Drejtori i Spitalit të Beratit nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje

June 5, 2017 20:57

Drejtori i Spitalit të Beratit nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje

 Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një denoncimi, ka filuar procedimin penal për shtetasin I.F.

Në deklaratën për mediat thuhet se I.F, duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R., kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

Policia sqaron se materialet procedurale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

June 5, 2017 20:57
Komento

4 Komente

  1. sami June 5, 21:21

    Vihet re ne gazete tuaj se keni filluar te mbroni dhe te mbeshteseni LSI.Kjo eshte kuptuar edhe me pare ,por duket edhe te ky lajm. Ne gazeta te tjera qe ne titull shkruahet se eshte deputet i LSI-se ndersa ju nuk e permendni fare Nuk e edi por mos eshte ndonje cope kocke e hedhur edhe per ju

    Reply to this comment
  2. Adih June 6, 00:35

    Ky drejtori i spitalit te Beratit ,mjek i pergjithshem, ka qene dikur me PD ,por me vone mori testen e LSI per karjere .Ku eshte morali,,idealistet kane vdekur .Mu ngjall ky mjeku i pa afte , drejtor i LSI ,tamam si Saliu ,nga sekretar i PPSH ,,ne sekonde u be demokrat bukur qafiret e kalojne ylberin ??!!. Mjere shqiptaret e shkrete .Mjere pacientet qe bien ne doren e ketyreve horrave .Vetem pazare po shohim ,tmerr..Nga nje here i bej pyetje vehtes time. A do behet ndonje here shqiperia ?
    Me vjen shume keq .. Deshiroj te jem i gabuar.

    Reply to this comment
  3. Adih June 6, 13:04

    ….

    Reply to this comment
  4. Adih June 6, 13:41

    Ju lutem gazete e nderuar ,jepeni …….e kam postuar qe mbreme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*