Drenusha Latifi, kontratë me Fashion TV turke

Redaksia Online March 30, 2013 15:35

Drenusha Latifi, kontratë me Fashion TV turke

Drenusha Latifi angazhohet në botën e modës në Turqi. Modelja kosovare është bërë pjesë atje për t’u bërë pjesë e një agjencie mode dhe brenda një periudhe të shkurtër pret të nisë bashkëpunimin me drejtorin e ‘Fashion TV’ në Turqi. “Jam mjaft e kënaqur me ftesën nga Enis Onat, i cili është edhe drejtori i ‘Fashion TV’ në Turqi. Me të njihemi që nga viti 2003 kur edhe kam përfaqësuar Kosovën në ‘Miss Evropa Junior’ në Turqi. Dhe tani oferta e Enisit ka të bëjë me një agjenci të modës atje, për të cilën ende nuk kam nënshkruar kontratën, mirëpo besoj se shumë shpejt do ta nënshkruaj”, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”.

Drenusha thotë se do të paguhet mjaft mirë dhe për këtë është e kënaqur. “Natyrisht se për t’u bërë pjesë e ndonjë agjencie të modës jashtë vendit paguhesh më mirë, mirëpo unë në pamundësi për të treguar shumën e të hollave mund të them se jam e kënaqur me këtë ofertë”, shton ajo. Por krahas sfilatave, bukuroshja nga Kosova nuk do të lërë pas muzikën. Shumë shpejt ajo do të sjellë për adhuruesit një këngë bashkë me videoklip.

 

Redaksia Online March 30, 2013 15:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*