Drejtori veteran 26 vjeçar i administratës këshillon drejtorin çerr 24 vjeçar

July 25, 2016 19:31

Drejtori veteran 26 vjeçar i administratës këshillon drejtorin çerr 24 vjeçar

 

 

Reforma në drejtësi dhe ngërçi që ajo shkaktoi në politikë dhe në jetën e administratës publike janë lënë pas. Tani ekziston mundësia që mjaft drejtues të ulët e të mesëm të administratës, para se të nisen për pushime, të kryejnë një rezyme të ngjarjeve që kanë ndodhur dhe të krijojnë një vizion të qartë për të ardhmen. Për ta ndihmuar në këtë proces të pashmangshëm konjitiv, drejtorin 24 vjeçar të administratës Ronaldo Trangulli e ndihmon miku i tij, drejtori veteran 26 vjeçar i administratës Alket Zigzagu, mësojnë Gojët e Liga.

Kuptohet, fjala është për atë lloj mençurie që ta sjell si dhuratë pjekuria e viteve, por edhe përvoja e akumuluar jetësore e Ketos, çka i mungon shokut të tij të ri. Dhe i rrituri nuk ka munguar pardje ta ndajë këtë përvojë me Ronaldon, i cili ka veç 6 muaj drejtor dhe nuk i kupton mirë ca gjëra.

“Duhet me u mat mir para se me bo tenderin, plako”, tha mendueshëm Ketua, dhe mjaftoi kjo fjali që veterani të merrte gjithë vëmendjen e djaloshit 24 vjeçar.

Trangulli, megjithëse i diplomuar për marrëdhënie kombëtare në Universitetin e Kamçatkës në Tiranë, i bëri veshët katër, siç bën sa herë shoku dhe mentori i tij i urtë vendos ta këshillojë për diçka.

“Dëgjo, maj mend se ndihesha njësoj si ti, kur kam qenë në fillim të njëzetave”, tha 26 vjeçari, “fillova si shef sektori. Por ca gjëra t’i mëson vetë jeta, me tallazet e saj”. “Këtë ta thotë dikush që ka qenë si ty vite më parë”, shtoi veterani.

“Ed Rama, plako, nuk osh se ka punu keq në bashki”, tha veterani 26 vjeçar disa çaste më pas, “por Erioni ka me arrit dhe me ja kalu”.

Pasi u thellua pak, Alket Zigzagu shtoi: “Edhe Doktori i ka bo ca punë, plako”.

Duke i hedhur dorën në sup 24 vjeçarit, teksa porositën edhe dy kafe të tjera, Ketua e qetësoi Ronaldon, duke i thënë se është e natyrshme që në rini dikush të bëjë ca gabime.

“Rëndësi ka të mësosh prej tyre”, shtoi i vjetri. “Mbase nuk e kupton krejt panoramën tani”, tha 26 vjeçari, “sepse je ende duke parë drurët në vend që vështrimi yt të rrokë gjithë pyllin. Por s’ka gjë, kjo i ndodh edhe më të mirit”.

“E dëgjove sa mirë foli avokat Ngjela dje?”, tha Ketua pas një pauze, duke tretur vështrimin në horizont, “m’ka bo përshtypje, lal”.

 

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Që domethënë se emrat dhe detajet e ngjarjeve mund të jenë sajuar, por thelbi bën vaki të mbetet i njëjtë me realitetin. 

July 25, 2016 19:31
Komento

5 Komente

  1. ARIU July 27, 09:30

    Keni 2jave qe e lini kete shkrim qe vetem humor nuk ka!
    Hiqeni se ulni veten me keto qyfyre katundi.
    Mos u beni si AL PAZAR:
    -Aktore te shemtuar dhe humor qe behet vetem tek kazanet e plehrave.

    Reply to this comment
  2. ble-ta July 28, 14:07

    Arinjte nuk e kuptojne humorin e holle , plako,

    Reply to this comment
  3. enea fr July 28, 21:51

    Hahahaa 🙂
    E bukur fare. Te MAS -i njof dy tipa qe jane fiks si keta 🙂 Dhe e kane grure me ministren

    Reply to this comment
  4. Petro July 28, 22:53

    Lexova tre komentet me siper dhe arrita nje perfundim: Ariu do jete nga keta drejtoret “veterane” ndaj eshte merzit. jam gabim????

    Reply to this comment
  5. Fatmir Lohja August 3, 12:18

    Kemi nje perralle te vjeter ne shqip.Titullohet:”Pse nuk i vrasin me pleqt.”Ju rekomnadoj te lexoni,se mua me ka pelqyer shume.Me respekt Fatmir Lohja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*