Drejtonte rrjetin e drogës nga qelia, dënim i dytë për Endrit Doklen

Redaksia Online January 8, 2013 12:20

Drejtonte rrjetin e drogës nga qelia, dënim i dytë për Endrit Doklen

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar për herë të dytë Endrit Doklen, i njohur si një ndër krerët e Bandës së Durrësit. Gjykata ka dhënë dënimin 16 vjet të tjera burg për Doklen, i cili drejtonte një rrjet të trafikut të drogës nga qelia, ku së bashku me anëtarë të tjerë të bandës vuante dënimin për vrasje, rrëmbime, trafik të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike.

Dole është dënuar në vitin 2012 me burgim të përjetshëm për krimet e mësipërme. Këtij dënimi i shtohet edhe dënimi i dytë i dhënë sot nga gjykata. Gjithashtu, për të njëjtën akuzë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 16 vjet burg edhe për Izet Krasniqin.

Endrit Dokle dhe banda e tij u dënuan në verën e 2012 nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në total, 16 anëtarët e Bandës së Durrësit, të akuzuar për të paktën 9 vrasje, morën  4 burgime të përjetshme dhe 245 vite burg. Gjykata vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm drejtuesit e kësaj bande Lulzim Berishën, Endrit Doklen, Indrit Taullain dhe Plaurent Dervishajn.

Redaksia Online January 8, 2013 12:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*