Drejtori i Gjendjes Civile raporton në KQZ: Po shqyrtojmë listat në Vorë

June 17, 2015 13:42

Drejtori i Gjendjes Civile raporton në KQZ: Po shqyrtojmë listat në Vorë

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të mërkurë në lidhje me akuzat e hedhura nga të dyja palët për zhvendosje në listat e votuesve.

Doracaj foli veçanërisht për Durrësin dhe Vorën, dy bashkitë ku në të parën akuzat janë hedhur nga opozita dhe në të dytën nga mazhoranca.

Doracaj tha se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka përfunduar detyrën e saj që më 11 maj, me shpalljen e listës përfundimtare të votuesve.

Duke u ndalur tek rasti i Vorës, ai tha se kjo drejtori ka inspektuar pretendimet e LSI-së dhe të medias dhe është në pritje të raportit përfundimtar. Nëse do të gjenden shkelje nga ky raport, kreu i Gjendjes Civile tha se do të merren masa jo vetëm administrative ndaj nëpunësve të Gjendjes Civile të Bashkisë së Vorës.

Sa i takon rastit të Durrësit, Prokuroria ka nisur tashmë hetimet pas kallëzimit të bërë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se janë zhvendosur mbi 2 mijë votues.

June 17, 2015 13:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*