Drejtori i laboratorit kinez hedh poshtë pretendimet se virusi e ka origjinën në ambientet e tij

April 19, 2020 18:49

Drejtori i laboratorit kinez hedh poshtë pretendimet se virusi e ka origjinën në ambientet e tij

Duke ndjekur linjën e qeverisë kineze dhe zyrtarëve të Partisë Komuniste, drejtori i Laboratorit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare në Wuhan, i ka hedhur poshtp me forcë pretendimet se ky laborator mund të jetë burimi i epidemisë së koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke e etiketuar si “teori konspirative”.

Në një intervistë të shtunën për transmetuesin shtetëror në gjuhën angleze (CGTN), Yuan Zhiming tha se “nuk ka asnjë mundësi” që virusi të jetë përhapur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme.

“Nga njohuritë e mia personale të virologjisë, nuk ka të dhëna që të provojnë se virusi ka gjurmë të një prejardhjeje artificiale apo sintetike”, tha ai.

“Përveç kësaj, disa shkencëtarë besojnë se të sintetizosh një virus duhet një zgjuarsi dhe punë e jashtëzakonshme, që e kapërcen aftësinë që mund të përballojë shoqëria njerëzore. Prandaj, unë nuk kam besuar kurrë se ne njerëzit kemi aktualisht aftësinë të sintetizojmë këtë virus”, tha zoti Yuan.

Ai shtoi se asnjë nga anëtarët e personelit nuk është infektuar dhe se “i gjithë instituti po bën studime në fusha të ndryshme të lidhura me koronavirusin”.

Pekini është kritikuar për mungesë transparence në trajtimin e pandemisë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po hetojnë nëse virusi e ka patur origjinën nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator për biosigurinë.

e.k. / dita

April 19, 2020 18:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim