Drejtuesit e azilit të Tiranës: Çdo ditë paraqiten 3 deri në 5 të moshuar

August 26, 2018 19:15

Drejtuesit e azilit të Tiranës: Çdo ditë paraqiten 3 deri në 5 të moshuar

Kërkesa për t’u strehuar në azil, është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Drejtuesit e azilit të Tiranës shprehen se çdo ditë paraqiten 3 deri në 5 të moshuar për të marrë informacion në lidhje me procedurat dhe kushtet që duhen plotësuar për t’u regjistruar në këtë institucion.

Duke qenë se kapacitetet e tij janë vetëm për 50 persona, koha e pritjes për të moshuarit është shumë e gjatë.

Hashmet Koboçit i është dashur të presë dy vite për t’u strehuar në azilin e Tiranës. Ish- minatori i moshuar tregon për Tv Klan se u detyrua të vinte në azil për shkak se gruaja e tij zgjodhi të jetonte në Itali me vajzën e saj që e ka nga martesa e parë.

“Ajo tha do iki në Itali te goca. Do ikësh i thashë, po shumë mirë ik, e mos u kthe më!”, tregon 72-vjeçari.

Ai thotë më tutje se për disa vite u përpoq që të jetonte vetëm, por nuk ia doli dot. Ndaj i moshuari kërkonte me ngulm që të strehohej në azil.

“Lavatriçe kisha po nuk dija ta përdorja, u thoja ndonjëherë komshinjve por më vinte turp. Për të gatuar nuk dija. Këtu nuk kishte vend, prita nja 2 vjet para se të vija. Ndenja në një azil privat disa kohë, andej nga Dajti. Po ishte keq, mezi ngopeshim me bukë”, rrëfen Hashmet Koboçi.

Ndryshe nga Hashmet Koboçi, jo të gjithë kanë mundësi që të regjistrohen në azilin e Tiranës. Sipas drejtuesve të azilit, kosto mujore që përballon shteti për një të moshuar në azil është 52 mijë lekë në muaj, ndërkohë që të moshuarit si pagesë mujore lënë vetëm 40 % të pensionit të tyre.

Sistemi i përkujdesit social për të moshuarit përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve publike janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër, Poliçan. Gjithashtu është Qendra Ditore Polivalente në Kamëz dhe disa qendra të trajtimit rezidencial të të moshuarve, që janë jo publike.

Sipas Shërbimit Social Shtetëror, në tërë sistemin e shërbimeve rezidenciale trajtohen gjithsej 480 të moshuar, nga të cilët 300 janë në qendrat publike dhe 180 në qendrat jo publike.

s.a/dita

August 26, 2018 19:15
Komento

4 Komente

  1. Mark .U.K August 26, 19:41

    Kjo tregon se ne cfar gjendeje eshte populli o qeveritar.Zoti ju ndeshkoft cfar po i beni kti populli

    Reply to this comment
  2. Arben August 26, 20:41

    shqiperia uropiane

    Reply to this comment
  3. ZULLUMI August 27, 10:54

    KOSTO 52000 LEKE TE REJA NE MUAJ KJO ESHTE VJEDHJE …KUR PENSIONISTI DEL ME 14000 NE MUAJ QE I PAGUHET PESIONI MGA SHTETI ..KOSTO E FRYRE PER TE MBUSH XHEPAT E QEVERIVE,,,,HAJDUTE!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*