Drejtoresha e arrestuar për rastin Beccheti, u lirua t’i jepte gji fëmijës

June 10, 2015 08:49

Drejtoresha e arrestuar për rastin Beccheti, u lirua t’i jepte gji fëmijës

Drejtoresha e një banke të nivelit të dytë, që akuzohet se ka bashkëpunuar me Francesco Beccheti për pastrimin e parave, është lënë e lirë ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës.

Në vendimin e kësaj të fundit thuhet se Pranvera Gjika ka një fëmijë 8 muajsh dhe duhet ta ushqejë atë me gji.

Për këtë arsye dhe për shkakun se ajo nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj saj është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Edhe pas arrestimit mbrëmjen e së hënës, familjarët e saj kishin kërkuar që të çonin fëmijën në ambientet e paraburgimit, për t’u ushqyer nga Gjika me gji.

Në verifikim të kushteve të aplikimit të masës së sigurisë, u konstatua se e arrestuara Pranvera Gjika ka një fëmijë 8 muajsh, të cilin e ushqen me gji.

Për këtë arsye, por edhe për shkak të mungesës së rrezikshmërisë shoqërore, është vendosur lirimi i saj nga arresti dhe lënia në detyrim paraqitje”, thuhet në vendimin e gjykatës.

June 10, 2015 08:49
Komento

7 Komente

  1. shqiptari June 10, 10:19

    nuk ka turp me te madhe dhe antishqipatrizeme me te madhe se ata gazetare te agonite dhe atijew avokati pis si sollaku me spahiune lubonjen qe mbrojne kete monster qe vajti 10 vite dhe tallet me kalivacine turp per keta qe quhene gazetare turp skandale dhe nje fitore e madhe e antishqipatrizmite sa keq me vjen per vendine time qe e ka zaptuare mafja dhe hajdutete e botese jo bizsnesmenet e mire

    Reply to this comment
  2. Kris June 10, 10:40

    Me vjen shume keq per gjendjen e medias shqiptare! Lubonja tha se iku nga Fevzo per parime?! Mashtrimi del qarte! Iku per me shume para por edhe me urdher te Berishes!Media shqiptare eshte e mbushur me mercenare!Meta s’ka nevoje te dale neper ekrane ka mercenaret e tij! Rama po ashtu! Por krimi i medias eshte lidhur ngushte me kriminelin Berisha! Tosi,blendi,Lela,Peka,Bushati,Shkullaku,Saimir Kodra,cudi se si transformohet njeriu per nje cike para me shume! Media si Klan,News 24,ora news,ABC,Agon etj. jane llumi i medias! Kjo do te jete derisa Sala te jete gjalle dhe derisa t’i mbarohen parate! Pritet qe kjo lloj medie te bjere si firmat piramidale!

    Reply to this comment
  3. TJ June 10, 10:45

    Vendin e Tosit Berisha e mbushi me Bushatin!

    Reply to this comment
  4. Arben June 10, 12:40

    KETA MASHTRUES NA LA PESHQESH BERISHA.

    KJO CESHTJE DUHET TE SHKOJE NE FUND,SEPSE PREK SFERAT ME TE LARTA.

    1. MINISTRIN E ENERGJITIKES
    2. MINISTRIN E FINANCAVE
    3. KRYEMINISTRIN

    QE KANE QENE NE KOHEN KUR ESHTE BERE VJEDHJA.

    NUK MUND TE MARRE LUMI NJE INVESTIM 60 MILION EURO PA LENE ASNJE GJURME.

    KETA E KANE RIMBURSUAR PA VERIFIKUAR NE VEND INVESTIMIN.

    TANI DUHET TE SHKOJNE NE BURG TE GJITHE.

    POR KUSH DO TA BEJE????!!!!!!

    DHALLA???!!!!!

    PRANDAJ O NJEREZ VOTONI ME MEND NE KOKE DHE JO SI BAGETI.

    Reply to this comment
    • Zaho Puci June 10, 13:14

      Eshte per t’u theksuar qe kjo mamaja me gjinjte e saj ka fuqi te ushqeje jo vetem Bechhetin, femijte e saj por edhe Kalivacin e Genc Rulit.

      Reply to this comment
  5. aty June 10, 13:52

    Ajo mund ta ushqej dhe ngav qelite e burgut femijen, pasi nuk eshte e vetmja qe ka femije.E dini qe ka shume femije qe rritet neper burgje, pasi nena e tyre eshte e denuar dhe ata nuk ka se kush te kujdeset.Por mqs kja ka leke gjykata vendosi ti ndryshoje masen e denimint, kundrejt disa milionve leke.Te rri ne burg dhe te mesoje si jetohet pa leke e dinjitet.

    Reply to this comment
  6. ali June 10, 14:42

    Duhet te ishte mbyllur edhe pa sekuestro,megjithate nuk me vjene mire per Dhori Sollakun qe nuk ka qene kur hetues e jo Prokuror.Po te ishte ne detyrea do te fliste keshtu.Apo Lubonja qe kur kishte fiat apo benz nuk e shante Ate burre,kurse tani bene llapa llapa.Agoni mblodhi disa gazetar qe kur dlinin ne ekran benin per te vjelle se Soooo M.,Saikeqi etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*