment
  4. betim September 21, 19:32

    Ky anticensur 25642654 sa here shkruan Stefani del dhe e shan dhe e mallkon pa lidhje fare me ato qe gazetari ka shruar. Duket qarte se eshte i veremosur nga te vertetat qe Stefani ka shkruar per Enver Hoxhen dhe po vuan shume dhe nuk i del e keqja. Oooo sa qenie inferiore dhe budlallaqe jane keta fanatiket!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 22, 09:19

      betin çfaarë të të thotë lali ty??
      më rrofsh topet??do të të mjaftonte??

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 22, 13:29

      betim ore betim,sa di…!
      etje,etje!!
      tashit kam pak kohë për të harxhuar me ty,më parë i rash shkurt!!
      ndoshta janë pa lidhje për ty!?por për mua dhe ata që e kanë ndjekur stefanin nuk janë pa lidhje!!
      shiko rrezulattin e kësaj lidhje!stefani ka pasur 7 komnete ku po të heqësh atë që është përsëritur 2 herë i vjen gjashtë!do të thotë që ka humbur vlerat e tij pa epopesë së humbur të justifikimit të tradhëtisë!
      kur ka shkruar kundër diktatorit hoxha dhe diktaturës në përgjithësi!?
      e kam mbështetur o betim koqja!!ndoshta është padituria tënde,ose thjeshtë nuk është e thënë se duhet të lexosh gjithçka që shkruan stefani ose unë!!
      sa për qënje inferiore të garantoj se po të deshe të shohësh një të tillë!?duhet të kesh një pasqyrë përpara!!
      për fanatik?!mos u lodh!!del jasht mundësive të tua!!ti je një debil dhe për pasojë një fanatik!!
      ti je i barabartë me Arben turkun fanatikun e erdoganit!!
      sa për atrikullin e trashë të stefanit me titullin idiot,me përmbajtjen idiote dhe gjithçka idiote!!
      nuk mund të thuash më shumë!!
      “ky shans i fundit” nuk është një tren aeroplan ose karrocë dore!!
      është një proces që nuk mund të shpjegohet kështu!!sdomos nga një “analist”ndoshta i vetquajtur!!
      ky proces është një varg faktorësh të varur nga njëri tjetri!!të jesh skeptik për këtë proces është gjëja më e vogël që mund të bësh!të mendosh se fjala “reformë në drjetësi”është zgjidhja e gjithçkaje!?
      do të thotë të jesh IDIOT!!
      nuk mund të kesh reformë në drejtësi me një politikë të korruptuar,me një popull të mefshtë!!me analistë që shkruajnë në bazë të pagesës!!
      ligjet kanë egzistuar dhe egzistojnë!pra ana objektive egziston!
      mungon ana subjektive!zbatuesit!!këta nuk zbatojnë ligjet sepse janë të varur nga ata që thyejnë ligjet!!si politikisht dhe ekonomikisht!!
      nëse truri tënd nuk e kupton dot këtë?!
      atëherë pyet dhe mos ha mut të kritikosh!!
      mor koqe!!

      Reply to this comment
  5. Demokrati September 21, 19:35

    Nje ekspose e sakte e gjendies se kalbur te politikes shqiptare dhe rolit qe diuhet te luaje reforma ne drejtesi. Jam ploteshsit dakort me autorin se pa u krijuar nje drejtesi e panashme qe godet peshkaqenet nuk do kete permiresim te gjendies ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  6. Arben September 22, 09:19

    NUK KA SHANS PER SHPETIM.

    KJO SHOQERI E DEGJENERUAR QE KEMI NGRITUR DUHET TE ZHDUKET, PASTAJ HAPET RRUGA DHE MUNDESIA PER TE NDERTUAR NJE SHOQERI TE DREJTE.

    NGA 1945 DHE ME TUTJE 1912 KETU ESHTE MBJELLE FARA E PERTACISE DHE PERCMIMIT TE NJERIUT PUNETOR.

    TE TJERAT JANE HISTORI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*