Drejtori i DASH: Vetting-u do vijojë të mbështetet fort nga SHBA

September 4, 2019 13:32

Drejtori i DASH: Vetting-u do vijojë të mbështetet fort nga SHBA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në takim David Kostelancik, Drejtor për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ruçi i shprehu Kostelancik mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA për Shqipërinë.

Duke u ndalur në kontributin e ShBA-së në reformën në drejtësi, Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje.

Drejtori David Kostelancik vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për ShBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.

Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen e ShBA për reformën në drejtësi, me fokus të veçantë rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve: “Institucionet e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA”.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

o.j/dita

September 4, 2019 13:32
Komento

6 Komente

  1. VERI September 4, 13:51

    Keta tridhjet vjet Shqiperia jone e dashur nga Amerika eshte mbeshtetur . Ambasadoret e saj ishin si i thone fjales “si dhendure brenda ” , njeri pas tjetrit , por asgje nuk ndriti e varfra . Vetem varferi per popullin dhe pasurim per “komunistet ” e kamufluar , pasi te vertete nuk kane qene kurre .Fqinja e saj Greqia , eshte vertet per tu falenderuar , por dhe Italia .

    Reply to this comment
  2. Turkalvane September 4, 15:04

    me fjale te tjera : Politikanet turkalvane te behen gati e te vajisin bythen…….

    Reply to this comment
  3. Lloji September 4, 15:07

    Po duket si nje ender e tmerrshme, thinjat na dolen po mbushet 30% e nji shekulli e asnji politikan ne burg….. Mos valle edhe qefte 100 lek mos te kene vjedhur ne keto 30 vjet!!!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 5, 05:36

      Ky do jete nje Veting qe do e drejtojne Muxhahedinet, dhe do jete shume i sakte,
      ndaj edhe Amerika e pershendet kete veting .lol

      Me nje fjale duhet ta quajme : Muxhahedin-Vetting lol

      Reply to this comment
  4. Adih September 4, 15:39

    Jepini me shume gaz VETTINGUT .Pa ndihmen e AMERIKES ,ne kokpalaret popull te mjere, nuk kishim as edhe nje shanc per te shkulur me rrenje kete bande politike te ketij tranzicioni post komunist .Mafja ,ku cdo dite qe kalon behet me e dhunshme .Eshte shkelur , perdhunuar kushtetuta ,neni 181 posacerisht per pronat ,jane simbas statistikave mbi 9000 persona te vrare vetem per kete ceshtje ,ja kane kaluar Enver Hoxhes keta cunat e socem te Enverit ne viktima..Zoti i mbrojte shqiptaret .I jemi mirenjohes ne populli i ndershem shqiptar , Amerikes dhe zoti ta bekoje Ameriken dhe popullin e saj Amerikan .Faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim