Drejtori i UKT-së, Redi Molla inspekton fushatën kundër paligjshmërisë

June 4, 2016 13:38

Drejtori i UKT-së, Redi Molla inspekton fushatën kundër paligjshmërisë

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka nisur prej disa javësh aksionin në terren për pajisjen me matësa uji, kolaudimin e atyre ekzistues për banorët e njësive administrative në Dajt dhe Kashar. Këtë fushatë dhe punën në terren të stafit të UKT-së, e cila synon të informojë banorët mbi domosdoshmërinë e formalizmit, e ka inspektuar edhe drejtori i UKT-së, z.Redi Molla.
I pranishëm në Qesarakë, në njësinë administrative Dajt, z. Molla pa nga afër vijimësinë e procesit dhe u shpreh se ky aksion ka si qëllim jo vetëm formalizimin, por mbi të gjitha rritjen e shërbimit në këto zona, të cilat tashmë janë nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

“Për ish komunat e Bashkisë së Tiranës që tashmë janë aktualisht përfshirë në Bashkinë Tiranë me reformën e re administrative, ne ofrojmë të njëjtin shërbim si për qytetin e Tiranës ashtu edhe për ish-komunat Ky aksioni përbën formalizimin e të gjitha bizneseve, të gjithë familjarëve dhe në kolaudimin, fillimin e vendosjes së matësave të rinj, kolaudimin e matësave ekzistues, vendosjen e vulave, në mënyrë që ne të ofrojmë një shërbim më të mirë për klientët dhe klienti të na e shpërblejë duke paguar faturën, lidhur kontratat, formalizuar të gjithë konsumin e tij”, – u shpreh drejtori i UKT-së, pasi inspektoi nga afër vendosjen e disa matësave të ujit në shtëpitë e banorëve të Qesarakës.

Paralelisht me vendosjen e matësave të rinj, nga UKT do të bëhet edhe kolaudimi i matësave ekzistues, pasi në rast të defekteve ata nuk lexojnë sasinë e ujit që konsumohet. Z. Redi Molla i ftoi të gjithë banorët që të përfitojnë nga kjo fushatë, pasi qëllimi i  lidhjes së kontratave dhe formalizimit të shërbimit, përkthehet në një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.
“Ftojmë të gjithë banorët e ish – komunave të pajisen me matësa, të bëjnë kërkesa të lidhjes së kontratave të reja në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimit dhe të përmirësohet furnizimi dhe shpërndarja e ujit në të gjithë zonën e Tiranës”, u shpreh drejtori i UKT-së, Z.Redi Molla.
Në këtë fazë është parashikuar që të vendosen 5000 matësa të rinj, veç kolaudimit të atyre ekzistues.
Të gjithë banorët e njësive në Dajt, por edhe në Kashar ku po vijon ky aksion,  duhet të drejtohen në njësitë përkatëse të UKT-së për të lidhur kontratën dhe për të vendosur matësat e rinj.

June 4, 2016 13:38
Komento

1 Koment

  1. Arben June 5, 20:26

    MOLLA, TE LARGOJE NGA PUNA GJYSMAT E PUNONJESVE TE TIJ, QE VETEM VJEDHIN PARATE TONA PER TE VOTUAR EDI RAMEN.

    KJO ESHTE PALIGJSHMERIA ME E MADHE TEK UJESJELLES-KANALIZIME.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*