Inxhinieri: Pallati ka probleme. Ministri: Stop, ky pallat është xham

December 3, 2019 21:16

Inxhinieri: Pallati ka probleme. Ministri: Stop, ky pallat është xham

Një përplasje e pazakontë ka ndodhur në Lezhë pasditen e sotme, teksa kanë nisur verifikimet lidhur me dëmet nga tërmeti.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë në Lezhë për të parë situatën dhe është ndalur tek një pallat 12 katësh në lagjen “Besëlidhja” por i ka qetësuar banorët duke iu thënë se është i sigurt.

Nga ana tjetër në vend ka mbërritur edhe Drejtori i Urbanistikës së Bashkisë Lezhë, Nik Leka, i cili i ka thënë ministrit në praninë e dhjetëra banorëve se pallati është konsideruar i rrezikshëm, pasi ka çarje trarësh mbajtës.

Megjithatë ai thotë se duhet një ekspertizë më e specializuar.

Por ministri Lleshaj nuk e ka lejuar të flasë duke ngritur madje dhe zërin e duke i thënë disa herë “stop”.

Biseda:

Banorja: Nuk banohet në këtë pallat pa u bë ekspertiza.

Inxhinieri, Drejtori i Urbanistikës: Ministër a mund të sqaroj diçka të lutem. Jam Drejtori i Urbanistikës. Kemi verifikuar këtë pallat bashkë me kryetarin. Në katin e tretë të banimit, në të katër anët, trarët mbajtës janë të çarë. Kemi sjellë një grup tjetër për ta verifikuar. Na duhet ekspertizë më e specializuar.

Lleshaj: Ti shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik.

Drejtori i Urbanistikës: Nuk i kam thënë unë këto fjalë.

Lleshaj: Kush i ka thënë?

Drejtori i Urbanistikës: Kryetari vetë.

Lleshaj: Po kryetari çfarë është?

Drejtori i Urbanistikës: Në gjykimin tonë ishte shumë e rrezikshme.

Lleshaj: Çfarë është kryetari? Përhapni kot me njerëzit. Kjo është xham i gjithi, nuk është thyer një xham bëni budallallëqe kot.

Drejtori i Urbanistikës: Situata nuk është e mirë aspak sepse e kemi verifikuar

Lleshaj: Stop, stop! Në qoftë se i thua vetes inxhinier mendohu mirë kur flet! Maksimumi nesër, ose sonte do të vijnë ekspertët për t’ju hequr merakun juve. Pallatit nuk i është thyer një xham. Ajo që shoh unë se ky është një ndër pallatet në gjendjen më të mirë që kam parë edhe në Tiranë. Unë për veten time me qenë 1 javë vij edhe rri këtu. Tek pallatet maten kolonat dhe jo muret.

 

j.l./ dita

December 3, 2019 21:16
Komento

25 Komente

  1. Kasem gahinji December 3, 19:28

    Z.lleshaj.bej ministrin,jo gjithollogun.leri specialistet te flasin.kerkoju te thellohen ne analize.te thuash se trau mbajtes ka plasaritje nuk eshte panik,por vemendje per verifikim te thelluar.

    Reply to this comment
    • Berati December 3, 21:15

      Lleshit i ka lene porosi kumanari te mos lejonje perhapjen e panikut se ndryshe pshurren qytetaret dhe pastaj na hapen pune te kerkonje bebelina ne samitin e NATO-s. Se kumanari iku por me mendjen mbrapa ama. U tha bijeve te vete :bijte e mi qe ju dua me shume se Gregun un po iki. E di qe do tju marre malli po une e vendosa. I mbatha atletet i vesha brekushet e shtrengova kollaren me dizenjon e tetris dhe ne xhep te xhupit te Juves kam futur nje cekic. He si ju duket gjetja e cekicit me tetris? Jam apo sjam artist? Pastaj meqe vete po hap edhe nje ekspozite dhe cekici mund te me hyje ne pune per kornizat. I modh jom. Po une edi qe ju do merziteni pa me pare ndaj per keto dite mbani zi e mos e ndizni televizorin se kur nuk jam une ai benet QENEFIZOR e ju nxjerr nga rruga e zotit qe keto kohe eshte bere i pabese. Sidoqofte Angeles kam me ja heq trurin me ca barcaleta te reja qe kan krijuar dhe Makronit skam per tia varur fare. Trumpit them se do ia prish mendjen se edhe ai vdes per nje cike grataciela e tej lagjia RILINDJA po ia fal nje vend. He pra ju paste baba.

      Reply to this comment
    • Z December 4, 00:45

      Keta jane inxhiniere te PD! Bejne vijen e Saliut kunder Rames! Ashtu sic ben Tosi ma Andet! Ashtu sic ben vete Gazeta ish e nderuar DIta! Jane punonjes politke,prabejne pune partie inxhinierike!

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati December 4, 04:04

        Boll ti ore mut muti–Inxhinjeri aty thote q ejane care traret mbajtes ,
        kjo tregon se ai pallat duhet shembur se esht gati te rrezohet
        Pavaresisht se nga jashte duket i paster, sipas hajvanit Lleshaj , eshte nje rrot gomari

        Reply to this comment
        • **** December 4, 15:08

          Ne fakt ministri i perbrendshem Leshi, duhet te futet ne burg per shantazh dhe kercenim te sigurise publike.

          Reply to this comment
  2. ME EMER December 3, 19:35

    LLeshaj e di mire pasi ka qene ushtarak , kapter a polic nuk e di mire ..! Kjo eshte domethenese , pra tregon dijet dhe kulturen qytetare te kuadrove te sotem ..! Pra sikurse thote populli “bishti rrendon me shume se sqepari “..!

    Reply to this comment
  3. ganiu December 3, 19:54

    Gjenerali u bë polic, tashti inxhinjer?
    përrrrrrr.

    Reply to this comment
  4. Adih December 3, 20:37

    Edhe Enver Hoxha i dinte te gjitha ,dinte te ngiste aeroplanin ,se vaporrin e bente me sy mbyllur ,dinte si beheshin arrat dhe lopet te pillnin tre vica .Ik o Min , se sje ing ti .Mos jep mendime teknike ,qe pervec qe le name ,por mer dhe njerezit ne qafe .

    Reply to this comment
    • dash 1 December 3, 21:45

      per zotin minister ke te drejte nuk duhet te flase per sigurine e ndertesave si kopetent
      .
      por sqepin duhet ta mbylli dhe urabanisti qe eshte fajtor ne kete menxyre urbanistike..
      .
      kurse per enverin kur flitet per termetet duhet te heshtni…pse ?
      .
      Lexo te gazeta Tema hekurkthyesin e Lacit dhe Lezhes DASHNOR KALOCIN shkrimet e fundit per termetet ku 90 perqind e komentuesve vlersojne vepren e tij ne termetet e librazhdit ne 67 dhe shkodres ne 79

      tung!

      Reply to this comment
  5. Lulezim December 3, 20:57

    Ju komentuesi i hongshi bolet Lleshajt.
    Funderina te Sali loqe Berishes.

    Reply to this comment
  6. Baca December 3, 21:49

    Se ku dreqin i gjejn keta lloj ministrash nuk e di??.

    Reply to this comment
  7. ylli December 3, 22:35

    Mbi panikun.
    ========
    U shokova me thënë të drejtën kur dëgjova Ministrin e Brendshëm ti mbyllte gojën specialistit të zyrës së urbanistikës Lezhë, me arsyetimin e “po përhap panik”.

    E kisha menduar si ndonjë sajesë policësh kët muhabetin e arrestimeve për panik, pa e vrarë mendjen shumë se ky budallëk në vetvete na qenka e cytur nga lart.

    U çudita vërtetë, sepse Ministri i Brendshëm ka aq kulturë sa për të dalluar panikun si veprimtari kriminale nga paniku si reagim psikologjik në kohë fatkeqësish.

    Megjithë dyshimet që më kanë lindur për formimin demokratik të Ministrit, prap nuk e besoja se Ai do rrjeshtohej me kaq zell në anën e mbylljes së gojës së njerëzve, në emër të mos përhapjes së panikut, a thua se është koha e Agjitacionit e Propagandës.

    Tu thuash njerëzve sot mos flisni, mos përshkruani emocionet që përjetoni, mos denonconi çfarë ju shohin sytë është njësoj si në kohën e komunizmit kur dënoheshe për Agjitacion e Propagandë.

    Njerëzit, vecanërisht gazetarët dhe specialistët e këtyre situatave më shumë panikohen se mos përhapin panik sesa të flasin siç e shohin situatën.

    Po mirë, le të marrim në konsideratë idenë e Ministrit se të thuash me zë të lartë tmerrin që sheh me sy e dëgjon me veshë na quhet panik. Atëherë përse nuk arrestohet Kryeministri që u bërtet njerëzve në rrugë me të njëjtin panik si ata që i panikoi tërmeti? Më tej akoma, po kur ju tha “do tu vijë e keqja në rrugë se aty e keni të shkruar”, a është më panik sesa statusi krejt normal o Xhulias?

    Po deklarimi për shkak tëdetyrës i Olta Xhaçkës, se kanë rënë mbi 1000 tërmete dhe qindra të plagosur e dhjetëra të vdekur e qindra shtëpi të rrënuara a është panik? E pra impaktin psikologjik këto deklarime e kanë shumë më të fortë sesa video e Aleancës për Teatrin që filmoi shkarkimin e disa qeseve me ndihma në Ministrinë e Brendshme.

    Deklarimi publik i vetë Ministrit, kur në post tërmetin e shtatorit teksa fliste në qeveri tha “ … po përpiqem të mos më drithet zëri se godina po lëviz”, a është shprehje e panikut? Sigurisht që po, sepse paniku është reagim psikologjik normal ndaj një shoku të madh siç është tërmeti. I drithet zëri, pa dyshim edhe vetë Ministrit që kërkon nga të tjerët të mos dridhen e të mos flasin…

    Të gjithë njerëzit panikohen sepse paniku është fenomen njerëzor i njohur. Por që paniku të jetë vepër penale duhet që përhapësi të ketë fuqi të tilla që ndryshon sjelljen e njerzve nga paniku.

    Dhe askush, po askush nga ata që i arrestuan apo ju mbyllën portalet apo i kërcënojnë se do to procedojnë nuk kanë përhapur dot panik.

    Të paktën jo më shumë sesa njerëzit me pushtet, ku çdo fjalë e tyre ka më shumë shanc të panikojë popullatën sesa ata që shkruajnë në FB.

    Nejse, për fat njerëzit nuk e besojnë më këtë qeveri se po ta besonin vërtetë do panikoheshin me cfarë ju shohin sytë e dëgjojnë veshët nga bëmat e tyre.

    Meqë ra fjala mu në mes të Durrësit, në kulmin e panikut nga tërmeti, shteti shpërthen triton për të rrëzuar godinat fët e fët si macja që kërkon të mbulojë mutin me hi.

    Po kjo është apo jo panik?!

    Pash zotin boll me këto pisllëqe jo llogjike! Boll i tmerruat njerëzit që kanë nevojë të flasin për të nxjerrë frikën kolektive që shkakton toka që ende dridhet.

    Lerini të flasin të paktën!

    Reply to this comment
    • E èma e Zeqos December 4, 00:36

      Pylli. Kè tè lèshè tè flasèsh? Kètè qè thotè se “kèshtu mendon edhe kryetari”? Mediokritetit dhe injorancès me 6 diplloma master, nuk i duhet dhènè hapèsirè. Ajo pèr tè cilèn kemi nevojè mè sè pakti, èshtè paniku i pèrhapur nga daullexhinjtè e kryetarève.
      E kupton PYLLI? Èshtè koha qè ata qè janè shkaktarèt e katastrofès urbane nè kètè vènd, tè mos na serviren si shpètimtarè.

      Reply to this comment
  8. KapterRamiu December 3, 22:36

    Nuk e dij por nga experienca e tij shumevjecare …e leshit une i besoj Leshajt , eshte xham fare ( i plasur)

    Reply to this comment
  9. Jamarber December 3, 23:15

    Drejtor I urbanistikes, etj si puna e tij, gjerat kane ndryshuar, me mire mos flisni se e hengret, do internoheni per agjitacion e propagande sipas paketes kck,
    Nga hoteli me 5 yje do perfundoni ne pune te detyruar per rindertimin e lagjeve rilindja, sebashku me qenin e kasharit
    Historia perseritet, duhet te brohorsini Rrofte Rilindja, rrofte shoku Edvin

    Reply to this comment
  10. MH December 3, 23:50

    Ore llesh merru me detyrat e policise mos beje specialistin e ingjinierise.Ti me profesion polic don ti tregosha (formult)arat babait,ingjinierit.
    Ne kete rast konkret vendimin duhet ta merrin ekspertiza e specializuar.Si te vendosin ekspertiza te ndeshkohet njera pal.Polic Lleshi ose ingjinieri.
    Nese polic lleshit nuk i vertetohet deklarimi i godines se gezon gjendje te sigurt te mos perzihet ma ne keto ceshtje si pordha neper breke.Cdo njeri detyren e vet dhe kaq.
    Po qese keto pune i zgjidhe polici.Nuk asht e nevojshme te kemi eksperta ingjinieresh.Mjafton te kesh rroben e policit dhe din gjithshka.Anekdota boll me kene shkodrane.Alterrnohet: Boll me ken Polic te tana i ban.

    Reply to this comment
  11. E èma e Zeqos December 4, 00:36

    Pylli. Kè tè lèshè tè flasèsh? Kètè qè thotè se “kèshtu mendon edhe kryetari”? Mediokritetit dhe injorancès me 6 diplloma master, nuk i duhet dhènè hapèsirè. Ajo pèr tè cilèn kemi nevojè mè sè pakti, èshtè paniku i pèrhapur nga daullexhinjtè e kryetarève.
    E kupton PYLLI? Èshtè koha qè ata qè janè shkaktarèt e katastrofès urbane nè kètè vènd, tè mos na serviren si shpètimtarè.

    Reply to this comment
  12. mirel December 4, 05:39

    E shikoni?
    Ne vend qe shteti te vleresoje denoncimet dhe raportimet qe rrezikojne jeten e banoreve, shteti ben te kunderten, detyron banoret te hyjne ne ndertesat e demtuara.
    Derisa te bien prape.
    Stop, stop., stop
    dhe duke berititur ky bthqiri i Ramutit

    Reply to this comment
  13. Lasgushi December 4, 06:50

    MOS harroni nivelin shumë,shumë modest të kuadrove si ky Lleshi që dilnin nga shkollat ushtarake.Kjo justifikohet dhe kufizimet mendore të tyre nuk prishnin punë, për qëllimin që studjonin dhe nga vinin,përkundrazi.Edhe ky MPB është produkt tipik i këtyre shkollave.
    Sa ishte në ushtri ariti ta shkatërojë atë,këtë gjë po bën delirant me policinë.Po çka me ndërtimet.Njësoj si Versacia KM.Idi të gjitha. Është që është në Lezhë, le të shikojë pak,problemin e pjelljes së dhive,se është dëmtuar pak nga tërmeti.

    Reply to this comment
  14. Lili December 4, 07:35

    Prandaj na duhen expert te huaj se ketu profesionistet nuk kane te drejte me fol e me vepruar politikanet pa asnje shkolle na behen specialista te te gjitha fushave : ma expert se expertet!
    Mbylli hojen ,
    Vendos Njishi cili pallat do prishet
    Sipas planet qe ka marr nga Fuga and co
    E sipas oreksit te tyre per pikat ma te leverdishme!
    Mbylli gojen ju te tjeret!
    Cka jeni ju para Fuges and Co
    As sa ne bubereces!
    Mbylli gojen!
    Vendosim ne!

    Deri kur do duroni o shqiptare me u krqyrajtiar keshtu si qytetare te padenje me te cilat tallet keta?!
    Deri kur?!

    Reply to this comment
  15. hasani December 4, 08:43

    Nuk e kuptoj si lejohet akoma kjo gazete te botohet. Ministri e paska thene qarte se se shpejti vijene ekspertet per te bere vleresimin, nderkohe qe ju e komentuesit i turren ministrit per deklaraten e tij. Po perse more i deformoni deklaratat e zyrtareve!!! Po perse kjo gazete vetem shpif dhe injoron cdo pune te bere ne kete situate emergjence kombetare, ku edhe shtete nga e gjithe bota po ndihmojne. Pasqyrojeni kete situate me nota shprese, se shqiperia dhe shqiptaret do te ekzistojne ne jete te jeteve do apo nuk do gazeta dita e gazetaret e saj.

    Reply to this comment
  16. Priten dhjetra arrestime nga banda e rrezikshme e panikut, shumica nga qenefi i TV. December 4, 09:32

    Njerëz, hajdutët e shpellës së Alibabajt të Ridhjerjes së PS përdhosën lotin e sinqertë të Ramiz Vokshit nga Mamurasi, shqipëtarit me zemër të madhe që u ngrit nga fundi i botës me lot në sy nga dhimbja e tragjedisë familjare dhe vrapoj për të lehtësuar dhimbjen e trgjedisë së kombit duke dhuruar autombulancën qëndrës shëndetsore. Njerëz, mblidhni mëndjen, kusarët e PS, që nga Pjerinët e bashkive dhe prefekturave deri te Alibaba me poture ngelen kusarë edhe në fatkeqsi, të mos keni iluzion, qëndrimi i poshtër dhe i tejskajshëm fyes ndaj shpirt madhit me lot në sy, Ramiz Vokshit e dëshmon qartazi këtë. Këta hijena pa shpirt që fyen Ramizin duhet të lidhen , të tërhiqen zvarrë dhe të lidhen në një shtyllë turpi e populli në qytetet ku ata vegjetojnë ti pështyjë mu në surrat.
    Ndërsa shefi i shtëpisë së re me gjethe të Alibabës me poture po kryen detyrën me devotshmëri për përgjimin , zbulimin dhe arrestimin e armiqëve të rrezikshëm që përhapin panik. Barkëmëdhenjtë me uniformë dhe ata pauniformë, madje dhe vetë kapter Leshi , natën ditën janë vën në ndjekje elementeve të rrezikshëm të krimit të panikut dhe së shpejti do të realizohet operacioni antipanik i koduar “Kryeministri me poture, paniku dhe kapter Leshi” së shpejti priten arrestime dhe dhjetra elemente të rrezikshëm të bandës së panikut do të vihen pas hekurave.
    Lajme të rezervuara thonë që këto ditë do të arrestohet i gjithë ekipi i emisionit Stop me në krye Saimirin sepse ka konsumuar krimin e panikut duke nxjer në ekran Ramiz Vokshin duke u përlotur dhe ka bër thirrje që asnjë të mos dërgoj ndihma në portalin ” KÇK.com. qeveria”. Madje parashikohet që kapter Leshi personalisht, i maskuar do të depërtoj në këtë grup të rrezikshëm panik bërsish mbasi të rrëmbehet në mënyrë sekrete një nga vajzat kërcimtare për të kontrolluar nga afër veprimtarin armiqsore të drejtuar nga krimnelët e rrezikshëm të qenefit të ekranit, Saimirit dhe bandës së tij. Finalizimi i këtij operacioni ku po zbatohet dhe përvoja izraelite do të qetsoj sa do pak kryministrin në daljet e tij kronike në ekranet e qenefit televiziv, do të kënaq edhe agjentët e Leshit që përgjojnë edhe komentojnë në faqet e gazetës Dita. Por për këtë gazetë barkmëdhenjtë e kapter Leshit po konsultohen me një specialist për të paralizuar veprimtarinë e rrezikëshme armiqësore të saj, nuk është izraelit por është tropojan , është Sali Berisha paharruar edhe konsulencën me mikun e zotit Sali, Nikoll Lesin.
    Kapter Leshi, lart vigjilencën në ruajtjen e prapanicës që mbajnë poturet e kryeministrit, gjëja më e vlefshme e kombit në këto momente fatkeqsie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*