“Përgjigje për replikën e Stefanit”

July 17, 2016 10:55

“Përgjigje për replikën e Stefanit”

 

Nga Carlo Bollino

Dy ditë më parë shkruajta një opinion të shkurtër mbi ngërçin që po bllokon reformën e drejtësisë nga ana e opozitës, duke rrezikuar të hedhë në erë një kthesë historike për të ardhmen e vendit. Partia Demokratike, duke iu referuar një parimi të sovranitetit (të injoruar në raste të tjera shumë më të rëndësishme, si për shembull ai i negociatave për kufirin detar me Greqinë), kërkon si kusht për të votuar reformën që misionit të monitorimit ndërkombëtar t’i hiqet pushteti ekzekutiv për të zgjedhur gjykatës dhe prokurorë, duke u lejuar vetëm një rol “vlerësuesish moralë”.

Në analizën time, i lejova vetes të sugjeroja që ndoshta, për hir të reformës, kryeministri Edi Rama do të bënte mirë ta pranonte këtë “kufizim”, edhe me koston e thënies ‘jo’ aleatëve të tij ndërkombëtarë. E pati bërë këtë në kohën e armëve kimike dhe ajo ‘jo’, e vendosur në interes të shqiptarëve, nuk e futi Shqipërinë në asnjë listë të zezë ambasadorësh apo krerësh të shteteve. As në atë të Obamës, i cili, në fakt, më pas, e priti në Shtëpinë e Bardhë qeverinë shqiptare. Presupozimi në analizën time ishte ai, që reforma e drejtësisë, në tërësinë e saj, vlen shumë më tepër se një nga elementët e saj (edhe shume të rëndësishëm, por, sipas mendimit tim, jo vendimtar) dhe që Edi Rama do të bënte mirë të siguronte reformën dhe stabilitetin e vendit (jo vetëm të qeverisë së tij!) në shkëmbim të një kompromisi të fundit.

Reagimet ishin të shumta, por më kuriozet ishin ato të mbërritura nga gazetarë dhe simpatizantë të opozitës: në vend që të heshtnin, edhe për faktin e vetëm që i jepja të drejtë propozimit të tyre, shpërthyen në fyerjet e tyre të zakonshme. Kur dikush tregon hënën me gisht, budallenjtë shohin gishtin. Jo të gjithë reagimet ndaj analizës sime vinin nga paaftësia për ta kuptuar, por më tepër nga frika se dikush do të më dëgjonte me të vërtetë dhe, duke rënë kështu alibia e vetingut ndërkombëtar, PD do të ndodhej përballë detyrimit politik për të votuar një reformë të drejtësisë, të cilën, në realitet, nuk e duan.

Mes reagimeve të painfektuara nga paragjykimi i zakonshëm politik, lexova, ndërkohë, me vëmendje atë të kolegut Andrea Stefani, të publikuar në faqe të parë të gazetës “Dita”. Edhe Andrea është kundër propozimit tim dhe këtë e thotë duke argumentuar një numër pikash, për të cilat do të provoj të përgjigjem, duke u përpjekur kështu të fokusoj më mirë mendimin tim. Para së gjithash, një premisë: t’i heqësh rolin ekzekutiv misionit ndërkombëtar në përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, nuk do të thoshte aspak të heqësh procedurën e vetingut. Filtri mbetet në duart e organizmave shqiptarë, me një rol orientues (politik e moral) shumë të fortë nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët do të vazhdonin të kishin fuqinë për t’i rekomanduar edhe Parlamentit se cili nga kandidatët, sipas mendimit të tyre, nuk do të ishte i denjë për të patur detyrën e gjykatësit apo prokurorit.

Nga ana tjetër, që çështja nuk është e qartë as edhe për vetë ata që po merren me reformën, kjo zbulohet duke lexuar draftin, që Parlamenti duhet ta votojë. Në projektligjin “Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, neni 7 parashikon që “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pasi verifikon listën dhe raportin e ILDPKI-së, mund të fshijë emrat në listën e aplikantëve, me qëllim rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në procesin e përzgjedhjes. Lista e përditësuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i dërgohet Avokatit të Popullit”.

Më pas, ama, duke lexuar tekstin bashkëngjitur amendimeve kushtetuese, zbulon se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e humb kompetencën e tij ekzekutive që “të fshijë emrat në listën e aplikantëve” dhe merr mbi vete vetëm atë të “japë rekomandime për Avokatin e Popullit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve” dhe “kontribuon për kontrollin e figurës”.

Kështu pra, ndryshimet kushtetuese parashikojnë “rekomandimin” e thjeshtë të vëzhguesve ndërkombëtarë, që Partia Demokratike e vendos si kusht për ta votuar reformën. Mbetet vetëm që të rregullohet në të njejtin drejtim edhe teksti i projektligjit, për t’i hequr kështu edhe alibinë e fundit opozitës. Propozimi im “skandaloz” ishte vetëm ky. Në këmbim të asaj fraze për ta korrigjuar, Parlamenti më 21 korrik mund të votonte njëzëri paketën e reformës mbi drejtësinë, që përbëhet nga shtatë ligje, qindra nene te tjera dhe nga 36 faqe ndryshimesh kushtetuese.

Ambasadori amerikan Donald Lu, pasi e kuptoi që reforma tashmë rrezikon të mos kalojë në Parlament, në deklaratën e tij të fundit publike të 15 korrikut, duket se u ka dhënë dorë të lirë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që të gjejnë një kompromis, pa vendosur më kushte për vetingun, pasi, nënvizon ai, “Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë”.

Edi Rama duket i bindur, po të dëgjosh deklaratat e tij, se nuk ka më ç’të bëhet, pasi Basha dhe Berisha nuk e duan reformën. Ka mundësi që të jetë e vërtetë, por nëse nuk u hiqet atyre edhe kjo alibi e fundit, nuk do të jepet kurrë siguri për këtë. Loja është tashmë tepër e rëndësishme për t’u bazuar vetëm tek një bindje. Në rast se reforma kalon, edhe me një veting të ridimensionuar ndërkombëtar, për Drejtësinë shqiptare dhe, për rrjedhojë, edhe për Vendin, do të vinte një stinë e rilindjes morale dhe etike me rëndësi historike. Ndërsa, në rast se, në të kundërt, çdo gjë mbetet siç është, më 21 korrik reforma në variantin kalvinist që do t’i pëlqente kolegut Andrea Stefani, do të dështonte nga votimi në Kuvend dhe Shqiperia do të zhytej në një periudhë tensionesh të reja politike dhe pastabiliteti. Për më tepër, duke mbetur edhe pa asnjë reformë.

Është pikërisht kjo periudhë e mungesës së stabilitetit politik dhe ekonomik që duhej t’i trembte të gjithë, me përjashtim të Doktorit, i cili, që prej tre vitesh, ëndërron vetëm këtë çast.

Nuk mund të përjashtoj që skepticizmi im ndaj rëndësisë që kryeministri dhe shumë analistë shqiptarë i japin vetingut ndërkombëtar të vijë nga që jam italian. Për vite me radhë jam marrë në Itali me luftën kundër mafies dhe me luftën kundër korrupsionit dhe shumë herë gjatë karrierës sime gazetareske kam rrëfyer aq shumë histori magjistratësh dhe politikanësh italianë të komprometuar, sa për të mos besuar verbërisht se mjafton të kesh një pasaportë të huaj që të vlerësohesh automatikisht si zyrtar pa mëkate. Ajo çka ka vlerë me të vërtetë sipas mendimit tim është që ligjshmëria të bëhet një parim i pranuar nga të gjithë dhe se më tej të ketë instrumenta kontrolli (mes të cilëve përfshij median e ndershme), të cilët në momentin e përshtatshëm të dinë të denoncojnë gjyqtari e korruptuar dhe që opinioni publik më pas të ketë vullnetin për ta dënuar. Se, që drejtësia të funksionojë, nuk mjafton vetëm një reformë e mirë, por kërkohet edhe një ndërgjegje e madhe shoqërore.

 

*Gazetar, botues i Shqiptarja.com dhe Report.Tv

July 17, 2016 10:55
Komento

5 Komente

  1. Kariz Matik July 17, 16:18

    Pas prenoncimit te Rames, se ai do te ishte i gatshem (po partia ?) t’ja linte ne dore CETES te gjitha opsionet e miratimit te reformes, shume nga analistet dhe jo vetem shprehen skepticizem per mundesine e realizimit te saj.

    Nderkohe qe pakenaqesia kolektive per kete veprim te pashpjegueshem te te parilindurit tone ka arritur kulmin, ne debatin per kete ceshtje nuk do te mungonte as ky analist “modest”, i cili pergjigjen e tij per kolegun e nis fillimisht duke bere pergjegjese CETEN (e ke tjeter pervec saj?) per bllokimin e reformes, dhe e perfundon me nje vleresim per vetveten, qe i perngjan me teper makiazhit qe i bejne bucet fytyres mbas “pune”.

    Z. Bollano, filtri i ujit te pijshem nuk mund t’i lihet ne dore atyre qe e kane ndotur vete ujin !!!

    E pare nga ky kendveshtrim, do te ishte absurde te mendohet, dhe aq me keq te besohet, se duke ja lene filtrin ne dore elementeve qe kane “shkelqyer” me paaftesine dhe deshtimet e tyre ne vendimmarrje, do te mund te permbushet qellimi kryesor i reformes. Qellim ky qe padyshim eshte spastrimi i te korruptuarve te administrates, e mbi te gjitha, ndeshkimi jo selektiv i gjithe atyre gjykatesve e prokuroreve, te cilet per hir te postit, privilegjit, dhe pasurimit te jashteligjshem, kane dhene vendime qe dyshohet se kane rene ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten e vendit.

    Me pak fjale, ne se nderkombetareve do tu refuzohet kategorikisht roli ekzekutiv ne perzgjedhjen e prokuroreve dhe gjykatesve, e ashtuquajtura reforme ka shume gjasa te deshtoje. Deshtimi do te ishte nje farse e turpshme per PS-ne, sepse pozitat e tyre tashme te lekunduara prej skandaleve te njepasnjeshme do te veshtiresoheshin akoma me shume.
    Ishin socialistet ata, qe para se te merrnin votebesimin, e propaganduan dhe e premtuan zbatimin e saj, si njeren prej ceshtjeve me me shume prioritet. Dhe duhet te jene po socialistet ata qe duhet ta cojne deri ne fund angazhimin e tyre, por ama jo duke bere leshime ne dem te realizimit te qellimit.

    Reply to this comment
  2. andromeda July 17, 16:44

    Si mund të jetë gazetar dhe analist ky loqe? E mira e vetme e shqiptarëve, ore ti taliono, është që të kemi një sistem drejtësie të pa kapur nga asnjë kah i politikës. Nëse Rama e pranon reformën siç e do Saliu & co. banda e vjetër e politikanëve të inkriminuar do të vazhdojnë t’a manipulojnë sistemin e drejtësisë sipas interesit të tyre dhe jo në interesin publik, pra do të kemi po këtë gjendje në gjyqësor e prokurori. Çdo shqiptar i thjeshtë e kupton që filtri i sistemit duhet bërë nga një instancë e paanëshme dhe këtë na e siguron vetëm aleanca jonë euro-atlantike, pjesë e së cilës pretendojmë se jemi.Çuditem si nuk e kupton këtë një gazetar italian?

    Reply to this comment
  3. alphade July 17, 22:02

    Gabimi fatal i rivdekjes u pa qysh ne diten e pare ! K/mi-
    nistri mori nje vendim te bujshem : hoqi fotografine nje
    presidenti te ddiskretituar dhe vuri I. Qemalin ! Elektora-
    ti socialist priste qe ne ditet ne vijim K/ ministri do i ”lan-
    te hesapet ” me vete presidentin e paafte dhe ulok, gje do
    ta ngrinte reputacionin dhe besimin e elektoratit ,ndodhi
    e papritura , K/ministri u mor me muaj te tere me nje drej-
    toreshe koti andej nga fundi kazanit dhe mezor arriti ta
    shkarkoje , pastaj me Visho Ajazin ardhur me porosi te
    Saliut nga Kanadaja per sherbimin informativ dhe ky
    drejtor duke qene mirenjohes nga padronit te Vicudolit ,
    qe diten e pare te qeverise fillimisht informonte Berishen,
    pastaj Nishanin dhe 3-4 me vone infrmonte K/ministrin !
    Ketu u duk se Rama u tregue me se frikacak ! Ironia qendron kur ku K/minister iu krijua nga Visho mbi gjoja
    nje atentat qe do i benin Edit, e gjithe loja dibolike e Beri-
    shes per ta trembur dhe per t’i forcuar Ajazit besimin te
    Rama, dhe fakt ashtu ndodhi dhe kete e tregoi qendrimi i
    Rames qepa pike turpi ,pa u menduar duke e henger kallep intrigen e thurur nga Berisha , Rama i dha nje derro dekorate Vishis dhe diten qe do te iki Ramushi ,Visho-ja
    do te hedhe kete dekorate ne hale ! Kjo mbetet per t’u
    pare !? Vajmedeti si gjithemone leshon vetem shshka
    kercenimi qe nuk tremb as zogjt ne deget e plepit !
    Z. K/minister , mesoje nga nje i mshuar 80 vjecar se gje-
    rAt sot sic jane maisur ne Shqiperi nuk mund te zgjidhen
    me ”gandizem” , por me guxim dhe vendosmeri !
    Me mire do kishte qene te mos e kishe marre pushtetin me nje rrugac si Ilir Meta, nje hajn i ores se pare ! Hajduti
    nUk ka as bese as fe . !! Por faktikisht Ai ,Iliri , Basha, Beri-
    sha kane nje te drejte sepse ata nuk mund kurresesi te leshojne pasurite e tyre te grabitura ne te gjithe Shqiperine ! Si mund te investigohet Lalezi ku takoheni
    si ju ashtu edhe keto dite Iliri-Berisha ku kane ”qare ha-
    llet ”……!!!

    Reply to this comment
  4. PO.PO July 17, 22:30

    Duhen vene 10 CarlpBolino, ne njerin krah te balances dhe ne anen tjeter te sajte vendosesh Andrean , per te krjuar nje fare barazpeshe.
    I dashur z.Bolino , po te kishe lexuar me vemendje ato
    qe shkruan z. Stefani ,me siguri do te kishe gjetur edhe pergjigjen e ketyre brockullave, qe po na servir ketu .
    Ju mundon deliri i madheshtise , perpara nje vendi te vogel e te varfer dhe gazetareve te tij ,per t`u shitur si Nostradamus . Modestia e thjeshtesia, do t`ua shtonte
    me shume vlerat , se sa pozicioni qe kini zgjedhur ju , z.Bolino .

    Reply to this comment
  5. siciltechnoplus July 18, 12:30

    Oee..bollino,,fanculizati e poi ..turn’a ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*