Burgjet: Ulndreaj nuk është shkarkuar. Vëllai: Dezinformim i qëllimshëm i News 24

January 17, 2014 22:48

Burgjet: Ulndreaj nuk është shkarkuar. Vëllai: Dezinformim i qëllimshëm i News 24

Drejtori i Burgut të “Drenovës”, Filip Ulndreaj nuk është shkarkuar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë hedhur poshtë informacionet për shkarkimin e Ulndreajt. “Nuk ka absolutisht asnjë shkarkim të drejtorit Ulndreaj. Sqarojmë se Ulndreaj është komanduar drejtor i burgut të Drenovës pas episodit të arratisë, ai vazhdon të jetë i komanduar. Aktualisht ne jemi në procedurë për emërimin e tij me të drejta të plota si drejtor i burgut të Korçës. Çdo informacion tjetër nuk përfaqëson të vërtetën”, – thanë për DITA-n burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ulndreaj u komandua drejtor i këtij burgu në Nëntor 2013 disa ditë pasi 7 të burgosur arritën të arratiseshin. Informacionet në media për shkarkimin e Filip Ulndreajt nisën të qarkullonin pasditen e e së enjtes. Vëllai i tij, Simon Ulndreaj, në një kërkesë drejtuar DITA-s kërkon zbardhjen e këtyre informacioneve duke shtuar se mediet që e publikuan kanë pasur tendencë për të keqinformuar. Më poshtë reagimi i Ulnrdreajt:

“Ju drejtohem ju si e vetmja gazetë objektive në Shqipëri për të bërë të mundur verifikimin e situatës dhe informimin e publikut mbi njoftimin e dhënë në kanalin televiziv News 24 për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Burgut në Drenove z.Filip Ulndreaj.
Unë jam vëllai i Filipit dhe kam komunikuar dje me Filipin personalisht si dhe me eprorët e tij lidhur me njoftimin për shkarkimin nga detyra. Lajmi që është dhënë dje nga News 24 është një skup mashtrues televiziv për interesa të caktuara, i cili synon dezinformimin e publikut, krijimin e idesë se qeveria aktuale po godet drejtuesit që zbatojnë ligjin si dhe demotivimin e punonjësve të administratës publike në luftën e shpallur tashmë ndaj krimit. Ju ftoj ta verifikoni problemin në të gjitha kanalet tuaja të komunikimit, pasi Filipi është në krye të detyrës në Burgun e Drenovës. Kam besim se Gazeta Dita do ta bëjë këtë për të zbuluar të vërtetën për opinionin publik.
Simon Ulndreaj”.

January 17, 2014 22:48
Komento

10 Komente

  1. Kalibri January 17, 22:58

    News 24 e Irfan Hysenbelliut? Ja duroni dhe ca se Fania eshte mesuar qe emerimet i bente nga televizori. I do ca muaj ai sa ti dale huqi, se e ka te ngulur shume thelle……(per huqin eshte fjala)

    Reply to this comment
  2. DREAM January 17, 23:59

    hahahhahahahhahahah
    Dhe une i drejtohem redaksise Dita ,ku mos te caj kaptinen fare te kerkoje informacion mbi drejtorin dhe spjegim per Simonin …se kta dy vellezrit sa te kene BIG Brotherin e LSI nuk i shkarkon askush nga puna …jo se ne fakt kane vajtur me konkurs aty ku jane ..hahhahaahhaa
    Dita ,kur te mundni me shuani kuriozitetin ///pse shkruan vellai i ktij dhe jo vete drejtori ???
    1 } drejtori do jete nen 18 vjec dhe ka nevoje per zedhenes
    2] drejtori nuk di te shkruaje
    hahahhahahahahahahahah,

    5 burgaxhinj ,ngriten ne kembe dy shtete ,as nje muaj me pas u gjenden sharra ,celular ..kaq dime ne dhe drejtori i komanduar do shkarkohet ???????????
    Po pse mos eshte gje burg i sigurise se larte qe ta shkarkojne ?????
    Nje qe ka qene kryekrimineli i Durresit ,merr leje si turist ,del si vip …ekzekutohet me nje atentat qe dhe mafiozet do i kishin zili ,ne nje nga pikat me te ngarkuara me trafik dhe njerez
    nuk dihet si ka arriturr te mar leje {ne fakt e dime te gjithe} ,nuk dihet kush ka dekospiruar faktin qe ai ishte me leje {ne fakt e dime te gjithe} dime dhe ata te D.Dajtit {jam kurioze u gjykua ky Dajti …jo se une e kam lene te seanca 203 dhe ende pa gjykim}
    dhe Palacua ,ai N.Nacua nuk denjon te dali as te marri pergjegjesite e tija , nuk denjon te shkoje te ai Qytetari qe gabimisht mori plumbin …jo dhe aq gabimisht ne fakt sepse ata i nxjerr shteti dhe Qytetarin ne kte rast e vret shteti ,po vret ate qe e ka votuar …histori e vjeter kjo ….oh ,harrova ktu nuk shkarkohet askush ,jemi me partine e forte
    KTU ASKUSH NUK KA DINJITETIN TE VETE SHKARKOHET
    KURVLLIK BUR{r}ASH !

    Reply to this comment
  3. simon January 18, 10:55

    I nderuar Dream.
    Me duket ja ke futur kot. Ti paske probleme me Big Brother, LSI dhe ku di une. Ne flasim ketu per lajme te sata ose te pasakta, per nje fenomen te shemtuar mediatik, i cili nuk e ka per gje te jape lajme te rreme per ty, per mua dhe gjithsecilin prej nesh.Ja ke futur kot, kur aludon per funksonin tim, i cili nuk ka asnje lidhje me detyren shteterore. Une jam ne sistemin prej vitesh dhe po deshe eja per konkurs. Kam nje staf qe te teston qe ne shikimin e pare. Lidhur me problemet qe ekzistojne ne tek burgjet, edhe ti mund te shkruash ne cdo gazete te ketij vendi dhe te kritikosh fort fenomenet, kjo nuk ka lidhje me mua. Per aftesine apo paaftesine Filipit mund te shkruash gjithashtu kudo.
    Te pershendes gjithsesi dhe te uroj mendje te kthjellet!

    Reply to this comment
    • DREAM January 18, 14:14

      Simon pershendetje !
      Jo ,nuk ja fusim kot .Asnjeher ,sidomos une .
      Nuk e di cfare ka tregua tv ,sepse nuk mund te izoloj trurin me llogjet e pacavureve mediatike .Por me beri pershtypje mania e juaj ,per te cilesuar qe vellai i juaj nuk qenka shkarkuar .Mos valle duhet ta marre si kapadaillek kte ?!
      A kemi nje problem me kte burg ? Duhet ta pranoni qe kemi shume probleme ,jo vetem 1 .Burg i sigurise se larte Zoteri ,po flasim per kriminele .Sikur mos te mjaftonte arratisja ,ata vazhdojne te sfidojne sistemin ,ligjin ,shtetin .
      Dhe ju prekeni se japin nje informacion te rreme .
      Ju na sfidoni …Jeni kategoria e paprekshme .
      Mua mos me tregoni stafin qe te vleresoka me nje shikim …se une nuk jam kategoria e stafit te bingo Saimirit …more vesh shoku ish oficer dhe administrator i bingove pa letra e leje .Me shume edukate
      sepse jo te gjithe jemi niveli i juaj !
      Duket qe jeni ne sistem prej vitesh ,ne fakt duket si po ecen sistemi .
      Keshille stafit …nuk duhet te testojne me shikime …por me shkollime .
      Gjithsesi me pak arrogance do ju bente disi me te vleresuar .

      Reply to this comment
  4. Fran Bjeshka January 18, 14:49

    Vetem ne Shqiperi ndodhin qyfyre te tilla qe vellai ben pergenjeshtrime zyratre per vellan zyrtar shteti, kur kete detyre e ka vetem institucioni shteteror i burgjeve, ndoshta mbizoteron akoma psikoza qe ne shqiperi cdo post zyratr konsiderohet dhe trajtohet si prone private e familajre

    Reply to this comment
  5. simon January 18, 16:52

    Prape per zoterine me pseudonimin Dream.
    Si duket paske gjetur vendin e duhur per replike me pseudonim, karakteristike kjo e koheve te erreta, ku prapa burrit te mire qendron nje hije qe merret me biografite e njerezve. Se ku punoj une, kjo nuk eshte zgjedhja jote. Nese ti mendon qe une punoj pa dokumenta, je i lutur nga une qe te trokasesh ne cdo prokurori te ketij shteti. Nese ti mendon se ne jemi te pashkolle, une jam i lumtur qe nuk kam asnje dipllome te universiteteve shqiptare, por diplloma dhe certifikata te kualifikuara ne Wienna,, Köln, Rendsburg, Stuttgard dhe medalje nderi te fituara te gjitha jashte. Sic duket me njihni ne njefare menyre, gje te cilen do ta doja edhe une, por sipas kualitetit perendimor per te cilin ne kemi nevoje, pseudonimi mbetet gjithnje anonim.
    Lidhu me lajmin e televizionit per shkarkimin e vellait tim, une kam te drejten legjitime te pyes si qendron e verteta dhe me kete shqetesim i jam lutur gazetes Dita te investigoje, per te percjelle te verteten ne publik.
    Gjithe te mirat dhe ishte kenaqesi edhe kjo replike midis dy jerezve qe e duan kete vend, por ne menyra te ndryshme….

    Reply to this comment
    • DREAM January 18, 18:29

      Perseri per Simonin
      Nqs duhet te flasim per hijet e erreta dhe biografine ,ju duhet ta dini mire kte histori
      jeni klasa oficer …e keni pasur te “shkelqyer” biografine …dhe tani ashtu e keni
      antar te devotshem te partise …

      Riferimenti ishte per bingon e Saimirit ..{jo Tahirit}dhe jo shkollimit tuaj .
      Pretendoni kualitet perendimor ,por punesoheni me miq dhe parti .
      ktej nga perendimi qe njoh une ,nuk funksionon keshtu
      as kerkohet neper gazete eshte shkarkuar apo jo vellai ose drejtori
      Japin doreheqje per gabime shume me te vogla !
      Publikut te ksaj gazete ,mendoj se i intereson me shume perse 5 vrases serial
      po dalin cdo muaj ne gazete si star te nje sistemi plehrash ….nuk besoj se presin te dine u shkarkua apo jo drejtori …i komanduar …dhe ne fakt une si taksapaguese e ktij sistemi …pra ne njefar menyre rrogat i merrni nga ne qytetaret …me intereson Nasip Nacua …me duhet te di pse ky minister {gjithashtu me biografi te “shkelqyer” si ish hetues dhe tani zagar i LSI
      PSE KY NUK DEL ATY DHE TE MARR PERGJEGJESITE E TIJA ????
      {njera nga kto pergjegjesi eshte dhe komandimi ,mbajtja varur e njerezve jo me emerim , e cila sjell dhe shkurtim kopetencash ,mosvleresimin e duhur te personit ne detyre ,neglizhence dhe perfundon me …sharrat dhe arratisje .
      Ky i riu qe ka dale nga burgu ,ka perdhunuar nje vajze te re …e ka njohur nga fb ….ne burg dhe ne fb …popull paguaj taksa …ai ne Durres mori nje plumb qorr …etjera ,etjera

      KLM Simon , dhe pikerisht pse e duam kte vend ,te mundohemi te gjejme ku eshte problemi i ktij vendi dhe ktij sistemi …
      {sigurisht nuk eshte anonimiteti im}

      Reply to this comment
    • simon January 18, 20:22

      Korigjim (universiteteve private shqiptare), ndjese per gabimin!

      Reply to this comment
  6. simon January 18, 16:54

    Korigjim (universiteteve private shqiptare), ndjese per gabimin!

    Reply to this comment
  7. simon January 18, 20:05

    Dream,
    E marr me mend kush jeni. Trishtimi juaj per ndeshkimin e tmerrshem te nje pushteti vandalesh nga vota e nje milion shqiptareve, nuk perben arsye per replika personale midis nesh.
    Te uroj suksese edhe ty ne nje pune private!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*