Vodhi 100 mijë euro nga llogaritë e klientëve, drejtori i bankës luante kumar

Redaksia Online March 28, 2013 10:00

Vodhi 100 mijë euro nga llogaritë e klientëve, drejtori i bankës luante kumar

Një ditë pas arrestimit të ish-drejtorit të një prej bankave të nivelit të dytë dalin detaje të mënyrës sesi ai arriti të përfitonte 100 mijë euro dhe vendin ky kjo shumë parash përfundoi. Genci Markollari është arrestuar dje nga policia e Tiranës pasi akuzohej për vjedhjen e 100 mijë eurove nga llogaritë e klientëve VIP të bankës që drejtonte deri në fund të 2012-s. Hetimet e policisë mbi 37-vjeçarin Markollari, i cili ka drejtuar degën e “Intesa Sanpaolo” në Aeroportin e  e Rinasit për 8 vite rresht, nga viti 2004 e deri  në vitin 2012, zbardhën edhe mënyrën sesi ai kishte mundur të përfitonte shumën e parave. Në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, me profesion arkëtarë, ai ka tërhequr paratë nga llogaritë e bizneseve të  mëdha dhe ka tentuar t’i duke bërë derdhje  fiktive,  që të mos zbulohej diferenca  që mungonte. Por bilanci i vitit 2012 i kryer nga auditi i brendshëm i bankës ka zbuluar mosrakordimin e shifrave, çka ka çuar në shkarkimin e Markollarit. Gazeta “Panorama” shkruan sot se sipas hetimeve rezulton se Markollari ka kryer biseda me disa  pronarë kazinosh, të cilët i kërkonin paratë  që ai kishte humbur  në bizneset e tyre. Sipas hetimeve, bëhej fjalë për shuma të konsiderueshme, gjë që për policinë tregon se  ai ka vjedhur  nga banka që drejtonte  më shumë se 100 mijë euro.

 

Redaksia Online March 28, 2013 10:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*