Drejtori i Policisë do ruhet 2 vjet pas përfundimit të mandatit

August 3, 2016 17:47

Drejtori i Policisë do ruhet 2 vjet pas përfundimit të mandatit

Në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave nën drejtimin e zv. kryeministri Niko Peleshi ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Qeveria ka miratuar udhërrëfyesin e politikës së investimeve duke synuar që të garantojë një sistem efikas, efektiv dhe transparent për tërheqjen dhe kryerjen e investimeve, të modernizojë kuadrin ligjor për investimet në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të promovojë zhvillimin dhe zbatimin e standardeve e të praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me investimet.

Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e sotme ishte edhe ai për trajtimin e veçantë të drejtorit të policisë së shtetit pas përfundimit të mandatit duke përfituar ruajtjen e afërt fizike, me shoqërues personal, për 2 vjet.

Me vendimin e ri ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, në rast sëmundjeje, brenda 2 viteve pas lirimit nga detyra, përfiton trajtim financiar për kurim në institucionet e kujdesit shëndetësor në vend ose jashtë vendit.

Shpenzimet për kurim në masën 100 për qind përballohen nga fondet e Policisë së Shtetit, gjithashtu ka përparësi për emërimin në funksione këshillimore apo funksione pedagogjike.

Qeveria ka miratuar në parim protokollin ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Turqisë për trajnimin dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë ushtarake.

August 3, 2016 17:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*