Drejtuesit e shtetit që kanë lindur në tetor: Nga Zogu, Enveri te Berisha

October 4, 2016 21:16

Drejtuesit e shtetit që kanë lindur në tetor: Nga Zogu, Enveri te Berisha

Tetori ka sjellë në jetë politikanë që i kanë sjellë faqe të ndryshme Shqipërisë.

Sulejman Delvina

Datëlindja: 5 tetor 1884

Vendlindja: Delvinë

Arsimi: Të mesmen e kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, ndërsa të lartën në Stamboll

Aktiviteti:

Nëntor 1912- Ishte një prej nënshkruesve të thirrjes së dorëzuar përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, ku kërkoheshin të drejtat kombëtare të popullit shqiptar

Prill 1919- Ishte përfaqësuesi i kolonisë shqiptare në Turqi, në Konferencën e Paqes në Paris

Janar 1920- Në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, u zgjodh kryetar i qeverisë shqiptare. Mbështeti luftën kundër bandave esatiste në vitin 1920 dhe dha ndihmesë në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve italianë dhe nënshkrimin e protokollit italo-shqiptar më 2 gusht 1920

Qershor 1924- Mori pjesë në revolucionin e qershorit dhe në qeverinë e Nolit, ishte ministër i Punëve të Jashtme. Pas dështimit të revolucionit, emigroi në Itali dhe në vitin 1932 u kthye në Vlorë.

Viti i vdekjes: Vdiq në Vlorë, në vitin 1932

Ahmet Zogu

Datëlindja: 8 tetor 1895

Vendlindja: Burgajet, Mat

Arsimi: Ndoqi në Stamboll Liceun e Shtetit dhe pastaj Akademinë Ushtarake të Oficerëve

Aktiviteti:

1912- Mori pjesë në luftën ballkanike dhe më pas në shpalljen e pavarësisë në Vlorë

1916- Së bashku me forcat e tij, u rreshtua përkrah forcave pushtuese austriake, për të kundërshtuar forcat pushtuese serbe 1920- Mori pjesë në Kongresin e Lushnjës, ku u caktua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e dalë nga ky kongres

1922- Emërohet kryeministër

31 janar 1925- Shpallet President i Republikës së Shqipërisë

1 shtator 1928- Vetëshpallet mbret i Shqipërisë

1939- Në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u largua me gjithë familjen në Greqi, e që andej në mërgim

Viti i vdekjes: Vdiq në Sureshes të Francës, më 6 prill 1961

 

Bashkim Fino

Datëlindja: 12 tetor 1962

Vendlindja: Gjirokastër

Arsimi: Shkollën fillore e të mesme i kreu në Gjirokastër. Kreu Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomik në vitin 1986

Aktiviteti:

1986-1992 Emërohet ekonomist e më pas drejtor në Qendrën Informatike të Gjirokastrës

1992-1996 Zgjidhet kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Gjatë kësaj kohe ka kryer specializimin për pushtetin lokal në SHBA. Është bërë qytetar nderi në dy qytete në SHBA, Leëisville dhe Pyora

13 mars 1997 Emërohet kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar

1997-1998 Zëvendëskryeministër i Shqipërisë

Prill 1998 – tetor 1998 Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Tetor 1999 – Shtator 2001 Ministër i Pushtetit Vendor

Shtator 2001 – Shkurt 2002 Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Fino është deputet që nga viti 1997 e në vazhdim

Sali Berisha

Datëlindja: 15 tetor 1944

Vendlindja: Vuçidol, Tropojë

Arsimi: Ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1967. Është specializuar në Francë si kardiolog. Mori titullin Doktor i Shkencave më 1988-ën dhe Profesor më 1989-ën

Aktiviteti:

1967- Caktohet pedagog pranë atij fakulteti dhe njëkohësisht mjek në klinikën kardiologjike të spitalit të Tiranës

1991- Zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor

8 prill 1992- Zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Më 3 mars 1997 u rizgjodh President i Republikës

23 korrik 1997- Jep dorëheqjen nga posti i presidentit, ndërsa në tetor 1997, u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Është zgjedhur deputet i Parlamentit shqiptar në vitet 1991, 1992, 1997 dhe 2001

2005- Shpallet kryeministër i Shqipërisë

Ramiz Alia

Datëlindja: 18 tetor 1925

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: Ndoqi mësimet në gjimnazin e Tiranës. Pas luftës ndjek studimet në Rusi për Filozofi Politike

Aktiviteti: Që në moshën 20-vjeçare përqafoi idetë komuniste dhe mori pjesë aktive në lëvizjen ANÇ. Në vitin 1941 bëhet anëtar i rinisë komuniste dhe në ‘43-shin, anëtar i PKSH-së. Në vitin 1944 drejton Brigadën VII Sulmuese

Gusht 1944- Zgjidhet anëtar i sekretariatit të rinisë, ndërsa në Kongresin e Unifikimit të Rinisë (1944), sekretar i parë i KQ të BRPSH.

1948- Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë

1955- Emërohet ministër i Arsimit dhe Kulturës

1961- Zgjidhet anëtar i Byrosë Politike në Kongresin VI. Për disa kohë punon si instruktor në Institutin e Marksizëm-Leninizmit

1982- Zgjidhet kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor

1985-1992 President i Shqipërisë

3 prill 1992- Jep dorëheqjen si president i Shqipërisë. Më pas Alia u arrestua dhe u burgos dy herë në mars 1997 del nga burgu, ndërsa çështja ndaj tij pushohet.

Viti i vdekjes: 7 tetor 2011.

Enver Hoxha

Datëlindja: 16 tetor 1908

Vendlindja: Gjirokastër

Arsimi: Ndoqi studimet në Liceun e Gjirokastrës. Në vitin 1930 filloi studimet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Monpelje të Francës, të cilat i ndërpreu. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë, ai shkon në Paris, ku vazhdon studimet në Fakultetin e Filozofisë

Aktiviteti:

1934-1936 Sekretar në konsullatën shqiptare në Bruksel

1936-1939 Punon si profesor në Liceun Francez të Korçës. Në këtë kohë ai hyn në grupin komunist të Korçës. Më 7 prill 1939 pushohet për shkak të veprimtarisë së tij komuniste. Nga Korça shkon në Tiranë, ku fillon të punojë si profesor në gjimnazin shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtë përjashtohet nga puna. Me ndihmën e disa shokëve punësohet në një dyqan duhani, në të cilin bëheshin mbledhje për krijimin e Partisë Komuniste

Nëntor 1941- Zgjidhet kryetar i Partisë Komuniste. Ai vihet në krye të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

16 shtator 1942- Merr pjesë në Konferencën e Pezës

1943- Në konferencën e parë të Partisë Komuniste zgjidhet si sekretar i përgjithshëm i Partisë, post të cilin e mbajti deri në ditën e vdekjes

Viti i vdekjes: Vdiq në Tiranë nga iskemia cerebrale, më 11 prill 1985./ Tirana Observer

October 4, 2016 21:16
Komento

5 Komente

  1. normali October 4, 22:20

    Ne e dime qe Saliu nuk ka lindur ne tetor por ne 1 korrik, perse e ngaterroni, bile edhe sipas viçidolsve eshte i biri partizanit Karaxhiç.

    Reply to this comment
    • F.Sokoli October 5, 01:31

      Ti thuash serberishes “burre shteti” si i tha i palavdishmi Arvizi ketij krimineli ne 21 janar 2011 eshte ofendim per shoqerine shqiptare.

      Ne nje fare menyre Ahmet Zogut do ti njihja ca merita si shtetar edhe pse ishte anadollak..tradhetar dhe kurvar..por ti thuash Saliqenefit shtetar eshte nderim per Zeusin e shqiptareve Enver Hoxha eshte shenjterim.

      Sidoqofte me rastin e ditelindjes se trete per Djallin e Viqidolit po i cojm nje kartoline qe tregon se sa Perbindesh eshte..qe edhe pse ka firmosur gjithe letrat per hidrocentralet e Valbones do me ja fute Edi Rames jo vetem ngjalet e lalzit por dhe kollodokun e mixhes elez.

      KARTOLINE PER BAJLOZIN SALI ELEZ BIBERISHAJ

      Ku e ke djalin nene Jovanka ?
      Ne Tirane, tek Sllobodanka,
      Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
      Tash do te dalim n’selamet.
      Dobro doshli, daj Fazllici !
      E uron Shkelzen-o-vici
      Zdravo unuka Argite !
      Te gezojme qe erdh kjo dite !.
      Tash fitojme c’far t’na doje zemra:
      Pare t’pista, prona, tendera,
      Me rrite normen e fitimit,
      Jem bashkue me boten e krimit.
      2.
      Babe Salihi jep udhezimet,
      Si me i shtue superfitimet:
      “Gjithsecili ne klanin tone,
      T’angazhohet ne korrupsion !”
      Ne mandat te pare si president,
      Jam tregu koqe, pa mend,
      Me duket vetja anormal,
      Pse nuk vuna kapital !
      Eshte momenti te fitojme sot,
      Vitet qe na iken kot,
      Due me u ba pasanik,
      Me jetue si sheik!!
      Objektiv i madh per mu:
      Keto milionat me i fitu
      Si ti fusim ne xhepin tone,
      Ka metoda ti pastrojme.
      Arme, droge e kontrabande,
      Jane per burrat: pune e rande,
      Ketu , Argite mos i fut hundet,
      Kem Shkelzenin per kesi punesh.
      More Shkelzen, t’ka baba trim,
      Je i lind per demontim,
      Ti Argita, bija ime,
      Fokusou n’ privatizime.
      Sokoleshe, ti moj malesore,
      Na e hap studion ligjore,
      Gjithe projektet qe ka shteti,
      Do i perlajme t’ tana per vedi.
      C’fare ka prona ky milet,
      Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
      Turru pra, ti moj azgane,
      Me i kalu n’llogarine tane.
      Thuri planet me ngadale,
      Futju bregdetit me radhe,
      Nga Ksamili ne Velipoje
      S’leme parcele te na shpetoje !
      Ty Jamarber t’kam si djale
      T’i zaptosh tokat ne Jale
      Per Zenin kam tjeter plan
      Jane dy mije hektare ne Seman
      Nuk na vjen me fati ne dere,
      Ta shfrytezojme per te fundit here,
      Te mos mbese aset pa shit,
      Te mos leme prone pa grabit.
      Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
      Do ta shtyj ne maksimum.
      Po te na bajne neve anetar,
      S’mund te vjedhim si me pare.
      Do veme kapital pa mase,
      Do fitojme para me thase,
      Me i pastrue sipas ligjit,
      Kemi firmat e Fazllicit.
      Shkina ime, moj Argite,
      Mire i “qan” keto “sukses fite”
      Cdo projekt qe konsulton,
      Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
      Nga qe pronat ke synim,
      Po te jap mendimin tim:
      Toke me çmim “badiava”
      Veç n’ Porto Romano ka.
      Jane pronare ca katundare,
      I genjejme me pak dollare.
      Bejme nje Vendim historik:
      E kthejme n’ Park Energjetik.
      Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
      Rritet çmimi 300 here !!
      Sa firmos nje V.K.M.
      Pare te madhe fitojme ne !!
      Shkelzeno, qepju Gerdecit,
      Eshte mbreti i biznesit.
      Gjithe mafjozat ma t’nderu
      N’trafik armesh jane perqendru.
      Eshte biznes fantastik !
      Demontim dhe trafik.
      Do ta bejme ne menyra te fshehta,
      T’ mos leme gjurme ne evidenca.
      Trafikojme edhe raketa,
      Sa te doje Al-Qaida.
      Ne rruge sekrete permes Cadit,
      I cojme arme edhe Xhihadit.
      Nuk na duhen ne uzinat,
      Fillo, e ngre llamarinat.
      Perdor mjetet e ushtrise,
      Ke dhe ciken e Farise.
      Kam mendu per proceduren,
      Gati ke infrastrukturen.
      Alibe e Aldo Bumce,
      I ke vartes n’ grupin e punes.
      Mos humb kohen me licencat,
      Ti jep baba kompetencat.
      Qeveria, perfshi mua,
      Do te jete nen urdherat tua !!
      Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
      Veç me mbush thaset me dollare,
      Non-stop, n’supervizion,
      Baxhanakut i takon.
      Per fitimin maksimal,
      Nuk njoh ligj, as moral,
      Puna del me leverdi
      Kur shfrytezohen gra e femi.
      Keto jane pune qe leverdisin,
      Pasunohemi me tane fisin,
      Fitim te tille nuk ka pare bota,
      Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
      3.
      Kam kerkese nga njerzt e grues:
      T’u jap serbve akses n’Durres.
      Kam mendue qe per Serbine
      Te baj aksin Lac-Morine!!
      Kosovaret nuk i due hiç,
      Sepse jane anti-Fazlliç.
      Cmendurisht une kam dashni,
      N’dajallaret e femijve t’mi.
      Rruga qe i sherben vatanit,
      Do kalonte grykes Komanit.
      Ky opsion nuk me pelqen:
      Me demton si biznesmen.
      Une nuk jam aq rrote budalli
      Me e ndertu nga thote Topalli.
      Rruga bregut lumit Drin,
      Le pa pune tragetin tim.
      Jam i lute prej Erdoganit,
      T’kaloje rruga bregut Fanit.
      Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
      Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
      Pra, Kosova eshte sebepi,
      Perfitues jane turku e serbi.
      Do ta haje buxheti i shtetit,
      Edhe xhepat e miletit.
      Nga miliardat qe do hedh,
      Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
      Jemi te “ndershem” ne publik,
      Eshte projekt patriotik !!
      Do ta nisim me nxitim,
      Pa projekt e preventiv,
      Keshtu nuk kapet abuzimi,
      N’xhepat tane shtohet fitimi.
      Gropes se zeze te korrupsionit,
      I veme emrin “Rruga e Kombit”
      Se ky popull eshte i trashe,
      E ha sapun per djathe.
      Keshtu, per dite vjedhim miliona,
      Me parullen :“ rrofte Kosova”.
      Plan biznesi me te mire s’ ka,
      Miliardere ka me na ba!!
      Eshte projekt qe suporton,
      Cdo lloj vjedhje e korrupsion.
      Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
      I mashtrojme dhe per fushate.
      Une jam Sale talebani,
      Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
      Me sebep te inagurimit,
      Dy dite para votimit !!
      (Dasem te madhe do te banim,
      Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
      Po u ba ndonje padi,
      E dergojme Sollakun n’shpi.
      Me mbrojt fort korrupsionin,
      Kemi gati “lustracionin”.
      Kemi eksperience nga bota,
      Sic vepronte Penelopa.
      Keshtu do bajme me tunelin,
      E ndertojme pastaj e shembim.
      Sic na meson arithmetika,
      Kete e thote edhe Argita:
      Qe te fitohet sa me shume,
      Duhet rrit puna n’volum.
      Sukses-fija eshte derivat,
      Punet e vogla japin pak.
      Po kur shifra eshte me billiona.
      Cahen brinjesh llogarite tona !!
      4.
      Nga Argita due’ i projekt:
      Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
      T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
      Se ua dhame amerikaneve.
      Nga Teksasi, nje firme hiçi,
      Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
      Koperture n’afera krimi,
      Rezart Taçi esht me kopili.
      Thirre Taçin me urgjence !
      Fillo, jepi konsulence !
      Te startoje, me korrupsion,
      T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
      Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
      Fonde sjell nga Azerbaijani.
      Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
      Mire se te vijne nga mafia ruse !
      Vlere fiktive veme n’ offerte,
      Me u “pague” per 5-6 vjet,
      Po u zbuluem nga konkurentat,
      I nderron Ruli dokumentat.
      Nuk e ban ai per shoqni,
      Ai ka ketu pjesen e tij,
      “Druri i arres” qe nje nxitim,
      Sot e kam ortakun tim.
      Per “OK”-n ne parlament,
      Duhet ba nje marifet:
      Vec te kete emerin “garanci”
      Boshe e fallco, s’ka rendesi.
      Grupi im parlamentar,
      Jane ca koqe, e ca gomare,
      S’jane te zot as “per nje pune”,
      Miratojne ç’far u tham une.
      Pse jane arti, politika ?!
      I blejme ca nga opozita,
      Kur ta mbyllim kete pazar,
      U çojme ftesat per iftar.
      Per parate, s’kemi siklet,
      ARMO-n e marrim pa leke,
      Po t’na pyese ndonje gazete,
      “Jane pague”, por jo n’buxhet.
      Po e teproi ndonje gazetar,
      Do ta shpalle une tradhetar,
      Do ia djeg gjithe pasurine,
      Me shtypshkronje, e me makine.
      Per transferta kriminale,
      Kemi banken personale,
      Me Tan Santo e Elvane,
      Kryebandit Adrian Fullane.
      I bajme ligjet si t’i dona,
      Qe ARMO t’jete e jona.
      Ky qe plani, me startuu,
      Eshte sukses i garantuu !!
      ESHTE PROJEKTI I FITORES !
      JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
      5.
      Merakoset nene Jovanka:
      Motra ime, Sllobodanka !
      Mos ma lini n’balte Fasllicin,
      Pse e kemi Kryeministrin?!
      Sal Berisha mban fjalimin:
      Mos ma ngucni “gospodinin”
      Mbyllni gojen deputete !
      Se ua sjell ketu n’ parlament.
      Nis veprimet paranoja:
      O Damir, o “srdce moja” !
      Merre çarterin per Tirane
      Je ne bes’time n’ TV Klan.
      Ne aeroport shtrohet tapeti,
      Me urdher te nalte nga shteti,
      Zbret me nderet e nje princi,
      Dora vete: druzhe Fasllici.
      Angazhohet i gjithe shteti,
      Policia e prefekti,
      Shantazhojne Sala e Liria:
      Te rrije urte prokuroria !!.
      Se eshte koke, per koke te mikut,
      Eshte koka e trafikut,
      Kontrabanda e Ballkanit,
      Kontrollohet prej “viganit”.
      6.
      Fakte te reja kan dale ne drite:
      Kush e nxori Azemin ne prite,
      Kush e shfrytezoi arkivolin,
      Me ba 14 shtatorin !.
      S’e harrove o Sale, traditen,
      Keshtu e vrave edhe Trebicken,
      E verteta po del ne pah,
      Kush e çoi Kosten “per gjah”.
      Po te zbardhet prej fillimit,
      Tragjedia e 2 Prillit:
      Dora qe gjakosi Shkodren,
      Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
      Kur Kosova ngrinte krye,
      Behej shqipja “lesh e li”,
      Luks i madh per Serbine,
      Kur shtie n’kaos Shqiperine.
      Hej Sali, miku i Fazlliçit,
      Ia kalove Karaxhiçit,
      Karburant i dhe Serbise,
      Me vra djemte e Dardanise!!
      U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
      Kundra trimave te Kosoves
      I gjithe populli u çudit
      Kur i shpallet “terroriste” !!
      Trimat, ne lufte me dushmanin,
      Ti, biznes me Arkanin.
      Dosja jote ne Beograd,
      Filloi te jape rezultat.
      Kur Kosoves po i vinte fati,
      Direktiven jep lugati.
      Me urdher te UDB-se
      I the “jo”, Rambuje-se.
      Ti ke ba nje mal me krime,
      Vrave popullin ne lufte civile,
      Mbolle ngjarjen me vrastare
      “Hiroshimen” gerdecare.
      Tym e helm mbushe kete vend:
      Bloze qymyri, nafte e cement,
      Ke dhe plane me mizore,
      Me centralet berthamore !!
      Si familje, je ba llum
      Ju ka vene mafia perfund:
      Delijorgji, Medi dobiçi
      Rezart Taçi e Fazlliçi.
      Qe ta themi hapur fare,
      Eshte gjithe mafia nderkombetare,
      Kriminelet ke ortak,
      Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
      7.
      Jam Sali, Sali “qendresa”
      Vrava, vodha gjithe sa desha
      Per pushtet, une djeg Shqipnine,
      Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
      Madje jam shume i vendose,
      Per nje tjeter katastrofe !
      Me barut u ba shume buje,
      Kete here do jete me uje !!
      Shkodren do ta bej det ,
      Ta mbaje mend perjete !
      Tragjedi qe s’e ka pase,
      Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
      Vi nga kulla e Vicitolit.
      Jam nga shpella e Mit Sokolit,
      Qe ju turr topit per ment’ krese,
      Tu mendue se eshte n’sigurese !
      As kurkujt nuk ia kam friken,
      E kam “tredh” une opoziten
      N’ unison me Edi Ramen,
      Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
      Le t’vazhdoje me batuta,
      Tu tregue perralla me flutura
      Nuk me tremb mue Johni II-te,
      Une nuk pyes per Amerike !!
      Derisa t’permbyset globi,
      Me rruen trapin “Silvia Konti”,
      Se ia marr erzin n’publik,
      Ia kam ba nje vidioklip !
      Me gjyqsorin skam problem
      Aty kam une klanin tem ,
      Bamirit ia kam ba bene ,
      Do t’ia marr dhe KLD-ne.
      Me i vu krimit kapak,
      Mua m’ duhet edhe nje mandat
      Kam nje plan te sterholluu,
      Me lane popullin pa votue.
      Kur te vije dita per votim,
      Jam usta n’manipulim.
      E ujdis dhe me Europen,
      N’qeveri me kokelopen.
      8.
      Mire ia ban more faqezi,
      Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
      Se çdo popull ne planet
      Nuk do te sillte me ne pushtet.
      Per faturen dhjetra mijera
      Brenga, plage edhe viktima,
      Per gjithe krimet ndaj vatanit,
      Do ta benin si Sadamit.
      9.
      Hapi blloqet moj Argite :
      A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
      Nga vemendja si na doli ?
      INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
      Duhet te kesh n’vemendjen tate,
      Dhe repartet ushtarake.
      C’fare ka: toke e ndertim,
      Ta kthejme ne perfitim!!”.
      Te punojme ma me kujdes,
      Po na dalin letrat n’shesh.
      “Bomba” e pare qe faksi djalit,
      Tash, e-mailat e Ansarit !
      Ne publik erzin na muaren,
      S’na paguan as faturen,
      Me aferatt qe t’zbuloi Tema
      Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
      Per cdo gje, rrofte kapari,
      Se ta fusin si arabi
      Ta kesh rregull n’punen tane:
      Leket merren paradhanie !
      Mos u ban more babe zevzek,
      I thote t’jatit çika e vet:
      “Vec me tenderat qe kam n’proces,
      Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
      Asetet qe ti permende,
      I kam te shkrume n’listen teme.
      Une i bej punet me grafik,
      I kam ne plan per kete vit.
      Nuk pajtohem me kritikat,
      Mos mi humb baboo meritat.
      M’ gjej nje tjeter ne Planet,
      Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
      Per cdo prone qe eshte kthy,
      Une e Zeni kem nderhy.
      Ne cdo projekt e investim,
      Aty eshte dhe emri im !!
      Koncesione e tenderime,
      Kane kalue ne doren time.
      S’jam mjaftue si konsultare,
      me perqindje, jam pronare !!
      A e ke pa si po hedh shtat,
      QTU-ja e re ne Farke ?
      Veper qe se ka Shqipnia,
      Ashte tu u ba me leket e mija !
      Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
      I kam une nen kontroll !
      Po s’pagoi taksen tek une,
      S’fiton asnje konsorcium !!
      Fantazia ime s’ndalet,
      Kam fillue te zaptoj dhe malet:
      Dajt, Terbun e Velecik,
      Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
      Me ndihmen e dajes Fazllic,
      Kem ba lek e fitue miq:
      Mishkovicin e Arkanit,
      Dhe djalin e Sllobodanit !!
      Kam arrite me menaxhu,
      Procesin me te korruptu.
      I rashe vize VITOL gjigandit,
      Ia dhashe ARMOn Tacit mamit.
      Edhe pse jam billionare
      Ne shume projekte, aksionare,
      Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
      Vete e deshen borgjezine !
      Pra c’ka lidhje me terrenin,
      E godisim bashke me Zenin,
      Ti kujdesu vec per vedi:
      Mos me ra nga pushteti
      Qe t’i gezojme na pasunite,
      Mos prano me i hap kutite.
      Se po i hape, fiton Rama,
      E na i konfiskon te tana !!
      Po erdhi ai n’pushtet,
      E sigurte: burgu na pret.
      Krimet tona sa nje mal,
      Nuk mjafton kodi penal.
      Qe te shpetojme duhet me ik,
      Ne azil politik,
      Nese duem nje vend tamam,
      Shkojme drejt e n’Teheran.
      ***
      Zonje e madhe Jozefin,
      Ke merita n’sigurim,
      Qe kur re ne banane,
      Ti je ba pulitikane.
      Nga besimi europiane,
      Ne politike je talebane,
      Per te tjerat je hibride,
      Nuk e flet as gjuhen shqipe.
      Si kryetare je e dhunshme,
      Nga fjalori: e paturpshme !
      Histerike si nje vrasese !!
      I njeh mire dhe lendet plasese !!
      ***
      Kush e solli kete cunam ?
      Kryeministri sharlatan !
      “Hena blu” as “dielli gri”,
      Dora vete shoku Sali !
      Hapi syte o milet,
      Pse fajtore jemi vete:
      Se cdo vote per ate lubi,
      Eshte burim per tragjedi !!
      Moj malesia e Gjakoves,
      Ke pas qene e pararojes,
      Ti ke pase burra model,
      Turp, qe nxore ate kriminel !
      Do t’mbuloje Sale turpi i zi
      Per afera e per tradheti,
      Do te mbetet brez pas brezit:
      “Kryeministri i Gerdecit”.
      Para teje ne tradheti,
      Jane zhyt Zogu e daja i tij.
      Por s’kane bere te tilla pazare!!,
      Me ujrat territoriale .
      Kjo do te thote se n’ qeveri
      Esat Pasha na eshte kthy.
      Problemi qe ka sot vendi:
      A do vi dhe Avni Rustemi ?!
      Jeni nje tufe me kusare,
      Me Ballinje e Selmanllare,
      Delijorgje dhe Fazllicё,
      Taç e mac e berishiçe.
      Kjo eshte klike qeveritare,
      Eshte nje bande kriminale,
      Ruli, Basha dhe Mediu,
      Kapobanda eshte Saliu.
      Sa krimet i keni ba,
      Me lekure keni me e la.
      Do ta zbojme ne korrupsionin,
      Bashke me Gerdec-kualicionin.
      ***
      Moj PD – e bija e “nanes”,*
      Paske qene ti “piçka e s’ames”.
      N’kryesine tende ka hyp llumi,
      Me shume turp ty po t’vjen fundi !

      Reply to this comment
  2. Gregor Lato October 4, 23:11

    Po ca detyra te tjera shteterore, psed nuk ia keni numuruar Enver Hoxhes, se ka qene kryeminister dhe minister i jashtem, ka qene deri ne fund te jetes komandant i pergjithshem i ushtrise etj.Nga lufta ne vdekje, sipas jush, nuk ka patur fuksione te tjera?

    Reply to this comment
  3. Bashkim October 4, 23:58

    E>Hoxha nuk eshte perjashtuar nga Liceu i Korces per veprityari komuniste por Liceu nuk ishte me frances por italian dhe u hoqen te gjithe profesoret e frengjishteve.Per me teper Hoxha ka qene mesues me kohe jo te plote.
    Nuk eshte zgjedhur kryetar i PKSH ne Nentor 1941 por sekretar per financat.
    Nuk ka qene Komandat i UNac-Clirimtare por eshte caktuar komandat ne Kongresin e Permetit ndonese njerzit prane tij kane deshmuar se ai trembej si djalli nga temjani nga armet

    Reply to this comment
    • intelektuali October 5, 09:22

      Nga Liceu i Korces nuk e perjashtuan per veprimtari komuniste por sepse kishte ngacmuar seksualisht vajzat dhe ato kishin bere ankimim tek drejtori dhe ne Bashki. Nga ambasada e Zogut ne Bruksel Enverin gjithashtu nuk e perzune me dajak sepse kishte ide komuniste sic shkruajne kalemxhninjte e Enverit ne LETYRAT e tyre historike te sajuara si mos me keq pa fakte dhe dokumenta, por e perzune me dajak sepse kishte vjedhur fondet e ambasades si magjyp hindie.

      Komunizmin Enver Hoxha nuk e njihte fare si teori dhe shkence, por e perdori me mjeshteri prej ANTIKRISHTI per te arritur pushtetin e tij absolut me teorine e makiavelit:

      QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN

      pra Enver MONSTRA sadiste dhe gjakatare, ose kopili i Gjyles nuk kishte studiuar asnje faqe nga teoria komuniste e Marksit dhe Leninit, ideollogji famekeqe qe renoi gjysmen e Botes dhe dihet se i kishte deklaruar shokut te tij qe ne fund e frau me pabesi te papare, Zoi Fundos ne Montpelje kur ky e kishte njohur me bolshevizmin:

      NE JEMI BURGJEZE O ZOI NUK JEMI PROLETARE TE RECKOSUR

      dhe keshtu nje mikro-burgjez i vogel pa ideale dhe pa moral mbeti deri ne fund te jetes se tij prej KILLERI vrastar qe kur urdheroi per prerjen e kokes te nipit te tij Omari qe kishte nderhyre tek e veja e Myfit Beut per ta cuar ne France me bursen e Mbreterise dhe me pas per ta emeruar ne ambasade ne Bruksel, pra ky kopili sadist i Gjyles qe nuk dinte se c’eshte nderi i tha Nexhmijes qe jetonte si princese ne vilen e Bahri Omarit:

      ME BLE NJE OROLOXHE DORE NGA ATO TE FISME ZVICERIANE LONGINES

      ja keto te VERTETA duhet te shkruaje gazeta DITA ne CV e MONSTRES Enver Hoxha ashtu sic e cilesoi edhe SHBA para do kohe.

      Reply to this comment
  4. Leka October 8, 14:23

    Ndoshta jo pa dashje ky koqe qe ka bere kete shkrim ka futur kryekrimin e Shqiperise Berisha duke e quajtur “drejtues shteti”?Me siguri ky do te jete ndonje sugjerim i ishpseudodiplomatit Arvizu!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*