Drejtori i Shkollës së Policisë, propagandë në Facebook për PD-në

Redaksia Online June 19, 2013 08:43

Drejtori i Shkollës së Policisë, propagandë në Facebook për PD-në

Nga përfshirja në fushatën elektorale nuk ka shpëtuar as Policia e Shtetit. Jo vetëm ministri dhe njëri prej zëvendësministrave, që mbajnë poste politike, të përfshirë aktivisht (duke kandiduar për Partinë Demokratike), por edhe drejtuesit e lartë të policisë, bëjnë thirrje hapur në mbështetje të PD-së.

Nuk mungojnë as fyerjet për liderin e opozitës Edi Rama dhe për kreun e LSI-së, Ilir Meta. Nuk bëhet fjalë për drejtues të thjeshtë, por për krerët më të lartë të Policisë së shtetit, njëri nga të cilët është drejtori i Shkollës së Policisë.

Nga një kontroll i faqes në rrjetin social Facebook të Mërgim Hoxhës, konstatohen lehtë thirrjet në favor të Partisë Demokratike.

“Fitore, fitore, fitore: Me Sali Berishën përpara!”, ka shkruar ai, ndërsa ka shpërndarë foto të kryeministrit Berisha në inaugurimin e rrugës së Dibrës në kryeqytet, dy ditë më parë.

Po atë ditë, drejtori i Shkollës së Policisë e konsideron kryesocialistin Edi Rama si “mashtrues”.

“Edi Rama ka kryer një krim në Amerikë duke manipuluar dhe paguar $80,000 ilegalisht për të bërë foto me Obamën. Ku i more paratë Edi Rama? Ju që i morët lejet e pallateve e dini. i kam kërkuar Kongresit Amerikan që të hapin një çështje penale kundër këtij krimi”, citohet në gazetën “Shekulli”

Më tej Hoxha shkruan se, “Kongresmeni amerikan ka paditur Ramën për thyerje të ligjit në Amerikë dhe për pastrim parash. Po si kujton ky mashtrues se do të manipulojë zgjedhjet me një foto”.

Po atë ditë, drejtori i Shkollës së Policisë ka postuar edhe një video të Emisionit “Fiks Fare” me Ilir Metën. Poshtë këtij postimi, Hoxha ka komentuar se “shumë të poshtër janë këta, do t’i humbasin zgjedhjet”.

Aktiviteti në rrjetin social Facebook nuk është ndërprerë gjatë këtyre ditëve, duke u treguar shumë aktiv me postime që lidhen drejtpërdrejtë me fushatën elektorale.

Të dielën, menjëherë pas mitingut në Vlorë të kryeministrit Berisha, funksionari i lartë i Policisë së Shtetit ka shkruar se “Vlora heroike konfirmon fitoren e sigurtë të Sali Berishës“, ndërsa ka shpërndarë edhe fotot.

Por, mbështetja për Partinë Demokratike nuk është shprehur vetëm në periudhën e fushatës elektorale. Sipas të dhënave që dalin nga kontrolli i faqes në Facebook, drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit ka propaganduar pro qeverisë së djathtë dhe kryeministrit Berisha edhe më herët. / TEMA

Redaksia Online June 19, 2013 08:43
Komento

2 Komente

  1. Vëzhguesi F June 19, 11:46

    Po nuk ka asgje per t’u çuditur ketu. Mergim Hoxha dhe gjithe surrat përçët e ketij lloji, qe perbejene falangat e kryekriminelit Sali Ram Berdhisha, po e ndjejne fundin e tyre qe po afron, ndaj kan hedhur tej çdo lloj maske dhe jane hedhur ne sulm me shpifje, intriga, per te bere te mundur realizimin e krimit te tyre te zakonshem, vjedhjen e zgjedhjeve. Megjithate, disfata e tyre nuk do te vonoje. Ajo qe mbetet per t’u pare, eshte vullneti per te vene para pergjegjesise ligjore keta delenxhilere, kopuke, hajdute, vrases, qe neser do te tundin Kushtetuten dhe ligjin per t’i patur si mburoje, se gjoja jane te “depolitizuar”, jane me “status te nepunesit civil” dhe do te kerkojne te fshihen pas gishtit me termat te dale boje “se nuk duhet te preket administrata”, “antirevanshizem” etj. Ne gjykimin tim, fitorja e te majtes eshte e padiskutuar, madje edhe pse do te vidhen votat, ajo do te jete e thelle. Por fitorja me e madhe, jo vetem e politikes dhe futja ne rrugen e prosperitetit dhe zhvillimit te vendit eshte operacioni i thelle, pa ekuivok, ne te gjitha nivelet e administrates, nga maja e piramides ne baze. Pa kete operacion nuk ka fitore, nuk ka zhvilim, nuk ka rilindje shqiptar. Kontigjenti imilitanteve, falangiste dhe bythelepires, te implikuar ne krime dhe afera korruptive, me se paku, duhet te kthehet andej nga erdhi dhe te hapi krahun, ndryshe fitorja e zgjedhjeve do te jete me keq se fitorja e Pirros.

    Reply to this comment
  2. I drejti June 19, 21:48

    Nese do te gjykonim per personin e mesiperm nepermjet fotos, menjehere do te dallojme nje provincial, te futur ne zyren e shtetit ne polici nuk e di ne cilat rrethana. Por nese do te analizojme qendrimet e tij zyrtare dhe jo zyrtare do te dallojme nje fanatik te nxjerre nga sirtaret e skutat e SHIK-ut te Gazidedes.
    Qe ky tip provinciali eshte nje model i mirefillte i zyrtarit te sotem te administrates publike Shqipetare, kjo nuk ka asnje dyshim. Kjo eshte nje nga temat qe uluret ne koshiencen e shoqerise Shqipetare pas vitit 1992. Ne ftuam dhe lejuam qe pjesa me e prapambetur e Shqiperise dhe kultura e pazhvillimit me perfaqesues tipik Kryeministrin aktual, te dominoje dhe nga ana tjeter te perdhose te gjithe arritjet dhe perpjekjet e nje shoqerie te tere, megjithese me oshilacione, ne krijimin e nje elite drejtuese ne Shqiperi. Dhe ketu nuk e kam aspak fjalen per kuadrot qe u pergatiten ne kohen e Socializmit. E kam fjalen per gjithe ata breza djemsh e vajzash te shkelqyera qe studiuan ne kushtet e nje kerkese llogarie maksimale. Qe u bene specialiste te shkelqyer ne fusha te ndryshme te jetes se vendit. Qe i shoqeruan studimet e tyre me liberalizmin pozitiv, dhe frymen perendimore ne sjelljet e tyre shoqerore. Qe punuan me ekspertizen e tyre duke ndihmuar edhe zonat nga vjen ky tipi i Akademise se Policise por edhe modeli i tij.
    Sot per turpin e te gjithve ne, qe fleme e hame, dhe zgjidhjen e kerkesave tona e kerkojme nga edicioni i lajmeve i rradhes, i gjithe ky potencial i jashtzakonshem njerezish te afte e te pazevendesueshem, mund dhe duhej te ishte ne drejtim te vendit.
    Eshte turp qe akoma edhe sot pas kaq vitesh demokraci drejtohemi nga keta mergimet qe ne mergim çuan djemte e vajzat me te mire te ketij vendi, te tjeret, administraten e kane molle te ndalueme, dhe vete keta mergimet i kemi ne maje te shtetit me gjithe prapambetjen, mungesen e kultures dhe militantizmin e verber e injorant.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*