“Ti bir i kujt je që flet për korrupsion?”

October 1, 2016 20:47

“Ti bir i kujt je që flet për korrupsion?”

Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka reaguarpas akuzave të deputetit socialist Parid Cara, i cili e bëri përgjegjës për mosfunksionimin e institucionit që drejton, duke u rrezikuar jetën qytetarëve.

Pas këtyre akuzave, drejtori Daiu sqaroi të gjitha procedurat që janë ndjekur gjatë transportimit të fëmijës së aksidentuar, për të cilin deputeti Cara bënte përgjegjës spitalin e Kavajës, pasi ra në koma gjatë kohës që transportohej me ambulancë në Durrës.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, drejtori i spitalit tha se është gati të përballet edhe në prokurori për akuzat e zotit Cara, ndërsa e sulmoi atë, duke e quajtur deputet-kalama që po pështyn atje ku ka ngrënë.

STATUSI I PLOTE I DREJTORIT TE SPITALIT

Më duhet të bëj një sqarim nisur nga denoncimi totalisht i pavërtetë që bëri para pak orësh deputeti në emigrim z.Cara përsa i përket një ngjarjeje që ka ndodhur në spitalin që drejtoj.
Loris Maliqati, 13 vjec është paraqitur ne urgjencën e spitalit Kavajë në orën 15-45 në gjëndje kome pas aksidentit automobilistik.

Mjekët, pasi ndoqën me shqetësim gjëndjen e tij e nisën drejt sptialit te Durrësit duke e shoqëruar me personel mjekësor, të pranishëm, zotin Mema dhe me oksigjen të nevojshëm.
Kjo procedurë mund të vërtetohet lehtësisht nëse shikoni regjjstrin 97-01 ku janë mbajtur të dhënat.
Pas mbërritjes në Durres nga mjekët atje u pa a nevojshme që fëmija të marrë trajtim të specializuar në kryeqytet ku është edhe në këto momente që flasim në gjëndje kome.
Pres me ankth sesi do shkojë gjendja e tij dhe uroj të jetë sa më shpejt mes familiarëve.
Më vjen shumë keq që jeta e një fëmije, bëhet kalë beteje nga një deputet qe flet per korrupsion, flet per zonen e tij qe ka 4 vite që nuk është prezent.

Ti z.Cara me ke propozuar personalisht mua në disa institucione, sot u kujtove ti qe je bo gati me ndrruar parti?
Jam nje njeri i nderuar kam dhenë kontributin tim ne komunitet dhe familjarisht jam biri Xhavit Daiut, Nderi Kombit i shpallur nga Presidenti i Republikes dhe Qytetar Nderi ne Kavajë per kontributet e tij.
Ti biri kujt je qe flet per korrupsion thuaj babait tend te kthej leket njerëzve qe i ka marr per punësim dhe legalizim, nëse do të jap emra.

Në fund të fjalës sime do doja të të thoja ty kalama deputet, që jam gati të përballem që tani me cdo kontroll të mundshëm nga ministria, prokuroria etj.

Si një ish mik, të sugjeroj të vish ta bësh politikën këtu ku të votuam, jo nga facebooku se nuk zgjidhen hallet e qytetareve me statuset e tua dhe postimet e luksit nëpër stadiumet e europës.
Foto me poshtë nga kohët kur deputeti hante ne një pjatë me ne, ndërsa sot e pështyu ushqimin.

Akuzat e deputetit socialist Cara mund t’i lexoni KËTU

October 1, 2016 20:47
Komento

4 Komente

  1. 123 October 1, 22:42

    Bij muterish……
    Mut hani, mut punet qe beni, mut realiteti ku jetoni, mut nxirrni nga goja dhe ne MUT do te perfundoni !

    Reply to this comment
  2. kris 1 October 2, 02:41

    Pa i pare pjatat ve bast se hane makarrona se i ka qejf dhe kryetari i partise.
    Demokratet e Saliut kenaqen me mish derri ndersa dervishet e LSI kenqen me kukurrec te pergatitur me zorret e socialisteve e te demokrateve.

    Reply to this comment
  3. Arben October 2, 05:11

    IDEJA E DEBATIT.

    NE VJEDHIM, MJAFTON QE TE QORROLLEPSIM POPULLIN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*