Drejtori i Laçit dënohet me 10 ndeshje ‘pezullim’, tentoi të godiste arbitrin në ndeshjen me Kukësin

January 13, 2021 23:56

Drejtori i Laçit dënohet me 10 ndeshje ‘pezullim’, tentoi të godiste arbitrin në ndeshjen me Kukësin

Drejtori i klubit të Laçit, Naim Halilaj, është dënuar me 10 ndeshje përjashtim nga Komisioni i Disiplinës për shkak se tentoi të godiste arbitrin në ndeshjen me Kukësin.

Sakaq, atij nuk do t’i lejohet të futet në asnjë nga ambientet e stadiumit. Kjo ngjarje ndodhi me 9 janar për shkak se Laçi kishte pretendime për disa vendime të gjyqtarit pavarësisht se fitoi me rezultatin 3-2.

Arbitri i ndeshjes Laçi-Kukësi, Kreshnik Bajramaj u tentua të goditej nga drejtues të Laçit, kjo për shkak të disa vendimeve të marra nga ai që nuk u pëlqyen nga Laçi, por ka qenë ndërhyrja e policisë që shmangu dhunën.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 13.01.2021

Zyrtari i KF Laçi, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

h.b/dita

January 13, 2021 23:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim