Dreka e darka të përditshme, Dako: S’e mbaj mend Altin Avdylin

January 31, 2019 21:26

Dreka e darka të përditshme, Dako: S’e mbaj mend Altin Avdylin

I ftuari i mbrëmjes së të enjtes në emisionin “Open” ka qenë kryebashkiaku i Durrësit prej 3 mandatesh, Vangjush Dako.

Përballë një paneli gazetarësh, ai ka folur rreth versionit të tij mbi disa nga çështjet më të nxehta të aktualitetit politik në vend, të publikuara nga VOA dhe BIRN.

Kemi folur për të njëjtën temë edhe para dy-tre muajsh. Fakti i ri është që një person thotë se jemi duke drekuar me Dakon. Të gjitha historitë e tjera, janë ato për të cilat kemi folur njëherë. Ne kemi kontakte të vazhdueshme e të drejtpërdrejta me të gjithë qytetarët e Durrësit, nga dita e parë që zgjidhemi e deri në ditën e fundit. Jemi në fushatë për t’i qëndruar pranë qytetarëve, duke i ndihmuar, përkrahur, etj. Dreka e darka unë ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, ata që kanë nevojë të takohen me mua. Në rastin konkret kam qenë i ftuar nga vëllezërit pronarë të atij hoteli, së bashku edhe me disa të tjerë. Fati im i keq, që të ftuar kanë qenë edhe këta emra që përmendni ju, në një ngjarje të vitit 2017.

Unë s’kam qenë i përgjuar, të përgjuar kanë qenë ata. Unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë thonë ata, dikush mund edhe të mashtrojë për të fituar besueshmëri. Unë nuk mbaj mend që të ketë qenë i ulur në tavolinë Altin Avdyli. Në tavolinë kam qenë me shumë persona, sepse drekat e darkat i kemi pjesë të punës sonë të përditshme, për përurime, festa lokale, bamirësira, apo edhe aktivitete politike. Unë kam qenë i ftuar në atë drekë, ndërkohë që nuk mbaj unë përgjegjësi nëse kanë precedentë penalë të ftuarit e tjerë apo jo.

Unë personalisht nuk kam favorizuar askënd, as Avdylajt, nëse nuk përmbushin kriteret për diçka. Unë zhvilloj takime me të gjithë personat që i shoh si votues, pa parë as diplomën, as patentën dhe as nëse kanë apo jo precedentë penalë. Ka pasur auditime shpesh, por asnjëherë nuk kanë gjetur nëse unë kam favorizuar ndonjëherë këta persona”, u shpreh Vangjush Dako, i vënë para pyetjeve të vazhdueshme të panelit të gazetarëve.

I pyetur nëse i intereson apo jo dhe a e ka problem të ulet në tavolinë me kriminelë, Dako tha se “nuk mban përgjegjësi për askënd nëse është i dënuar apo jo kur ulet në tavolinë me ta”.

Por, personat e përgjuar me precedentë penalë flasin shpesh për favorizime dhe jo thjesht për dreka e darka. “Nëse ju e quani favorizim vetëm për një bordurë”, u shpreh kryebashkiaku i Durrësit në vazhdim të mbrojtjes së tij përballë akuzave.

v.l/ Dita

January 31, 2019 21:26
Komento

6 Komente

  1. Socialisti i Rilindur January 31, 21:46

    He se pas nje jave do te thote Rama – Nuk e njoh dhe nuk me kujtohet Dako.

    Reply to this comment
  2. Vrit nje qelbesire January 31, 22:01

    Behu Patriot! Vrit nje politikan te korruptuar!

    Reply to this comment
  3. kocodhima February 1, 13:25

    Shtet rrumpalle, trumbetohen me te madhe arritjet e reformes ne drejtesi se nje gjyqtar u shkarkua per mungese besimi te publikut se ka pase nje kusheri te larget te denuar si xhepist diku jashte, ky truleshi ulet kembekryq me krimin dhe vazhdon te jete ende ne detyre?
    Shtet rrumpalle, mjere ne ke kemi “zgjedhur” te na drejtojne

    Reply to this comment
  4. info analitike February 1, 17:05

    Supermanit i qenka mbaruar kriptoniti dhe nuk kujton me asgje.

    Reply to this comment
  5. Adih February 1, 17:07

    Ore Dako hajduti ,na i trego ,pse i ke vjedhur te gjiiha trojet ne Durres ,ku kane qene ndertuar vend strehimet . I zhduke pa lene gjurme keto vendstrehimet ??Per perfitime m2 ndertimesh . E kupton ,o mendje shkurter ,,se do pergjigjesh para togave te zeza o Dako ,buuuudallai. ,ne nje te ardhme shume te shkurter .Pse Ramen do kesh ti perhere avokat o i zi permeti Dako ,qe te mbroje o toc kungull i i pa pjekur .
    Kurse sa per mos pergjegjesite ,qe nuk mban me kriminele o Dako , dhe qe ulesh ,me te gjithe qytetaret Durrsake e drekon , une dua te pergjigjem dhe ta marin vesh edhe te tjere ,se ky Dako ,pervec ne pritje ,brenda ne zyren e tij , rri gjithmone me 5 a 6 bodigarde te tij rrugace ne zyre nga frika .. Kurse, kur e ke qelbur fare ,ti i zhdukesh nga dera tjeter hallexhinjve nga frika . Tregoja ate deren qe ke bere ti o Dako ,kur fshihesh nga frika e te vertetave ligjore , qe kane hallexhinj qytetare Durrsake ? E kollajt per tu vertetuar ,

    Reply to this comment
  6. Arben February 1, 21:49

    Po ty te bien me qafe kot o babuc.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*