Drejtori që po zbërthen “krimet e komunizmit” kapet me vjedhje

September 3, 2019 00:48

Drejtori që po zbërthen “krimet e komunizmit” kapet me vjedhje

Nga Ilir Mborja

Kur më bie rasti të takoj ndonjë përkthyes apo filolog, më pëlqen shumë të bisedoj rreth temës së përkthimeve.

Për këtë shkak, u ndala e tregova vëmendje ndaj një djaloshi që më preu rrugën para ca ditësh në trotuarin para godinës së Filologjikut, aty te Rruga e Elbasanit.

Përshtypja se duhej të ishte student prej atij fakulteti m’u përforcua, kur, pas përshëndetjes, kuptova që më njihte mirë dhe, veç fejtoneve, duhet të kishte lexuar ndonjë nga përkthimet e pakta të mia.

Nuk e kundërshtova ftesën për t’u ulur diku në një kafe. Nuk isha gabuar. Ishte student në vitin e fundit të masterit për gazetari, aktiv në protestat e studentëve në dhjetorin që shkoi.

Atë ditë ndodhej aty për një provim të bartur.

Duke më treguar dosjen që mbante në dorë më shpjegoi se atë ditë, në fakt, nuk ishte fjala për një provim  të zakonshëm, por për paraqitjen para profesorit të një punimi që i përkiste llojit të gazetarisë investigative.

Hapi dosjen që kishte në dorë dhe filloi të më shpjegojë se tek tema e tij “Mistika e Origjinalit” ose “Sekreti i Hajdutit” bëhej fjalë për një plagjiaturë të doktoraturës së pedagogut të Universitetit të Tiranës Agron Tufa ndaj Dr. Aristotel Spiros, ish Përgjegjës Sektori i Gjuhës Greke, pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Në këtë rast, jo vetëm që bëhej fjalë për një vjedhje flagrante të pronës intelektuale, por ajo që është vërtetë tronditëse, është mbështetja institucionale që Agron Tufa ka pasur në këtë krim ordiner nga drejtuesit e Fakultetit.

Megjithë ankesat me shkrim të të dëmtuarit nga vjedhja, Fakulteti Filologjik i Tiranës, jo vetëm që nuk e ka dënuar plagjiarizmin e Agron Tufës, por e ka mbrojtur me vendosmëri edhe kur ai, siç do t’jua shpjegoj, është dorëzuar dhe e ka pranuar vjedhjen:

Kur u vendos rregulli që të gjitha doktoraturat të publikoheshin në internet, teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 09.05.2015), e përmbante plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros. Pas ankesës së këtij të fundit, drejtuar rektorit të UT Dhori Kule, teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 08.06.2015), tashmë nuk e përmban plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros. Mund të duket e çuditëshme, por tamam kështu ka ndodhur atëherë, kur shefe departamenti e Letërsisë ka qenë Dhurata Shehri, ndërsa dekan ka qenë Shezai Rrokaj.

Për të gjitha këto, në lidhje me plagjiarizmin e kryer nga Agron Tufa, këtu në dosje kam edhe dëshmitë përkatëse:

Për paraqitjen e tyre po ndjek rendin kronologjik, domethënë,

1) kam vënë në fillim botimin nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës të tekstit në aktet e Konferencës me rastin e 130-vjetorit të Nolit, zhvilluar më 2012 dhe botuar po atë vit edhe në letër.

2) Foto nga siti i Universitetit të Tiranës, ku duket se doktoratura e Agron Tufës është upload-uar më 19.02.2015.

3) Teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 09.05.2015), i cili përmban plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros.

4) Teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 08.06.2015), i cili tashmë nuk përmban plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros, pas ankimit të tij drejtuar rektorit të UT Dhori Kules.

5) Letrën drejtuar rektorit Dhori Kule, ku jepen argumentet për vjedhjen intelektuale të Agron Tufës (e njëjta letër i është dërguar edhe ministres së arsimit Lindita Nikolla).

6) Letrën e dytë drejtuar Dhori Kules, ku Dr. Aristotel Spiro ankohet për mospërgjigje nga ana e Universitetit të Tiranës…

Jam informuar në sekretarinë e Rektoratit se edhe Dr. Aristotel Spiro ka shkuar shumë herë aty për të kërkuar përgjigje në lidhje me ankesën e tij, por ata kurrë nuk i kthyen përgjigje zyrtare. Kuptohet qartë: Janë të gjithë mbrojtës të plagjiarizmit, të vjedhjes intelektuale.

 

Më poshtë faksimilet që vërtetojnë plagjiarizmin e kryer nga Doktor Tufa (mund të klikoni mbi secilën):

Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike – MANUSCRIPT

Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike separat

Doktoratura-Agron-Tufa-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise-me tekstin e vjedhur te A Spiros

Letër ministres Lindita Nikolla për vjedhjen e pronës intelektuale nga Agron Tufa

Letër drejtuar rektorit Dhori Kule, ku jepen argumentet për vjedhjen intelektuale të Agron Tufës

Letra e dytë drejtuar Dhori Kules, ku ankohem për mospërgjigje nga ana e Universitetit të Tiranës.

 

Ja edhe fejtoni me temë  “Mistika e Origjinalit” ose “Sekreti i Hajdutit” Agron Tufa”:

“Nuk dihet se kush dreqin ia shtiu në mendje Agron Tufës shakanë e Mark Markut (Më falni!  Mark Twain-it): “Më mirë merrni atë që nuk ju përket, sesa ta lini aty të neglizhuar.”. Ka gjasë të jetë vetë ajo, e shoqja e Mark Twen-it (Më falni!, e Mark Markut) – Dhurata Sheri, shefja e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, që t’ia ketë propozuar seriozisht Agron Tufës temën “Mistika e Origjinalit” më 18. 02. 2008, kur i firmosi në letër të bardhë(?!) doktoraturën.

Më pas, firma dhe vula e dekanit të lësëisë (Më falni!) të  Filologjisë, Shezai Rrokaj, e shpalli (pa paraqitur doktoraturë) Agron Tufën doktor?! Për udhëheqës shkencor,  recensentë e oponentë, as që bëhet fjalë.  Nuk përmenden gjëkundi?! Ne versionin online nuk janë shënuar emrat e anëtarëve të komisionit, siç është rregulli.  As emrat e recenzentëve.  As oponentët.

Në nxitim e sipër, askush nuk ka pasur kohë për të shpallur emrat e tyre, por paratë për “punën” e tyre, pa tjetër që dikush i ka futur në xhep, ashtu siç hynë që prej 2008-s, veç pagës, edhe 200 000 lekë të vjetra çdo muaj në xhepin e “doktor” Agron Tufës… Po të më lejohej një kontroll, kushedi ç’gjëra të shëmtuara do të dilnin…

Edhe tema e doktoraturës ka gjasë të jetë shkruar pas datës 18. 02. 2008, mbasi logjika ta do se ka qenë mistika e domosdoshme për vjedhjen dhe origjinaliteti i hajdutit në fjalë që e kanë çuar Agron Tufën e shefat e tij drejt atij titullimi. Meqë jemi duke folur për përkthimin, doktoratura e Agron Tufës “Mistika e Origjinalit”, në shqip ka vetëm një përkthim: “Sekreti i Hajdutit”…

Në të tilla raste, turpi, ndjenjë që shfaqet në ngjyrën e kuqe të fytyrës vetëm tek njerëzit e ndershëm , nuk ka ndodhur hiç me “doktor” Agron Tufën. Kryetari i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, kur shkarkoi në internet më 09.05.2015, teksti i doktoraturës së tij e përmbante plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros.

Ndërsa, kur studiuesi Aristotel Spiro, doktoruar në Universitetin “Kapodistria” të Athinës, e denoncoi atë për vjedhjen e pronës intelektuale të tij, Agron Tufa, në vend që të thoshte: “Hapu dhe të futem!”, pa iu skuqur faqja, futi në dhe turpin e tij: E hoqi nga interneti punimin e vjedhur nga kumtesa e Dr. Aristotel Spiros “Fan S. Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike”…

Duke bërë këtë, Agron Tufa, veç hajdutllëkut të tij, pranoi si të kompromentuar drejtpërsëdrejti në këtë skandal të gjithë ata që e ndihmuan dhe dekonspiroi para syve tanë gjithë komunitetin e hajdutëve në Fakultetin Filologjik…

Falsifikimi, vjedhja e pronës intelektuale, edhe kur i shpëtojnë penalizimit (si ka ndodhur gjer më sot me rastin e Agron Tufës e grupit të tij), janë të një rreziku të lartë shoqëror.

Imoraliteti intelektual, që rrjedh prej atij veprimi të pështirë, jo vetëm që është thuajse vdekjeprurës për gjithë arsimin tonë universitar, por, me pozitën si Kryetar i Institutit të Krimeve Kundër Komunizmit, Agron Tufa ka çoroditur e molepsur sot gjithë shoqërinë tonë dhe, komunitetit që përfaqëson, i ka vënë një njollë të madhe turpi…

Në faksimilet e dokumentave më lart do të shikoni se në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me vjedhje të veprës së një personi, por me një krim të rëndë akademik që, veç Agron Tufës, implikon drejtëpërdrejt edhe Dhurata Shehrin, Shezai Rrokajn e bashkë me to, me heshtjen e tyre, edhe rektorin Dhori Kule dhe ish ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Kështu e mbylli bisedën studenti që protestoi në dhjetorin  e shkuar për një cilësi më të mirë në universitetet tona…

 

*****

Botuar sot në Dita

September 3, 2019 00:48
Komento

38 Komente

  1. Viti i Vjeter September 3, 01:14

    HAHAHAHAH
    Atehere domethene meqenese pra krimet e sllavo-komunizmit nuk jane krime.

    Reply to this comment
    • saliu September 3, 10:25

      Domethene qe Dhurata SHehri eshte gruaja e Marks Markut. Ky eshte shume mik e taraf i Agron Tufes dhe lepires i Shezos. Jane te thella gropat e ketyre delenxhinjve.

      Reply to this comment
    • Ilir Mati September 3, 12:35

      thjesht: hajduti therret : “kapeni kriminelin”!

      Reply to this comment
    • mirel September 3, 15:17

      Viti i Vjeter, domethene, meqenese, pra
      Lum si ne sa te mencur i kemi keta akuzuesit e komunizmit. Gjysmake te dekoruar me doktoratura

      Reply to this comment
  2. drita September 3, 05:28

    Vidh c’te mundesh, c’te del perpara, sa te ha krahu, sa te nxe stomaku, thesi, llogaria bankare, ne perpjekje per te mbyllur gropen e makuterise , qe si Gropa e Marianeve do t;ju marre perfundimisht ne thellesirat e turpit. Qeveri hajdutesh, arsim hajdutesh etj etj -bote krimi e papare e lyer me bojen e turpshme te kryeministrit bojaxhi!

    Reply to this comment
  3. Lasgushi September 3, 05:55

    Agron Tufa,Dhurata Shehri,Shezaii Rokaj,Dhori Kule,Mark Marku..Pseudo intelektualë se nuk mundet të jesh i tillë edhe hajdut.Sa poshtë e kanë ulur nivelin e kulturës dhe shkencës shqiptare.Nivel të arritur me punë e vështirësi shekullore.Ashtu siç shkatërruan të gjitha fushat e jetës.ekonomi ,art,kulturë,siguri,ushtri sport në Shqipëri.Sala,Meksi,Fatosi,Meta,Majko…e co.së bashku me ushtrinë badhibozuke që drejtuan e drejtojnë.

    Reply to this comment
    • Berati September 3, 12:42

      Ne fakt punimi i ketij “gazetari potencial” ngjan me nje dacibao te kohes se maos. Asnje fakt asnje rresht konkret se ku eshte kopjuar e si. Edhe nese po a eshte evedentuar nga autori? Sidoqofte ky gazetari ne tentative do beje karriere ne radhet e organizaten kriminale te ishsigurimsave ne rolin e lehesit . Urime

      Reply to this comment
      • Ali Pazari September 3, 17:13

        Hapi syte o Berati..hyp ne Kala dhe lexoi me siper .i ke te shenuara te gjitha,.mos rri e bej sehir te Ura e Gorices…

        Reply to this comment
  4. Besniku September 3, 05:55

    Nuk mund te ishte ndryshe maskarai Tufa.
    Ai ka , ne mes te dites, na shben historine e re, pjese e se ciles jemi ne, te gjallet.
    Jo me mos marri per vehte tituj te pamerituar.
    Doctor surrati I tij, qe e tregon fare hapur ç”debil eshte!
    Njeri ky vend, dhe te rinjte, ne dore te kujt kane rene.
    Kur lexon nje shkrim si ky I Z Mborja, merr ca fryme, se mendon qe ka akoma intelektuale qe e duan Shqiperine.
    Se kur shikon perballe tij Rrokajt e Kulet, te ze data e mjerohesh per fatin tone te keq.
    Por ajo qe te tmerron eshte fakti qe Rama, qe Talley dikur me mediokritetin e Tufave, dhe nuk I afronte gjekundi, tani jo vetem I afron e I perkedhel, por I mbeshtet ne te gjithe poshtersite e tyre, ndaj historine se vendit tone.
    Ky eshte njelloj si Berisha, dhe duhet luftuar njelloj.

    Reply to this comment
  5. Urgjent Vetingu tek Filologjiku September 3, 06:22

    Ky eshte skandal i padegjuar. Ministria e Arsimit urgjent duhet të dergoje nje ekip kontrolli ne Fakultetin Histori-Filologji, dhe te inspektoje me imtesi procedurat e dhenies e doktoratures se Agron Tufes. Nese vertetohen keto shkelje skandaloze, si psh mungesa e udheqesit, recenzentit, oponentit, komisionit te shqyrtimit te doktoratures, , atehere ceshtja duhet cuar ne Prokurori.

    Si minimum, Dekanati apo Rektorati duhet te terheqin zyrtarisht dhe menjehere doktoraturen e Agron Tufes ose ta rrezojne ate si te papranueshme dhe poshte standardeve akademike te UT.

    Rektorati, Dekanati dhe Ministria e Arsimit t’i shkojne deri ne fund hetimit akademik per te nxjerre te gjitha pergjegjesite, si dhe allishverishet e Tufes me miqte e mikeshat e tij tek Fakulteti Filologjik dhe Gazetaria, dhe qokat qe ka bere Tufa me bordet e Institutit te vet.

    Tufa duhet te detyrohet te ktheje te gjitha shtesat mbi pagen, 200 mije leke ne muaj, qysh nga data e “doktoratures”.

    Flasim per veting ne gjyqesor, por gjendja ne Fakultetin e Gjuhe-Letersise-Gazetarise eshte shume here me keq..

    Edhe Parlamenti duhet te levize, dhe te mos hiqet sikur eshte ne Hene. Plagjatura e Tufes automatikisht e shkarkon ate nga detyra e Drejtorit te Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit.

    Duhen pare edhe konfliktet e interesit brenda bordeve te Institutit Tufa, qe para dy vjetesh kishte kete perberje:

    Anëtarë bordi
    1. Kolec Topalli
    2. Alfred Lako
    3. Uran Butka
    4. Pjetër Pepa
    5. Gëzim Peshkëpia
    6. Romeo Gurakuqi
    7. Nebil Çika
    Anëtarët e Bordit të Këshillit Shkencor
    1. Valjeta KAFTALLI
    2. Dhurata SHEHRI
    3. Virion GRAÇI
    4. Visar ZHITI
    5. Agim MUSTA
    6. Gjovalin ÇUNI
    7. Kolec ÇEFA

    http://telegraf.al/politike/kasaphana-vjetore-me-bordet-sa-kostoja-e-620-apartamenteve/

    Reply to this comment
  6. IVONI September 3, 07:25

    I VETMI KRIM QE KA BERE KOMUNIZMI ESHTE LUFTA NDAJ KRIMINELAVE QE SOT QEVERISIN DUKE DEKORUAR , PAGUAR , GRADUAR PROPAGANDUAR ETJ , ELEMENTIN KEQBERES ME VEPRIMTARI TE THEKSUAR ARMIQESORE , ANTI POPULLORE , DUKE E HEDHUR ” VALLEN” SIPAS ORKESTRES QE NUK E NJEH NOTEN MUZIKORE TE OLIGARKEVE BOTERORE TE KRIMIT EKONOMIK , POLITIK , SHOQEROR ETJ ETJ QE PO PERPIQET TE SHKATERROJE SHOQERINE NJEREZORE .

    Reply to this comment
  7. intelektuali September 3, 07:35

    E ZBULUAT ME NE FUND EDHE JU O GAZETA “ARMIKUN E KLLASES”?

    Po kur kopjon miliardieri Taulant Balla, Bosi i Rilindjes Enveriste dhe Bosi i Laboratoreve ne Xibrake te kokaines se importit, pse te mos kopjoje edhe “Armiku i Kllases” Agron Tufa pa breke ne bythe?

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti September 3, 08:36

      O HALEINTEL u preke ti..sa qe harrove se gazeta eshte gazeta e nerume Dita, ku ti vjell cdo dite nga goja, ate qe te vjen nga bythcarja jote e nje te semuri psiqik me sindromin vill…vill..dhe mbushe halene tende gojore te perditshme.Po pate fakte per Bosin e Xibrakes hidhi ne shesh, qe ta kesh per profilaksine e metejshme te “semundjes” …Mjaft me o “Plehra historike” e gazetes se nerume Dita..Te shkuara me kaq dhe te fala Nexhit dhe Ulajt me qe i ke per zemer..

      Reply to this comment
      • intelektuali September 3, 10:55

        Nuk e ka njeri me gazeten e nerume dhe liberale DITA qe mund te publikoje cfare te doje, helbete nuk jemi ne Kohen e Qepes te Enverit,

        prandaj:

        Beji te fala Taulant Xibrakes, atij katunarit te Edvin Droges qe i vijne Toyotat plot me euro nga shitja e kokaines imperialiste dhe kanabisit socialist,

        por:

        Beji patjeter te fala te posacme HAJDUTIT me te madh qe njeh historia, Arsen Lupenit shqyptar, Bashkim Ulaj, qe vjedh identitetin e firmave amerikone si petlla taze dhe kur e kapin me presh ne duar nuk ka Drejtesi qe ta ndeshkoje,

        prandaj:

        EJVALLAH!

        O BOLE budallaqe qe s’di gje fare dhe qe nuk ha asnje pyke llogjike

        Reply to this comment
        • Ai qe di ti September 3, 16:03

          Bere ..c`bere e pranove me ne fund qe je nje “BOLE e ZGJUAR” qe”merr vesh per te gjitha dhe per “asgje”,pra nje HALEINTEL specifik..kur te tjeret te duken te gjithe Budallej….Me duket se ke harruar pa i dhene te fala Nexhit,njerkes tende me Baba VEREN…..Ha..ha…sa kom qesh o shoku im i burgut…Selom e mo matone…

          Reply to this comment
        • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli September 3, 20:43

          O Intelopordha . Me sa u hidhja nje sy denglave tende , kujtoja se ishe ndonje psikopat , por ne vijim u binda plotesisht se je ne kufijte e nje debili , per te mos thene , te nje idjoti !

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 3, 18:17

      sume na i mbylle gojën!!
      meqënëse e ka dhjerë tallland palla,le të hajë sa të dojë gon tufa!hallall e ka!!
      bile dhe ti mund të hash!!
      nëse të lë gjë tufa!
      ë!!
      or qelbësirë që “fajin e ka arbitri”,nuk je në futboll!
      nëse e ka bërë tufa!?
      të paguaj njëlloj si dhe palla a loqja!!
      hale e ndyrë që vetëm mutin e të tjerëve shan!!tëndin e ha sa ngopesh!
      idiot!!
      kur do mësosh mor qën se të shkoi jeta gomar!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 4, 12:46

      sume na i mbylle gojën!!
      meqënëse e ka dhjerë tallland palla,le të hajë sa të dojë gon tufa!hallall e ka!!
      bile dhe ti mund të hash!!
      nëse të lë gjë tufa!
      ë!!
      or qelbësirë që “fajin e ka arbitri”,nuk je në futboll!
      nëse e ka bërë tufa!?
      të paguaj njëlloj si dhe palla a loqja!!
      hale e ndyrë që vetëm mutin e të tjerëve shan!!tëndin e ha sa ngopesh!
      idiot!!
      kur do mësosh mor qën se të shkoi jeta gomar!!

      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      « Back

      Reply to this comment
  8. Hajdut ti hajdut une ,kush eshte hajdut September 3, 07:58

    Keta hajdut 30 vjet vazhdojne te vjedhin mallin socialist sepse e urrejne soc dhe vetem keshtu nuk i ngelet nam e nishan.
    Ato filmat nuk na i ndaloi ky monster qe naqenke edhe hajdut.
    Eh kush nuk ka vjedhur ketu ne kete rrumpall dhjerokraci…

    Reply to this comment
  9. info analitike September 3, 08:13

    Shoke te Dites e shoku Mborja. Mire qe hodhet kete “scoop” por te pakten na informoni sa perqind te punes totale ze plagjiatura per te cilen akuzoni Agron Tufen. Jo per gje po akuzat nese i beni bejini te plota e te dokumentuar e jo si shashka vere.
    Pastaj mos u ngaterro kot me protesten studenteve se ti nuk me duket se i dole ne krah perkundrazi. Betejat o shoku Mborja nuk behen vetem per interesa bindjesh ideologjike. Nese Tufa ka kryer plagjiature kjo nuk dmth. qe ne kohen e diktatures nuk pati krime e kriminele qe duhen denuar. Tani pyetja ime per ty e per shoket e Dites eshte: Kur do te kerkohet falje per genocidin ndaj shqiptareve te kryer si gjate LANC ashtu edhe gjate diktatures. Meqenese u pelqen te krahasoheni me Europen, ajo e ka mbyllur njehere e mire kete kapitull ku te gjitha palet kane bere “mea culpa” per krimet e kryera, madje, per ta thene me gjuhen e spiropaleshes, jane bere edhe filma.

    Reply to this comment
  10. Kola September 3, 08:48

    C’ta zgjatim me tej o Ilir vellai! Kjo pune eshte qelbur nga koka e deri ne kembe. Ketij mileti nuk i bejne fare pershtypje keto krime te qelbura, por i ka mbet ora tek krimet e komunizmit. Nejse, kur damllaja tu bjere edhe vet atyre ne koke, mbase do e kuptojne se ate te keqe e kane kerkuar prej kohesh.

    Reply to this comment
    • dritan shkaba September 3, 11:45

      Ujku , ujku, cakalli po ben kerdine, shaj komunizmin dhe nga ana tjeter vidh, dogj, shaj, shkaterro, shit e bli, cfare te dale perpRa; kjo eshte deviza e ketyre njerezve qe u ka ngel ora te komunizmi qe ka 30 vjet qe ka ikur nga drejtimi i vendit.Shtei dhe institucionet jane barikada e mos lulezimit te semundjes qe po kalojme.Agronet me dy fytyra e shume maska duhen vene para drejtesise e jo te na bejne ligjin e listat ndaj heronjeve dhe njerezve qe kane vene jeten ne rrezik per te miren e popullit dhe atdheut.

      Reply to this comment
    • mirel September 3, 16:00

      E o Kola, keta te akuzojne: E ke fajin ti pse me kap duke vjedhur thone
      Kete thone te gjithe nga intelHaleja dhe deri te anal itiku

      Reply to this comment
      • info analitike September 3, 18:00

        po c’ke moj mirela llastica qe te djeg kur te preket dashuria per kumandarin. Ti mbaje gjithnje ne mendje e zemer po Europa keta monstra i ka hedhur ne koshin e plehrave si gjithe kriminelet e tjere.

        Reply to this comment
        • mirel September 3, 20:16

          Shi bajga flet per Evropen qe i pushkatoi pa gjyq kermat si puna jote, lincim publik ju ka bere

          Reply to this comment
          • info analitike September 5, 13:00

            prandaj me pas kerkuan falje per ato lincime e per vrasjen e shume te pafajshmeve o mirela, gje qe ti e enveriste te tjere nuk keni as moral, as ndergjegje e as burrerine qe ta beni.

      • intelektuali September 4, 13:22

        Dole nga Halja allaturke bythenderur edhe ti o mirel Pushti i Enverit?

        Reply to this comment
  11. intelektuali me fillore September 3, 09:03

    o Gone po pse na e bere kete o vella.Ne ke ty i kishim shpresat qe te shkaterroje kamunizmen e marksizme leninizmen.Ti je pene e fuqishme or te qifsha ropt.Mua ma jepje ate mut disertacioni e ta kisha bere pa kopjuar askend nga keta kelyshet e komunizmes.Na felliqe.

    Reply to this comment
  12. Nik Martini September 3, 12:20

    Plagjiatura e Agron Tufës eshte vetem maja e ajsbergut te “lindjes”, “zhvillimit” dhe vetem te “sukseseve” te tipave si kjo Tufë e tranzicionit traumatik shqiptar. Ndonje i ngeshem dhe me afer fushes, le te kerkoje ne arkivin e Ministrise se (a)kultures, emrin e te cilit do ta gjeje kudo ose anetar, ose kryetar jurie, ose i vleresuar me çmimin e pare, por rralle here te dyte apo inkurajues. Ne cdo bord, kudo i pari “i talentuari” cudiberes, ne balle, si uji i paket.
    Fenomeni TUFA, qe tufon jo pak rreth vetes si nje kenete intelektuale e interesaxhinjsh te degjeneruar e te implikuar rende…., me tipare te mirefillta pushtuesi, qe secili ne fushen e vet, me flamurin e KRYEKRIMINELIT E ARMIKUT TE POPULLIT E KOMBIT SHQIPTAR, Sali Berisha, eshte shume kompleks. Perkunder bllokimit a izolimit atij i jane hapur te gjitha dyert me lehtesine me te madhe, si Mesia i letrave shqipe, me heret dhe i politikes, kur pretendonte te behej edhe Minister Kulture.
    Duke qene fenomen kompleks dhe autoret realizues jane te shumte. Me se pari, do te ishte shume i vlefshem, kontributi i ish-ambasadorit shqiptar ne Rusi, ne kohen e ndjekjes se studimeve te Tufes atje, zotit SHAQIR VUKA, i cili di shume. Nder ata qe mund te kontribuojne s’do perjashtuar edhe “dobesia” e Edi Rames, qe vetem pak metra larg Kryeministrise, “lejoi” te emerohej nje kryetar i tille Instituti, i cili me bordet, me veprimtarine dhe kryeqezatat qe ndermori, sidomos kunder LANCL, kinematografise (si prolog) shqiptare, rehabilitimet e bashkepunetoreve me damka te fashizmit, e ktheu Institutin jo si seksion akademiko-politik te PD-se (detyre qe e kryente dikur Aurel Plasari me Fahri Balliun, Kasem Biçokun, Sherif Delvinen etj, ne Biblioteken tone Kombetare, por si Seksion i NEOKOMITETIT TE MALEVE. Sigurisht Edi Rama duhet te flase me shume per kete rast ashtu sic duhet te çheshte per turpin kombetar te Memorialit te Erdogan Sullanit.
    Si fenomen kompleks ka dhe anen ligjore, e cila do ndjeke me perparesi, per te shmangur kthimin e departamentetit te leterssise ne UT ne cerdhe plagjiatesh si rasti i “Hartuesit” te fjalorit Frengjisht-shqip, Prof. Dr.Plagjiat Adem Jakllari.

    Reply to this comment
  13. Joni September 3, 13:17

    bukur.Te pakten,si thoni ju.e pranoi.Po Taulant Balla qe nuk e pranoi.nr. 2 i filindjes,injorant dhe superspecialist ne vjedhje? Po gjuhetari Ahmetaj qe drejtoi ekonomine ne favor te shefit dhe krimineleve injoant te Rilindjes,qe mbushin parlamentin,KM dhe bashkite?E vetemja qe nuk eshte pladjiatur eshte qeveria Rama,.Dhe ne Afrike te ishte ,do ishte denuar me burgim te perjeteshem dhe ne SH.B.A. me vdekje ne kariken elektrike.

    Reply to this comment
  14. Konti Sbalta September 3, 15:01

    “Tufa” e grabitesve te pasuris intelektuale filloka me te vertete nga Tufa e vazhdoka me Butket ,Zhitet ,Markajt ,Dhuratat e “Sherrit”,,Kulet e Rroket e te tjere qe do te dalin ndoshta se shpejti;te gjithe keta mbrojtes te flaket te Rrevolucionit antikomunist e”Demokratik”te nisur e te frymezuar nga Sali Berisha e idhtare te tjere te mbretit e kanuneve te feudalizmit..Mbas ketij “zbulimi”a mund te qendroje akoma Agron Tufa e te tjere te lidhur me te ne ate Institutin famekeq “te krimeve te Komunizmit”per te gerrmuar e varrosur edhe njihere heronj te tjere te luftes Nac.Cl.?

    Reply to this comment
  15. fteri September 3, 15:36

    A’ka më turpë ,e K R I M Ë ,kur Departamenti i Letërsisë në Universitetin e Tiran ës më 18. 02. 2008, i firmosi në letër- FUSHË -të -BARDHE AGRON TUFËS VJEDHJEN E PRONËS TJETRIT DHE AGRON TUFA BËHET menjëher -D O K T O R shkencash pa tru !!! (PRA -GOMAR HAJDUT ) në letërsI.?!!!!!!!!

    Dhe më tej bashkëpuntor në këtë krim vihet dhe
    dekani fakulitetit letërsisë Shezai Rrokaj,që e shpalli (pa paraqitur doktoraturë) Agron Tufën doktor,,por çfar doktori ,një hajdut i pronës intelektuale e tjetrit.shpallet doktor në letërsi në shqipëri ,pra mes të vdekurve të shkencës i shtohet dhe Shezai Rrokaj ,me të vdekurve nuk ka fitues ,por ka vetëm humbës …! !!!!!

    Reply to this comment
  16. fteri September 3, 15:40

    A’ka më turpë ,e K R I M Ë ,kur Departamenti i Letërsisë në Universitetin e Tiran ës më 18. 02. 2008, i firmosi në letër- FUSHË -të -BARDHE AGRON TUFËS VJEDHJEN E PRONËS TJETRIT DHE AGRON TUFA BËHET menjëher -D O K T O R shkencash pa tru !!! (PRA -GOMAR HAJDUT ) në letërsI.?!!!!!!!!

    Dhe më tej bashkëpuntor në këtë krim vihet dhe
    dekani fakulitetit letërsisë Shezai Rrokaj,që e shpalli (pa paraqitur doktoraturë) Agron Tufën doktor,,por çfar doktori ,një hajdut i pronës intelektuale e tjetrit.shpallet doktor në letërsi në shqipëri .

    Pra mes të vdekurve të shkencës i shtohet dhe Shezai Rrokaj ,dhe gjithmonë mes, të vdekurve nuk ka fitues ,por ka vetëm humbës …! !!!!!

    Reply to this comment
  17. kico jorgo September 3, 19:02

    E bukur. dmth agron tufa ne vitin 2008 i ka vjedhur ketij spiros shkrimin e vitit 2013. Mund te kishit shkruar se paku fjalet “para eres se re” per te qene me serioz.

    Reply to this comment
  18. SHKODRANI September 4, 15:38

    Ne fakte A.Tufa po bene nje pune sh.te mire ne thenien e disa te vertetave ngjarjeve te ndodhura ne sistemin cnjerzor komuniste , sot shtypi krimbat e kuq , persekutoret , gjykatsat dhe hetusat sadista tipi ordineri braho e kompani po mundohen te shpifin gjana per te cveletsuar punen e z,Tufa , dhe ky atikull ne kete vazhe eshte .

    Reply to this comment
  19. Nik Martini September 5, 13:33

    SHKODRANI i SEKTIT DOMINUES LOKAL “E ban Zoti mire” (kur, ne “kohen e Jozit, te diplomacise ajrore parlamentare, – 1 milion km, neper bote shetitje turistike?!, te permbytur thuajse deri ne fyt, hapet molon ne hyrje te Parruces, thuajse); Mos i ngaterro gjanat. Jane dy gjana te ndryshme. Detyra funksionale dhe hajnia intelektuale. Deshta me te pyet: a thuhet ende ne Shkoder, ne raste te ngjashme, qe 100 djem a vajza me pase pasha nje, s’ia çoj me ma mesuese Dr. Agroni, ose Dr. Agroni i SKANDALEVE te nje pasnjeshme. Mire mbetsh o i SEKTIT regresiv (per te keqen e kryeit tuej); E BAN ZOTI MIRE! Priteni! Sic e bani ZOTI BERISHA, qe e profetizuat (OSE EDHE VETPROFETIZU) TASH 30 vjet! Pashe besen, a ke ndie ndonjehere qe ndokush eshte veteshpallur (pa ia thane kush, me fakte, si rasti ne fjale) une jam hajdut! Po kthejellohuni nje dite o paciente “antikomuniste”, qe s’po lini gje ne fytyre te tokes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*