“Drejtësia”, Shehi: I pakënaqur me Bashën, nuk negocioi mirë

July 4, 2016 21:27

“Drejtësia”, Shehi: I pakënaqur me Bashën, nuk negocioi mirë

Ndërsa konfirmon votën e tij në unison me Partinë Demokratike dhe opozitën për reformën në drejtësi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka dhe rezervat e tij për mënyrën se si është negociuar nga PD për këtë reformë.

Gjatë intervistës “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, kreu i LZHK tha se është i pakënaqur nga Basha për mënyrën se si ka negociuar këtë proces.

“Brenda kësaj është lodhja dhe padurimi i ambasadorëve nga negocimi me shqiptarët. Por gjithashtu është edhe dëshira për një protagonizëm të tepruar, por shpesh herë edhe paaftësia për t’i futur djajtë në shishe, por mbase i kanë nxjerrë pak edhe vetë. Në këtë kuptim ose nuk do bëhet reforma në datë 21 korrik,  ose do gjejmë një mënyrë për negocim.

Unë nuk them siç thotë PD-ja që kjo reformë është lumturia. Biles unë jam shumë i pakënaqur me mënyrën sesi e ka trajtuar zoti Basha, PD-ja çështjen e drejtësisë. Pikë së pari kanë gabuar sepse negociatorët nuk kanë qenë të një rangu politik. Une mendoj që Basha duke u tërhequr nga negocimi në vetë të parë e ka lënë situatën të rrëshqasë. E dyta vendoset një target në fillim, dhe nuk i fitojmë gjatë rrugës. Edhe këtë situatë opozita nuk e ka pasur. Ne kemi ecur me një rend dite”, tha Shehi.

Sa i përket nenit 88, Shehi thotë se ka hapësira për negocim, ndërsa i sugjeron kryeministrit Rama ta pranojë këtë pike të draftit, pse jo me kushte të caktuara.

July 4, 2016 21:27
Komento

5 Komente

  1. shqiptaro-amerikani July 5, 04:57

    Buzeshtrembeti nuk mund te flase drejte dhe as te votoje drejte! Sahanlepires i vjeter!

    Reply to this comment
  2. Kola July 5, 12:30

    Futja pordhes o Dash se te ka ardhur dita. Medemek sipas ketij idioti, prape mund te rrihet uje ne hava per piken 88, sa per te shpetuar Salehun.

    Reply to this comment
  3. normali July 5, 14:46

    Asnje kusht o karagjoz Shehi per reformen qe do ta parcelizoje drejtesine partive per te shpetuar Sali Berishen dhe gjithe kriminelet e tjere. Mos kujto se dhe ti Dashamir ke llogari per te dhene kur ishe zv i Meksit dhe pije tere diten neper lokalet e Tiranes dhe mbaje bodigardet me vete qe rrinin kush hynte ne lokal pa dashjen tende. Ke plot dhe ti Dashamir qe po nuk ti dha reforma ne drejtesi, do ta japin ata qe ke rrahur duke te drejtuar buzen.

    Reply to this comment
  4. Koco July 5, 16:29

    Koment i z Shehi as Mish as Peshk Oportun

    Reply to this comment
  5. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 6, 03:44

    Dash Gozhda nofka qe i eshte vene, se dikur riparonte divanet e shokeve e te tjereve dhe gozhdat i mbante ne goje dhe shtrembet, nje huq i vjeter dhe gjithnje fliste shtrebet si garip tani kerkon t’a drejtoje, por goja cdo dite e me shume po shtremberohet me keq.
    Ky hajvan ka mbaruar ne Institutun e Larte Bujqesor per Finace ne Bujqesi, por kete detyre gjate gjithe jetes se tij nuk e ka ushtruar asnjehere.
    Punen me te mire qe ka pasur ne monizem ka qene nje cope magazinjer ne Ndermarjen Pyjore te Tiranes dhe ne “demokracine” e Saliut u be Minister i Punes dhe i Emigracionit dhe Z/Kryeminister ne Qeverine e Meksit.
    Me keta kaqola , budallenj dhe rrotaxhila bashke me Kriminelin Sali eshte drejtuar ky vend, pra rrjepur, grabitur, vjedhur dhe vrare.
    Keta qe e ftojne ne studio jane me toca se Dash Shehi “tinoci i vjeter” qe nuk e ka pas pjerdhur kush ne rinine e tij, po na luan sot e kusur vite, rolin e babaxhanit INJORANT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*