Drejtuesit e TAP vijnë në Shqipëri: Në qershor fillojnë punimet, përfundojnë në 2020

February 9, 2015 17:49

Drejtuesit e TAP vijnë në Shqipëri: Në qershor fillojnë punimet, përfundojnë në 2020

 

Në qershor të këtij viti do të nisin punimet në terren për ndërtimin e projektin të gazsjellësit TAP. Gjatë një vizite në Shqipëri drejtues të lartë të këtij projekti u takuan me presidentin e republikës Bujar Nishani dhe me ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri.

Kjetil Tungland, Drejtori aktual Menaxhues i Projektit TAP AG dhe Ian Bradshaë, Drejtori i ri Menaxhues i Projektit konfirmuan nisjen e punimeve në qershor dhe përfundimin e tyre në territorin shqiptar në fillim të 2020.

Presidenti nga ana tjetër vlerësoi punën e kryer deri tani nga drejtuesit e TAP AG në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, duke e cilësuar si projektin e shekullit të 21-të për Shqipërinë.

Kreu i Shtetit theksoi se në të gjitha nivelet shtetërore si dhe nga të gjitha palët politike, ka garanci për vijimin dhe finalizimin me sukses të projektit, duke veçuar mbështetjen që projekti i gazsjellësit TAP ka gjetur edhe në shoqërinë shqiptare.

February 9, 2015 17:49
Komento

3 Komente

  1. Zogu February 9, 17:58

    Marshallah,mos ti hame ne sy pushtetaret tane!!! Jari i konfirmon miqve se ne Shqiperi gjithshka eshte gati per projektin,perfaqesuesit ekonomik te PD,PS,LSI kane rene dakord per ndarjen e thelave te projektit dhe nuk do te kete asnje mosmarrveshje mes tyre. Nuk i kuptoj disa komentues qe vjellin vrer kunder politikaneve tane dhe ngaterrojne mosmarveshjet sa per sy e faqe me dakordesite ne themel. Nje gje eshte e sigurte qe paskemi qene nje popull injorant,miop dhe i shurdher qe ju kemi besuar jeten tone ketyre kopukeve. E tashmja vajti per lesh dhe e ardhmja e afert po lesh duket,nese nuk zgjohen njerezia dhe ti tregoj vendin ketyre gjakpirsave.

    Reply to this comment
  2. rudi February 9, 20:08

    Se per cfar thela e ke fjalen o zogu nuk kuptohesh ketu behet fjale per nje tubacin gazi qe do furnizoje evropen me energji perfiton me kete rast dhe shqiperia ku jane thelat O ZOGU?

    Reply to this comment
  3. plaku i mocem February 9, 23:07

    Qofte vizita e fundit para fillimit te punimeve!Kam lexuar gjithcka te botuar per kete project me rendesi ekonomike per vendin tone.Te shpresojme se pas gjith asaj zhurme qe eshte bere per gjith keto vite, do te filloje puna.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim