Drekë për të moshuarit, Veliaj: Mbështetje për moshën e tretë

October 1, 2017 12:58

Drekë për të moshuarit, Veliaj: Mbështetje për moshën e tretë

 

Në Ditën Ndërkombëtarë të të Moshuarve, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë në qendrat e saj sociale, për të gjithë ata të moshuar që ndodhen në vështirësi ekonomike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shërbeu drekën për dhjetëra të moshuar, nënvizoi se, veç infrastrukturës, një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe mbështetjes së moshës së tretë.

“Erdha t’iu uroj të gjithëve gëzuar festën e 1 Tetorit, Ditën e të Moshuarve. Besoj se një qytet e ka shumë të rëndësishme të bëjë punime në infrastrukturë, për rrugë, për ujësjellës, të ketë parqe, çerdhe, kopshte, shkolla. Por mbi të gjitha, një qytet është shumatorja e njerëzve. Të mos harrojmë se, ajo që e bën qytetin qytet është familja e madhe e njerëzve që banojnë në atë qytet, e kjo do të thotë respekt për këdo që ka dhënë kontribute, që vazhdon të japë kontribute, pavarësisht se ndoshta nuk është në punë aktive, por është në moshën e tretë”, deklaroi Veliaj.


Veliaj tha se bashkia do të vijojë investimet për kënde të reja çlodhëse, që do t’u shërbejnë jo vetëm të vegjëlve, por edhe moshës së tretë, me infrastrukturë të nevojshme për ta.

“E kam thënë se këndet e lodrave nuk janë më shumë për fëmijët, sesa për gjyshërit dhe për gjyshet, sepse është një mjedis ku piqemi edhe si familje, të ndajmë hallet me njëri-tjetrin, të diskutojmë problemet e komunitetit. Ndaj do të vazhdojmë edhe këtë vit, që përveç këndeve të lodrave, të kemi edhe kënde për të moshuarit, edhe një tavolinë ku luhet shah, domino, edhe më shumë hapësira sidomos mes pallateve. Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 kënde të tjera, që çdo lagje të ketë një hapësirë të gjelbër për të kaluar kohën në natyrë”, tha Veliaj.

October 1, 2017 12:58
Komento

6 Komente

  1. Fatmiri October 1, 15:34

    Tu sherbesh te moshuareve eshte nji sjellje per tu pergezuar dhe nxitur per cilindo , ndersa kur e ben kryetari i bashkise i kalon kufijt e nji sjellje te mire te nji individi , sepse ne personin e kryetarit te bashkise kemi te bejme me institucinin shteteror .Por ajo qe une nuk pelqej , eshte premtimi qe ben kryetari i bashkise dhe fakteve qe ne jetojme per dite . Per bizneset jane marre disa masa lehtesuse ; i jane falur detyrimet e prapambetura ne shuma te medha qe nuk po i permend per ndonji pasaktesi por qe kalojne qindra milione euro , ka ulur T.V..Sh. nga 22% ne 10-15%(edhe per kete mund te kem ndonji pasaktesi por qe ulja eshte ne keto permasa ,per kete jam i bindur plotesisht.Po per pensionistet cfare eshte bere . ?thuajse asgje.Na u shtua nji takse e re , ajo per ndertesen , qe si nocion eshte fare pa kuptim ,sepse , nuk mund te tatohet godina , por produkti dhe produkti mund te jete qeraja ose shitja,atehere a ka kuptim qe te merret takse nga pensionistet per godinen qe ata e kene te vetmen strehe per banim !Po taksen e televizorit qe na eshte ngjitur ne faturen e dritave , qe ne ekemi te pa mundur per ta shqitur , sepse na priten dritat edhe pse televizorin tashtie paguajme dy e tre fish me digitalb e digji te tjera . Po hiqini keto rrobhe qe na jane ngjitur neper keto fatura dhe na e cojne “rritjen “e pensionit ne xero!

    Reply to this comment
    • Peza October 2, 00:17

      Vazhdon Erion Veliaj me shown mediatik!
      Paska qene mjeshter ne mashtrimin e mendjeve te njerezve sepse sikur e ka nxjerre Rama prej hunde!
      Hajde ne Yzberish,o lal Eri te shikosh se si jetojne femijet dhe pensionistet!
      Asnje kend lojrash,asnje ambient per pensionistet!
      Dhe ne Yzberish banojne mbi 40 mije banore!
      E kam te qarte se moderatori nuk do ta botoje komentin tim,sepse DITA nuk eshte gazete e pavarur!

      Reply to this comment
  2. Fatmiri October 1, 15:36

    Tu sherbesh te moshuareve eshte nji sjellje per tu pergezuar dhe nxitur per cilindo , ndersa kur e ben kryetari i bashkise i kalon kufijt e nji sjellje te mire te nji individi , sepse ne personin e kryetarit te bashkise kemi te bejme me institucinin shteteror .Por ajo qe une nuk pelqej , eshte premtimi qe ben kryetari i bashkise dhe fakteve qe ne jetojme per dite . Per bizneset jane marre disa masa lehtesuse ; i jane falur detyrimet e prapambetura ne shuma te medha qe nuk po i permend per ndonji pasaktesi por qe kalojne qindra milione euro , ka ulur T.V..Sh. nga 22% ne 10-15%(edhe per kete mund te kem ndonji pasaktesi por qe ulja eshte ne keto permasa ,per kete jam i bindur plotesisht.Po per pensionistet cfare eshte bere . ?thuajse asgje.Na u shtua nji takse e re , ajo per ndertesen , qe si nocion eshte fare pa kuptim ,sepse , nuk mund te tatohet godina , por produkti dhe produkti mund te jete qeraja ose shitja,atehere a ka kuptim qe te merret takse nga pensionistet per godinen qe ata e kene te vetmen strehe per banim !Po taksen e televizorit qe na eshte ngjitur ne faturen e dritave , qe ne ekemi te pa mundur per ta shqitur , sepse na priten dritat edhe pse televizorin tashtie paguajme dy e tre fish me digitalb e digji te tjera . Po hiqini keto rrodhe qe na jane ngjitur neper keto fatura dhe na e cojne “rritjen “e pensionit ne xero!

    Reply to this comment
  3. Pensionisti October 1, 21:04

    Pse nuk e jepni komentin tim?

    Reply to this comment
  4. mateo October 2, 00:18

    Ky eshte kulmi i hipokrizise dhe cinizmit te Erion Veliajt ndaj pensionisteve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim