Drejtoria e Transportit fshin listën e debitorëve, Olldashi kërkon falje publike

Redaksia Online January 5, 2013 14:16

Drejtoria e Transportit fshin listën e debitorëve, Olldashi kërkon falje publike

Është dashur publikimi në media i listës së debitorëve të taksës së automjeteve, për t’i ndërgjegjësuar këta të fundit që të shlyejnë detyrimet. Në listën e gjatë të atyre që nuk kanë paguar taksat e automjeteve personale figuronin krerë të lartë të shtetit, si presidenti, kryetarja e Kuvendit, ministra e deputetë.

Në listën e debitorëve ishte madje edhe vetë ministri i Transportit, Sokol Olldashi, i cili ka kërkuar sot publikisht falje për këtë gabim, duke e cilësuar si shkujdesje njerëzore.

Ndërkohë, po sot, Drejtoria e Transportit ka hequr nga faqja e saj listën e debitorëve, e cila u bë burim lajmi një ditë më parë për të gjitha mediat.

Lista në formatin PDF, që tashmë nuk gjendet, mbante emrat e shumë zyrtarëve të lartë, krahas atyre të qytetarëve të thjeshtë që nuk kanë paguar detyrimet e vitit 2010 për regjistrimin e automjeteve personale.

 

 

Redaksia Online January 5, 2013 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*