Drejtësia, Siguria Zero!

September 1, 2017 00:32

Drejtësia, Siguria Zero!

 

Nga Bedri Islami

Ditën e djeshme, në mesin e Tiranës dhe në mesin e ditës u vra në mënyrën më barbare një gjykatëse e njohur, figurë e nderuar dhe nënë e përkushtuar, zonja Hafizi. Ishte një vrasje e paralajmëruar, pasi edhe më parë ndaj saj ishte tentuar të ndodhte një gjë e tillë, dhe rrugët që iu lanë të hapura krimit, në fakt janë hapur nga vetë strukturat e shtetit.

NJË GJYKATËSE VRITET NË MESIN E DITËS. Mund të ishte vrarë edhe në mesin e natës, por mendimi i parë të vjen është: kur ndodh kështu me një gjyqtare të njohur, e cila edhe kishte paralajmëruar se mund të ndodhte një tragjedi e tillë, çfarë mund të ndodhë me njerëzit e zakonshëm? Çfarë sigurie kanë ata se pas një kthese, në një cep rruge, duke u kthyer në shtëpi, nuk i pret një armë vrastare, e cila mund të jetë paralajmëruar shumë kohë më parë, por që një prokuror katil, që për të mbushur xhepin e tij ka lënë të lirë vrasësin e ardhshëm, një gjykatës mizor që për hir të një grushti të majmë parash ka dhënë një vendim qesharak, ka bërë veshin e shurdhër, ka ndryshuar çështjen dhe me paratë e lëna nga krimi mbi tryezën e tij ka ngritur një vilë, ka blerë një makinë, ka shëtitur nëpër vendet e bukura të botës, pa e vrarë mendjen se pas tij ka lënë rrugën e hapur të një krimi.

Tani, ne të gjithë mund të vajtojmë vrasjen e një gjykatëse dhe të na vijë keq për fëmijët e saj, që mbetën në këtë ditë pa nënë, me një baba vrasës dhe në mëshirën e të afërmve. Mund të protestojmë dhe të bëjmë deklarata publike e politike të forta. Shteti mund të vihet në lëvizje, të bëjë edhe ai deklarata të forta, por të gjitha janë të kota, janë të vonuara në këtë vrasje dhe janë të heshtura për ato që mund të ndodhin një ditë tjetër.

Askush nuk është i tepërt në këtë jetë, kushdo ka vendin e tij, kërkon qetësinë dhe sigurinë e një jete të zakonshme. Por çfarë mund të bëjë ai kur shteti nuk të jep as fillesën e një normaliteti, sigurinë tënde. Si mund të mendojë ai për më tej, kur nuk e di nëse është i sigurtë në një ditë të ardhshme?

Në Shqipëri, jo vetëm ditën e djeshme është vrarë një gjykatëse. Disa vite më parë, po ashtu, ditën për diell dhe në mesin e qytetit të Vlorës, është vrarë gjykatësi Konomi. Edhe ajo ka qenë një vrasje e paralajmëruar. Por, ndërsa kjo e ditës së djeshme është edhe një krim brenda familjes, qoftë edhe të ndarë, vrasja e Konomit ishte sa politike, aq edhe kulisë e interesave të mëdha financiare. Nëse ditën e djeshme dihet vrasësi, për gjykatësin Konomi ende nuk ka një të dënuar.

Dhe njeriu ka të drejtën të ripyesë: po nesër, çfarë do të ndodhë, cli do të jetë krimi i radhës? Nëse shteti nuk më mbron dot jetën, atëherë çfarë duhet të bëjë ai, i zakonshmi, që nuk ka asnjë imunitet, asnjë veçanti, që është një mes dhjetëra mijërave.

Në këtë vend ka gjithçka që mund të duhet: ligje, polici, shërbim informativ, hetues, prokurorë, gjykatës, institucione të të gjitha niveleve, por siguri nuk ka. Dhe kështu si është nisur, nuk do të ketë, për deri sa krimi lihet i lirë dhe shteti hesht.

Kur shteti hesht, krimi vret.

Nuk ka rrugë tjetër për ta lënë të lirë atë.

Një vrasje makabër, ndaj një figure publike të rëndësisë së veçantë, siç është figura e një gjykatësi, është apeli i fundit për shtetin, për qeverinë, për institucionet e ligjit.

Nëse vazhdoni të heshtni, mos u çuditni nëse një ditë tjetër krimi do të trokasë edhe në dyer të tjera.

Koha e fundit për t’u zgjuar nga letargjia dhe bashkëortakëria me krimin.

Një nënë, njëkohësisht gjykatëse, bën apelin e saj përmes jetës që humbi nga heshtja kriminale e shtetit.

September 1, 2017 00:32
Komento

44 Komente

  1. sadedin celiku September 1, 06:05

    kush e amnistoi ish bashkeshortin e gjyqtares.Bujar Nishani dhe ministrat e LSI-se.Ato te mbajne pergjegjesi.

    Reply to this comment
  2. vrisni prisni e masakroni sa te jete xhin xhoni September 1, 08:23

    Shteti,shteti.te gjithe e kane me shtetin(qe ne fakt duhet te bej detyren)por ate e vran shoket e shoqet e veta.
    kush e denoi kete kriminel kaq pak,kush e ngriti kete akuz ne kete menyr,e deri tek ata qe e amnistuan dhe i futen edhe kriminelet ne kete lloj amnistie…..
    po ministrin e drejtesis kush e ka drejtuar ne gjithe keto vite qe nga naco vasili manjani.
    kush e krijoi kete rrumpall qe nga 91,ku te gjithe na hiqen te virgjer kur ndodhin gjerat.
    ulerin e skuqet dracula sali,degjohen klithmat e ulkonjes monika dhe shan shtetin dhe harron gjykatesit qe e nxoren burrin e saj qe cfaqej me ze e figur ,te pa fajshem dhe na behet president.
    nxiret krimineli i pa fajshem dhe vret ne mes te dites,nxiret i pa fajshem hajduti me nofken(nga salikrimineli) ilirfloriri dhe vazhdojn te vjedhin si familje(po i japin zanatin edhe femijve) dhe na hiqen si te virgjer……….

    Reply to this comment
  3. gjyqi i Hages September 1, 08:29

    JE I VONUAR …Jo pak po nje çerek shekulli
    Dikur komshiu Hasan i vret pulen komshiut pulen komshiut Bedri se ju vut ne kopeshtin e tij.
    -Na vrane pulen gjysh Bedriu i thane niperit
    -Te vritet ai qe vrau pulen -utha gjysh Bedriu
    -Si mund te vrasim nje njeri per nje pule- ja ktheu i biri
    Heshtje………
    -Gjysh Bedri na vrau qenin komshiu-pas 1 jave i thane nipat
    -Te vritet ai qe vrau pulen-ua ktheu gjyshi
    Morali:Te vritet ai qe vrau me 21 Janar jo burri i Hafizes

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 September 1, 09:16

    vrasja e radhës për faj të gjyqtarëve,të ligjit apo të korrupsionit??
    një njeri u vra nga të njëjtët si ai!!
    para dy vjetësh një tentativë(kërcënuar me pistoletë në dorë)për vrasje,dënohet me?!?!?!
    asgjë sepse vetë denoncuesja nuk është paraqitur në gjykatë,dhe kolegu a kolagia e saj gjykatëse e ka pezulluar çështjen!!sikur kanosja me armë është e barabartë me një kanosje verbale!!(këtu,në këtë vendim, mund të ket pasur gisht dhe viktima e djeshme).
    këtu për mendimin tim kemi të bëjmë me mentaliteitn e squllët,e gangrenizuar shqiptar!!
    “hë mo se nuk bo gjo”,”hë mo se nuk është i tillë” dhe më pas kur ndodh fillohet e ulërihet”si ndodhi një gjë e tillë??”!!
    lënja zvarrë,mos marrja me seriozitet e ngjarjeve,bën që ne të habitemi,befasohemi me ndodhitë që i shohim ditën me djell,me ndodhitë që na “nxjerrin sytë”!!
    normalisht në një vënd ku krimi është ulur këmbkryq,duhet të ishin në rrezik prej tij!!por nuk ndodh kështu!!krimi nuk ka vrarë gjyqtarë!kjo vrasje është bërë nga ana më e trashë dhe më “e pafajshme” e njerëzve!!nga një bashkshort që nuk e kupton se për të pasur jetë bashkshortore duhen dy persona dhe jo vetëm dëshira e njërës palë!!
    për mendimin tim i vetmi fajtor në këtë rast është mentaliteti nënvleftësues i shqiptarit!!
    duke filluar nga vetë viktima!!
    shteti ka shumë e shumë dobësi,gabime e faje,por në këtë rast nuk mnud të bënte asgjë!!
    pavarsisht kanosjes së dy viteve më parë,ngjarje të tilla hyjnë në “krimin e paparashikueshëm”!!
    janë vrasje që bëhen çdo muaj,por që askujt nuk i plas hajdari!!

    Reply to this comment
    • Bojë Koti September 2, 07:39

      Mos the gje zotrote?

      Oh sorry… Harrova qe jemi ne sezonin e nxehte te… mufkave.

      Ore se kam harruar te te pyes. Cfare u be me gjithe ate bojkot. Cfare frytesh solli doja te dija, se me gjithe keto krime dhe zjarre me duket se e ngrene me keq qaf’n e pates?

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 September 4, 08:55

        o bojë kote
        (që ka mundësi të jesh rrota e zakonshme e karit që i ha bytha ashtu si për të kaluar kohën)
        çfar deshe me thon se nuk të kuptova mirë??
        mos vallë se të ka rënë djelli në kokë??
        apo thjeshtë se po të ha byçka??
        jo për gjë,thjeshtë për kureshtje,sepse stë ndihmoj dot në të dy rastet!!

        Reply to this comment
        • Yyyyyyyy buce September 4, 09:31

          Me qe qe i bere bojkot votes tani kerkon t’i besh bojkot dhe hajdarit? Po jo or debil se do ta hash dhe ate. Nuk i shpeton dot. Ve bast se terbjet do ta bejne sumatricen qe ta kuptosh mire se sa te vlen gariplleku.

          Reply to this comment
        • Yyyyyyyy buce September 4, 09:33

          Zoti mësus, zoti mësus, mos shkoni më tej, je në grackë, Avtoqenzura është spiun.

          Reply to this comment
  5. korçari September 1, 09:18

    Krimi brenda familjes apo dhe krimi passionnel pra per tradheti,xhelozi,mosperputhje karakteresh apo per ndarje pasurie ka ekzistuar dhe do te ekzistoje gjithmone ,keto krime ndodhin perdite dhe ne vendet me demokraci te zhvilluar apo shtet ligjor.Dhe duke i shprehur ngushellimet familjes se znj.Hafizi mendoj se me shume se shteti pergjegjesi per keto krime ka edukimi,shkollimi kultura tone ,mentaliteti i injorances dhe sedres se semure(dhe si te mos kish ndodhur dje ky krim mund te ndodhte pas disa vjetesh kur burri kriminel do te dilte nga burgu).Divorcet jane gjithmone te dhimbshme por esenciale eshte menyra qe i perballojme ato ,pra si njerez te civilizuar apo si kafshe pa tru.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 September 1, 10:22

    vrasja e radhës për faj të gjyqtarëve,të ligjit apo të korrupsionit??
    një njeri u vra nga të njëjtët si ai!!
    para dy vjetësh një tentativë(kërcënuar me pistoletë në dorë)për vrasje,dënohet me?!?!?!
    asgjë sepse vetë denoncuesja nuk është paraqitur në gjykatë,dhe kolegu a kolagia e saj gjykatëse e ka pezulluar çështjen!!sikur kanosja me armë është e barabartë me një kanosje verbale!!(këtu,në këtë vendim, mund të ket pasur gisht dhe viktima e djeshme).
    këtu për mendimin tim kemi të bëjmë me mentaliteitn e squllët,e gangrenizuar shqiptar!!
    “hë mo se nuk bo gjo”,”hë mo se nuk është i tillë” dhe më pas kur ndodh fillohet e ulërihet”si ndodhi një gjë e tillë??”!!
    lënja zvarrë,mos marrja me seriozitet e ngjarjeve,bën që ne të habitemi,befasohemi me ndodhitë që i shohim ditën me djell,me ndodhitë që na “nxjerrin sytë”!!
    normalisht në një vënd ku krimi është ulur këmbkryq,duhet të ishin në rrezik prej tij!!por nuk ndodh kështu!!krimi nuk ka vrarë gjyqtarë!kjo vrasje është bërë nga ana më e trashë dhe më “e pafajshme” e njerëzve!!nga një bashkshort që nuk e kupton se për të pasur jetë bashkshortore duhen dy persona dhe jo vetëm dëshira e njërës palë!!
    për mendimin tim i vetmi fajtor në këtë rast është mentaliteti nënvleftësues i shqiptarit!!
    duke filluar nga vetë viktima!!
    shteti ka shumë e shumë dobësi,gabime e faje,por në këtë rast nuk mnud të bënte asgjë!!
    pavarsisht kanosjes së dy viteve më parë,ngjarje të tilla hyjnë në “krimin e paparashikueshëm”!!
    janë vrasje që bëhen çdo muaj,por që askujt nuk i plas hajdari!!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit September 1, 14:31

      Ceno, cfare eshte “mentaliteti”? Po e quajme MendesiPak a shume pershtatje me rrethanat qe vijon per inerci edhe kur rrethanat ndryshojne. Sipas Ligjit per kanosje denohesh x vjet, per plagosje xx vjet, per vrasje xxx vjet. Dikur te futeshe ne burg ishte fundi i botes, kur dilje nga burgu te tregonin me gisht. Pas revolucionit te Xem Hajdarit, Pishtari i Demokracise dhe Bualli- pseudonim i fuksit te Sigurimit, qenia ne burg sherben si flete lavderimi. Meqe po flasim konkretisht per kete vrasje, Ok, ne cdo krim shteti ka pjesen e vet te pergjegjesise, akoma me shume kur digjen kater femije ne barake si disa vite me pare, e poi ashtu kur vetehelmohet nje vajze diku ne fshatrat e thelle pse nuk sheh drite shprese asgjekund. Shteti? Shteti mashtroi kur vdiq Olldashi, ai ish ministri qe shoqerohej me burgaxhinjte e Demokracise. Nuk kam interes te di pse iku per lesh Olldashi, se ate lubi ushqeu dhe ajo lubi e hengri. Por e kam me shtetin qe ne vend te zbardhte ngjarjen ne menyre trasparente, e varrosi me nderime duke shpikur nje tjeter Pishtar si Xem Hajdari. Me vjen keq per zonjen dhe ngushellime familjes. Po te ishte koha e Xhaxhit do ishte gjalle akoma, se nuk bente vaki te guxoje ta mendoje, pa lere ta beje.

      Reply to this comment
      • info analitike September 1, 16:27

        Po cfare po brockollit o enveristi i fundit! Kishte vrasje edhe ne kohen e idhullit tend e madje sa te duash, pavaresisht se nuk i degjoje ne emisionin e lajmeve, ku pllanet realizoheshin gjithnje me 300% e punohej per vitin 2020. Per dy tre ngjarje te renda kam deshmi direkte, madje ne njeren te ndodhur ne Fushe-Kruje burri e kishte vrare gruan me sepate. Leri perrallat me xhaxhin se ai vecse fshihte pluhurin nen rrogoz. Shqiptaret nuk u bene kriminele pas ’90 ashtu sic te pelqen ta shesesh ti madje diktatura e xhaxhit sherbeu per ti bere edhe me te keqinj ata.

        Reply to this comment
        • Arameras September 2, 12:25

          Ashtu eshte info analitike ka te drejte .
          Ne kohen e enverit kishte jo tre , por plot 10 vrasje ne Vit .

          Reply to this comment
          • info analitike September 2, 18:08

            Ore per ty Shqiperia ishte kopeshti i lulezuar por ama njerezve sapo iu dha mundesia iken me vrap. Te paret qe tradhetuan ishin besniket e partise, ata qe shqyheshin duke propaganduar mesimet e partise e te xhaxhit, duke u strehuar tek armiku imperialist. amerikan. Tani kane nderruar qimen e te japin leksione demokracie por vesin e vjeter e kane te veshtire ta harrojne.

  7. gjermani i fundit September 1, 10:48

    me fal per nderhyrjen, por viktima nuk u vra per shkak te detyres. Quhet krim ne familje. Dje ketu ku jam une nje djale king 38 vjec e gjeten te vetevarur. Kish kohe qe thoshte se do vetevritej.

    Reply to this comment
    • emigrant September 1, 11:45

      Nuk eshte njelloje ,
      ai djali ishte askushi , ”’ Ligji i barabarte per te gjithe ”’ eshte nje barcalete .

      Reply to this comment
    • Maga Zina September 2, 07:28

      Ama prandaj te shihnim kaq te pikelluar keto ditet e fundit ty gjermankë?

      Hajt fshiji lotet nashti, se nuk u tret Zvicra per… kinga.

      Po e pate te veshtire tani ne prag te pleqerise, futu ne ndonje “dating” dhe hiqu si… kapter i paprish 😉

      Reply to this comment
      • Patosi qytet September 2, 13:10

        Woww Mjelllma e zeze paska nderuar Ymer !

        Qe je dashuru me gjermanin e dinim ,
        por qe paske dashni ” selvatica ” kjo na bene kurioz …………..
        Qaj , moj Qaj , per ty , e si mos te Qaj per Bukuroshen , qe prezantohet si grua ,
        dhe Kerkon te beje Shuren si Burrat , haaaaaaaaaaaaaaaaa

        Reply to this comment
      • gjermani i fundit September 2, 15:14

        o Zin Maga, ta kuptoj vesin e te parit nga mesi e poshte. Kur vdiq ky djali te tere dolen e thane se thoshte shpesh qe do vriste veten, sic po thone keto mikeshat e kesaj te gjores. Per kete e kisha fjalen. Kur flitet gjithe gjithmone per te njejten gje behet fiksim e ben vaki edhe ndodh.

        Reply to this comment
        • Mon Kukaleshi September 4, 10:15

          Per kapterrin e magazines dhe ate rrocken siper tij, qe mbeti duke iu lepire si klloun me dhembet perjashta

          A s’na thua o gjermanke, se sa here iu gjende prane kingut tend tek e degjoje te murmeriste neper dhembe se do vriste veten? Nje here, dy, apo sa here?

          Stop mos u pergjigj, se e di qe do genjesh… Thuaj me mire u tregova i pacipe dhe ja mbeshtolla si kau lopes.

          Ta kuptoj mire se ku do te dalesh mon kukaleshi. Fjala kyce e ka emrin NEUTRALIZIM ose qe ta themi pak me shkoqitur nje fare tentative per t’i bere avokatine djallit permes symbylljes dhe sjelljes se rasteve te “ngjashme”.

          TIP: Mos u ngatarro kot ne keto labirinthe se ben muuuuuu qe s’ja ke haberin nga bota e krimit.

          Reply to this comment
        • Mon Kukaleshi September 4, 10:20

          Upsss se me mbeti merak. A e lexove deri ne fund 1984-en, apo vetem parathenien? 😉

          Genje, genje se dicka do mbese…

          Reply to this comment
  8. Guri September 1, 11:12

    Solidarizohem me gjithcka shkruan z Islami. Ngushelloj me gjithe zemer familjaret e gruas se mjere. Behet mire qe denohet nje krim i tille. Vetem se me vjen keq qe theksohet me te madhe se è ndjera ishte gjykatese. Per mua nuk ka as nje Rendesi puna qe ka bere ajo. Pa folur pastaj qe eshte makabre te politizohet. Edhe sikur te ishte pastruese e thjeshte, protesta duhet te behet njelloj, gje qe,fatkeqesisht nuk ndodh. E ndjera ishte, ne radhe te pare njeri, plus pastaj nene. Eshte kjo qe duhet te na shqetesoje. Duhet te protestojme pse mbrojtja e jetes nga organet perkatese te drejtesise nuk behet dhe pse gjykatat lirojne krimiele qe te vrasin serish.

    Reply to this comment
  9. Arben September 1, 11:30

    PO SIGURIA SHKON NE PERPJESTIM

    TE DREJTE ME NIVELIN E LIGJSHMERISE

    TE VENDIMEVE QE JAPIN KETA PALOGJYQTARE

    ESHTE NJE KRIM I SHEMTUAR, POR

    NUK KEMI PERSE U QAJME SHUME HALLIN

    KRIMINELAVE TE DREJTESISE.

    Reply to this comment
  10. Robert Cumcakezi September 1, 11:33

    Kur shteti hesht

    Kur dëgjon zëthin e s’ëmës,
    Qysh e le qengji kopenë?
    Blegërin dy a tri herë,
    Edhe ikën e merr dhenë! (në drejtim të paditur)

    Ku i fryn bariu xhurasë, (po japim lajmet)
    Tek kullosin bagëtija, (ato më të urtat fare)
    Ku mërzen cjapi me zile, (ai tremb dhe ujkun)
    S’mund të bënet kurrë drejtësia !

    Të jeshë gjallë sot Naimi,
    Poemë tjetër do kish shkrojtur,
    “Bagëti edhe Bujqësi”-në,
    “Batërdi” do ma kish qojtur !

    Pyjet, çukat edhe gërxhet,
    Gjer në rrënjë janë rrafshuar,
    Ngado që të shpiesh sitë,
    Jeshilllëku është shkrumbuar !

    Kasaphana mjedisore,
    Eshtë dorë e orga-krimit,
    Humbja e jetës njerëzore,
    Veç pasojë e keqdrejtimit !

    Kur një shtet sheh edhe hesht,
    Bandat vihen shpejt në resht,
    Për të djeg’ e për të vrarë,
    Ato janë kudo të parë !

    Krimi hovin kur e merr,
    Ai veshtirë se gjen të sosur,
    Në mos sot, në një të ardhme,
    Shoqërinë ka për t’varrosur.

    Ndaj të dashur motra-vëllezër,
    Për të ngrënë veç mos jetoni,
    Ngrini zërin dhe bashkohu’,
    Nga kjo gjëmë që të shpëtoni !

    Reply to this comment
  11. shqip September 1, 12:53

    Pasi ke prishur shtyllat e shtetit , policine , gjykaten , burgjet , kjo qe ndodh eshte me se normale . Ne kete vend , ne 1991n , u levizen themelet e shtetit . Ne ngelen per nje kohe pa kushtetute . Te gjithe i mbani mend si kalonin dite e nete , per te bere nje pakete kushtetuese . Mbaj mend qe shkonin deri ne absurd . Sepse grindeshin per nje presje , apo pse ë-ja ishte vene para i-se . Ta lesh vendin me nje vakum ligjesh per nje periudhe relativishte te gjate , ti ke zeruar ligjin themelor te nje shoqerie . U vra kodi penal . U deportuan gjyqtare e prokurore . U hapen kurse plepash , ku veterineri behej jurist ne dy- tre muaj . Efekti ishte zinxhir . Ne shendetsi u zevendesua merita me militantizmin . Spitalet u kthyen ne treg ” gabi “. Era e ilaçeve qe ndihet ne ç’do qender te shendetit , u zevendesua me ere qoftesh . Te burgosurit ishin biznesmenet e pare te tregut ” te lire “. Me shume miqsi kishin kontrabandistet e droges qe vinin nga zvicra , apo boset e prostitucionit . Fajdet ishin zbulimi i parajsave fiskale . Njerez qe s’kishin numeruar me shume se 100ta , u bene presidente fondacionesh . Ryshfeti u be i ligjeruar . Sherbimet e shtetit moren karakter privat . Pronat shteterore u privatizuan ne masen 99%. Them keshtu sepse ngeli 1%. Dhe kjo ishte kashta . Tani çfare prisnit ju dhe perfshi dhe veten ? Ne nje vend rrum palle mos pretendojme me shume . Viktima eshte pjese e sistemit ku bejme pjese te gjithe . Te gjithe ne . Se ata nuk Jane ne . Ata , ustallaret nuk i kap termi viktime . Prandaj edhe sa do te perpiqemi me argumente apo sugjerime , nuk e ndryshojme dot kete rrjedhe . Per momentin kemi zgjedhur te keqen me te Vogel . Qe eshte kjo qeveri . Por qe gjithsesi eshte Po aq pergjegjese per rrenimin e atyre shtyllave qe thashe me larte . I mbahem mendimit qe ligji ishte efikas ne regjimin qe lame pas . Kushdo qe e kundershton , le te na mbushi mendjen qe ky ligj i sotmi eshte me i mire . Vetem se duhet te na uli numrin e vrasjeve ne masen 4000%. Vetem se duhet te na uli numrin e viktimave te rruges ne masen …., nuk gjej dot nje shifer krahasuese . Vetem se duhet te na thote sa eshte numri i delinkunteve sot , ne krahasim me avant 91n. Keto fenomene Jane aq frekuente ne Europen qendrore e jugore , sa qe eshte kthyer ne rutine ditore . Na imponuan te heqim denimin kapital . Perndryshe nix Europe . Po edhe keshtu jemi Po jashte saj . Si perfundim , perveç viktimave , emigracionit , plakjes se popullsise , me keto ritme do katandisemi ” kokoshi nje thele “. Dhe te fundit qe e jetuan E.Hoxhen , do ta tregojne ne forme legjende . Na ishte nje Here …..

    Reply to this comment
    • Sal Teliti September 1, 19:55

      Edhe fallxhor sikur te ishe, s’do e kishe treguar me bukur ate gojedhanen me “routinen ditore” te krimeve makabre ne Evrope, dhe sidomos ne ate Qendrore.

      Mua (besoj edhe autorin) na ngope me mufka vendi. E vetmja enigme qe na ka mbetur pezull ne ajer eshte sateliti prej te cilit ke kryer observimet mbi Evrope…

      Reply to this comment
      • shqip September 2, 21:46

        Ti Sal nuk ke aq tru qe te kuptosh gjera te tilla . Ti ke mesuar te shtypesh tastet e kompiutrit / Smart -it , dhe i ben pa vetedije . Qe ta kuptosh me thjeshte . I ben me shqisa si bagetia , jo me ndergjegje si funksionon te njerezit . Problemi yt eshte i thjeshte . Ti kur rri para televizorit , hap gojen si peshku . Keshtu qe sinjali te hyn nga nje vesh e te del nga tjetri . Prandaj edhe koka te ngelet gjithmone bosh .

        Reply to this comment
        • Kapi Stalli September 3, 09:11

          Po ja c’te besh o shqupe. Kur rastesisht ndeshemi me diaréra te tilla orale si keto qe volle ti ketu me lart, instikti na nxit t’i biem me grusht… tastatieres.

          Sa dite ke pa i lare dhembet xhan, se po te vjen goja ere dymije km larg?

          Me qe te paskan nxjerre prej veshi nga stalla ku punoje dikur, dhe te kane vene te observosh si tutkun krimet e botes, me seriozitetin me te madh po te bej nje pyetje.

          Mos li frike nga pyetja shqupe, se eshte shume elementare. Eshte sajuar enkas per turtullesha te padobishme si puna jote.

          Pas gjithe kesaj coroditje qe te pesoi truri yt prej peshku, mundohu tani te kthjellosh pak dhe te hapesh harten digjitale te Evropes (maps). Tani nxirre me kujdes gishtin e mesit nga vendi ku masturbohesh cdo nate para ekranit, dhe mundohu te piketosh mbi harte vetem nje vend te vetem, ku siguria e jetes se njeriut (makar dhe e kafshes) te jete ne trajta te njejta me ato qe Bedriu ka nenvizuar me vije te trashe ne shkrimin e tij.

          Nese na thua s cili eshte ky vend, une te garantoj se do terhiqem nga “padrjejtesia” qe te bera ty dhe do te kerkoj bile dhe falje.

          Si thua, do ma plotesosh kete kerkese kaq minimale?

          Jo?

          Epo atehere qepe bucen dhe mos na tra capin me pallavra TVSH-se se Dulles qe kerkonte te ngopte popullin me foto manipulative nga bota “e shumevuajtur” e botes se kapitalit?

          Reply to this comment
          • shqip September 3, 11:03

            Nese do jetonim ne nje epoke pa zombi si ty kapi stall ( kapo i stalles ), nuk do debatonin njerezia per te tilla tema . Edhe pse kemba s’me ka shkelur kurre ne balte , une e respektoj edhe punen e stallierit . Po nuk do zgjatem te percaktoj ate ç’ka ti perfaqson . Ne fakt ma ke lehtesuar punen shume . I ke thene te gjitha , aq sa edhe me i pa lexuari , e kupton ku ben pjese ti dhe disa perverse qe komentojne pa argumenta . Sa per harten qe thua zotrote , une te ftoj mos shkosh shume larg ne hamendjet e tua . Ndiq rai-n apo mediaset-in , qe kronika e zeze ze gjysmen e lajmeve . Dhe Po veçoj ketu krimin ne familje , apo partnere te ndare . S’po te flas per vrasje e incidente te natyrave te ndryshme . Mirpo ka nje gje ti kapi stall . Me flet per tv e Dulles . Dhe mire ben qe e permend . Ne fakt dua vetem te ndihmoj te dalesh nga bota virtuale , e te ulesh me kembe ne toke . Thjeshte , mos fluturosh me presh . Ti ne kohen e Dulles nuk degjoje per krime brenda familjes . Dhe e di pse ? Sepse ai ta varte kapistallin ne qaf , e te bente lavjerse ne ndonje dege peme . Ik o njeri dhe mos u fut ne diskutime , se je ne nivel mjeran . Shko gjej shoket se te presin te tymi . Me ata mund te diskutosh per dhembe te palara e per tv e Dulles .

          • Argu Menti September 3, 13:14

            Bere mire qe me kujtove Italine, dhe sidomos “kroniken e zeze” (c’eshte ky term absurd mediatik?) qe shfaqet permes disa mediave si keto tonat dhe atyre italiane.

            Nese jeton diku ne bisht te Italise dhe je aq e indoktrinuar ne palce nga zhurma kriminale qe percillet permes lajmeve, sa qe po kerkon te besh dhe avokatine e krimineleve, une do mundohem te shpjegoj ty, dhe permes teje gjithe tocave te indoktrinuar, se perse edhe ne Itali punet jane shume me ndryshe per sa i perket kesaj teme.

            E para e punes, Italia eshte e inkuadruar ne BE, dhe per sa i perket kuadrit ligjor, kushtetutes, dhe zbatueshmerise se ligjit, ajo eshte njera prej vendeve ku demokracia eshte ne stadin e saj me te zhvilluar dhe me te qendruehem.

            E dyta, nese ne Itali, France, Gjermani, etj. ndodhin tek-tuk krime te kesaj natyre, shteti angazhon ne cast maksimumin e mjeteve fizike dhe financiare, dhe ben te pamunduren per te zbuluar autorin e krimit. Hapet dosja dhe nisin hetimet deri sa te zbulohen dhe te ndeshkohen sipas ligjit perkates nje per nje tere autoret e krimit. Duhet theksuar, dhe ky eshte thelbi i diskutimit, se ne tere kete proces pa limit (krimet e renda nuk amnistohen kurre) besimi i qytetareve ke organet e drejtesise eshte ne nivele shume me te larta se ne Shqiperi.

            E treta, nese diku ne Evropen Qendrore (italianet jane po aq “Südländer” sa dhe shqiptaret) ndodhin krime te renda (sa per dijeni, une per veten time ketu ku jetoj prej 27 vitesh s’kam pare qytetar te qellohet me grusht ne fytyre, dhe jo me te tjerat), keto jane te nje niveli aq minimal, sa qe po te lexosh me vemendje statistikat procentuale ne raport me popullsine, koeficinti i krimeve ne Itali rezulton shume here me pak se ai ne Shqiperi

            Me qe me permende mungesen e argumentave, une ato t’i solla. Tani nese ke bithe dhe s’te eshte pjerdhur akoma ai i uruar, provo te sjellesh kunder-argumentat. Ato bindeset, dhe jo ato sa per te lare gojen.

  12. lili September 1, 14:22

    Cka, edhe ky me krokodilet qe lojtojne!

    Reply to this comment
    • Rrushi September 2, 08:10

      Forcoje pak zerin Lili, se po fole gjithmone si miza ne qyp s’te degjon njeri. Mba parasysh qe ketu jemi ne forum gazetarie dhe jo ne chate me puçi-puçi dhe big-likes.

      Reply to this comment
      • Gili September 2, 13:22

        Sa te Trashe e paske mendjen , me leke i ke keshillat ? mos duhet te paguaje ?
        Ne cilin emer fole ?
        ne njejes apo shumes ?

        Reply to this comment
        • Gili-Vili September 3, 09:22

          Gili moj xhan… A e mban mren se sa bukur iu pergjigje asj pyetjes qe te beri Cani ne studion e tij ?

          “Gojorja s’eshte tradheti” – m’i the ne sy te botes. Hahahahaha

          Hec Gili mos u tret, se aq ja pret dhe asaj ballistes truthare nga Qyteti i Patosit.

          Reply to this comment
      • Lili September 3, 07:32

        Gazetarie? Ku po sheh gaeetarie ne shtypin shqiptar? Aman ‘
        Lexoni nje gazete njehere qe te dalloni gazetarine nga cka keni

        Reply to this comment
        • Ulu Mol të dali... Lili September 3, 12:00

          Bravo Lili, se më në fund arrite ta thysh rekordin.

          Si the ? Në çfarë sporti ?

          Në ate të gazetarisë, sigurisht ! Një fjaliçkë të vetme mezi postove, dhe jo një por katër gabime drejtshkrimore i bëre dhuratë redaksisë.

          Se mos më justifikohesh se t’i kishte zënë syçkat dielli atje lart hypur në majë të Eifelit ? Jo për gjë, po kam më tepër hallin e Molit. Po të lexoi ashtu kalimthi do thotë me vete: “Ç’janë terë këto shushka analfabete që na kanë mbushur Parisin” dhe mund ta braktise i lemeritur drejt… Tunizisë.

          Reply to this comment
        • Rrushi September 3, 14:46

          Bravo Lili, se më në fund e thyve… rekordin.

          Si the ? Në çfarë sporti ?

          Në ate të gazetarisë, sigurisht ! Një fjali të vetme postove, dhe jo një por katër gabime drejtshkrimore i bëre dhuratë redaksisë.

          Se mos më justifikohesh se t’i kishte zënë syçkat dielli atje në majë të Eifelit ?

          Reply to this comment
  13. N.C.P September 1, 16:08

    i nderuar Bedri !
    .
    Mbaj lotet he burre i dheut…
    .
    .Dakort eshte vrasje makabre familjare (nuk vrau gjykatesen ai kriminel por vrau gruan e tij) por ne krahesim me vrasjet direktte Sali Monstres kjo qe ulurini ju eshte PMV (pambarimisht e vogel)

    Nqs se do ta dish po ta rikujtoj se SHTETI-DREJTESIA-SIGURIA juaj eshte vrare ne 2 prill 1991…..qe ishte nje kunderevolucjon antikomunist qe u kthye ne nje genocid i maskuar te papare ne historine e njerzimit..por kjo nuke eshte tema per sot:.
    .Ne 1990-1991 para shqiptarve ishin dy shtylla:
    1……Shteti i forte i asaj kohe
    2….ideologjia e gabuar
    Komentshkruesi ne ate kohe ka uluritur qe te permbysim ideologjine e gabuar dhe te ruajme me cdo kusht shtetin se ishte i shqiptareve dhe jo i Enverit…..por Milloshevici i greqise dhe Micotaqisi i greqise……e deshironin Teorine e pashko-berishis per nivel zero dhe ashtu ndodhi….qe nga ekonomia dhe morali u bene ZERO….
    .
    LE TE RJESHTOJ VRASJET DIREKT TE SALI BISHES:
    .
    – 4 kokpalaret e 21 janarit
    -26 sklleverit e gerdecit+ baxhanaku i s/sserbit
    -genocidi ngaj fisit haklajve
    -zhduku remzi hoxhen
    -egzekutoi kosta trebicken
    ….pa permendur djallezite e tij ne vrasjen e Hajdarit-Olldashit-Santos-Skardilajdit…etj etj
    ..

    ..
    ..SUPERKRIM I SHTETIT TE SALIMOSTRES (rama akoma nuk kishte marre celsat e zyres se i futen LHL…)
    ……………………………………………………………………………………..
    DURRËS, 6 tetor 2013 – Ajo vdiq dje, më 5 tetor 2013 nga mjerimi rrëqethës i ekspozuar në qendrën administrative të qytetit turistik. E ndjera Sofi Qendro ishte 86 vjeç, një nga viktimat e nxjerra nga banesa me përdhunën e ligjit për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. “. Qysh më 30 shtator 2013 paralajmërohej: “A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86-vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund.
    .
    Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë.
    .
    Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore!”
    Gruaja e pastrehë vdes në lulishte (SHTETI VRASES….)

    Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qendro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. …..TURP…………
    >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
    e fundit:
    cfare lesh kapitalizmi po ndertohet ne shqiperiqe eshte kthyer ne territor..shprehje gjeografike..platancjon droge 28 mije km katrore..shurrtore ambasadoresh qe ka cerek shekulli ne bolet e saliserbit

    .PRA I NDERUAR BEDRI KJO QE JU ULURINI SOT I KA RRENJET NE 2 PRILL 1991….

    Reply to this comment
  14. abc September 1, 19:37

    Poshte KOMUNIZMI!
    RROFTE KAPITALIZMI!
    Perfundimi:
    -Hiqja vetes me plumb pas koke!

    Reply to this comment
  15. anticensurë25642654 September 4, 11:47

    Bojë Koti
    Yyyyyyyy buce
    Yyyyyyyy buce
    King Stalle
    Maga Zina
    Patosi qytet
    Sal Teliti
    Kapi Stalli
    Argu Menti
    sa për dijeni!!
    keni të bëni me të njëjtin person të çmëndur!!i njëjti që i ka shpëtuar çmëndinës shqiptare por dhe që kombinati,lagjia,ka shpëtuar prej tij!!
    diku thotë se atje ku jeton ai,në gjermani nuk ka parë që dikush të ketë goditur dikë me grusht!!
    duhet të dini një fakt të vogël po domethënës!!
    atje ku jeton ai!?nuk mund të godasë askush askënd me grusht!!
    janë të gjithë të lidhur me këmisah force!
    ps:a je tu kërku akoma??legen unë po të pres!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*