Drejtori i spitalit psikiatrik në Elbasan: Më 25 prill, Konstandini ishte këtu

November 6, 2014 12:39

Drejtori i spitalit psikiatrik në Elbasan: Më 25 prill, Konstandini ishte këtu

Drejtori i spitalit psikiatrik në Elbasan, Ylli Muça, ka konfirmuar se Konstandin Xhuvani ka qenë në këtë spital më 25 prill.

Sipas zotit Muça, Xhuvani ka mbërritur në spital në orën 17:00 dhe ka qëndruar për rreth një orë.

Xhuvani është paraqitur tek ne, më 25 prill në orën 17:00.

Kjo është e dokumentuar dhe në regjistrin e konsultave.

 Xhuvani qëndroi 1 orë, pasi u përmirësua u largua dhe nuk është paraqitur më pas kësaj date”, ka thënë ai.

Deklarata e tij konfirmon pretendimet e prokurorisë, se Konstandin Xhuvani më 25 prill ka qenë në spitalin e Elbasanit.

PD nga ana tjetër thotë se në këtë datë, Xhuvani ka qenë në Gjirokastër, ku është konfliktuar me tre persona.

Për këtë arsye, PD thotë se ai ishte shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, prokuroria dhe Ministria e Brendshme janë përplasur me njëra-tjetrën për këtë çështje.

Kjo, pasi Ministria thotë se Xhuvani nuk u arrestua, pasi nuk erdhi urdhëri nga prokuroria, ndërsa kjo e fundit thotë se Xhuvani nuk është përfshirë fare në ngjarjen e 25 prillit.

November 6, 2014 12:39
Komento

14 Komente

  1. SHQIPTARI November 6, 12:44

    DREJTESI DHE POLICI TE KORRUPTUARA !!!

    Reply to this comment
  2. Pacient , tek 5 November 6, 13:00

    More me thoni edhe mua ç’fare ke ndodhur ?
    Djali socialist ka vrare 4 veta ?
    Apo ata drogaxhinjte kane vrare kete djalin socialist qe ka votuar per rilindjen ?
    E vrane pa rilindur me duket ?
    Nuk e morem vesh se kush vdiq?
    Ndoshta edhe nuk kuptojme shume , se doza e ilaçeve propogantistike jane te droguara me propagante.,……..

    Reply to this comment
  3. kris 1 November 6, 13:21

    ne cfare ore ndodhi ngjarja ne gjirokaster.
    A nuk ka mundesi qe ne spital te parraqitet nje tjeter me emrin e tij?
    A u ballafaqua nga prokuroria vrasesi me deshmimtaret ne gjirokaster dhe me mjeket dhe personelin qe i mjekoi?
    Neqoftese nuk jan bere hetimet e plota do te thote qe prokuroria udheheq krimin.

    Reply to this comment
  4. Iliri November 6, 13:31

    Po Pse kete fakt nuk e ka paraqitur avokati mbrojtes kur ka kerkuar ne Gjykates e larte kerkesen per shpalljen jo fajtor te Kostandin Xhuvanit. Ne se gazetat deri tani nuk kane publikuar plotesisht,por te cunguar kerkesen e avokatit mbrojtes, atehere dhe ne komentojne gabim.

    Reply to this comment
  5. Sokol November 6, 13:55

    Ky eshte kulmi i korupsionit kur kriminelat behen te semure psiqik!!! Per sa kohe te kete drejtesi te till dhe gjakmarja (gjeja me primitive qe ka njerzimi) do te mbijetoje ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  6. Ben November 6, 14:09

    Deklarata eshte keqekuptuar, i sipermenduri eshte paqaritur me dt. 4.11.2014 rreth
    ores 04 : 00.

    Reply to this comment
    • Fred November 6, 15:38

      keshtu fillon kjo…eshte paraqitur filan dt,dhe kur prokuroret te pyesin perse ka qene?çfar vertetuat qe vuante?,atehere pergjigjia eshte bere gati…kete nuk e kuptoni?

      Reply to this comment
  7. Naci November 6, 14:54

    Rama dhe Xhuvani mos te kerkojne ti behen mburoj keti krimineli,dhe nese ndodhe kjo shqiperia nuke behet me….larg duart nga mbrojtja e kostandin Xhuvanit.

    Reply to this comment
  8. Bobi November 6, 14:58

    Ne Shqiperi akoma sot nuk behet dot dallimi nga i semuri skicofren dhe krimineli…plus politizim i te gjithe kronikes se zeze per te cilen as qe pjerdh njeri ne boten perendimore.

    Reply to this comment
  9. Fred November 6, 15:35

    Filluan psikiatrit…ai vend eshte veshtir te behet.Ajo quhet masaker or popull tuf delesh…

    Reply to this comment
  10. mirel November 6, 15:50

    Po te vemi te psikologu te gjithe dalim te semure dhe me probleme.
    Puna eshte se nuk marrim koburet te bejme baterdine pse nuk na japin hashash.
    Megjithese me ligj, (ligj de facto) duhet te vrasesh 25 vete e siper qe te quhesh kriminel i vertete.
    O ja kalojme Salos, o ska..
    Cuni osht i pafajshem

    Reply to this comment
  11. Pirro November 6, 16:52

    Mashtrim ne menyre kolektive,me urdher nga lart.
    E ka zbrazur pistoleten ne Gjirokaster,pastaj ja ka futur me shpejtesi ne Elbasan per tu
    qetesuar,sheruar(justifikuar).Sa perpara ka arritur shkenca ne Shqiperi,sherojn skizofrenet per nje ore!Edhe ne kohen e komunizmit qen shtuar shume “skizofrenet” me kartele papergjegjesie.Bertisnin rroft Partia dhe Enveri dhe kalonin lumin vetem me nja dy jave ne Elbasan mbasi ja ka kishin rras dikujt me hekur apo me sopate kokes.Pak u gerric plaga dhe doli pislleku i shoqerise shqiptare.Me kto ordineret o mbushur Shqiperia jo vetem rrugeve por edhe ne politike.Sa politikane ka qe kan blere dipllomat dhe jan marre me droge dhe prostitucion dhe askushi nuk flet dhe askush nuk i denoncon.Perse,nuk e din Edi Rama se Arben Ndoka apo ai liliputi Kavajes Elvis Rroshi jan persona me precendce penale,perse nuk i flak apo denoncon?Rama flet per mesues jo te afte apo qe kan blere dipllomat ne shkolla private,por e ka shtruar ndonjehere pyetjen nese eshte i sinqerte,se sa ka nga ata me diplloma te blera ne pushtetin e tij?

    Reply to this comment
  12. labinot November 6, 17:07

    Ky Kostandini eshte ufo me disk fluturues! Qellon policine ne Lazarat dhe pas 5 minutash vjen ne parlament pa mbaruar fjalen Mul Noka.Qellon me pistolete ne Gjirokaster dhe ne te njejten ore merr mjekim skicofrenik ne spitalin psikiatrik te Elbasanit,ku drejtor ka qene kusheriri i te jatit.

    Reply to this comment
  13. Mark uk November 6, 17:42

    Kur mbrohesh nga sheti cdo gje mund te ndodhi.Se ka qene ne Gjirokater eshte thene nga policia Rames ne ate dite.Se e ka marr helikopteri i policis nga Gjirokatrs ne Tirane edhe se ka shkruar emrin ne spital po dihet se ka pas mbrojtjen nga sheti.Nga Elbasani ne Tirane e ka pas te lehte te vine.Po me tren jam i sigurt se nuk ka udhtuar.Rama me te emen e cuan ne kete dite.Po kto do bejn te pa munderen per ta denuar sa ma pake. Me siguri do ti nxierrin edhe ndonje librez per psikopat.Pra Kostandini si dhe disa djem te deputetve te PS jan munoment kulture mbrohen nga sheti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*