Drita ndihmon shumë…

May 30, 2018 10:55

Drita ndihmon shumë…

Depresioni dhe melankolia janë të shpeshta në kohët e sotme.

Depresioni është kompleks dhe i ndryshëm në varësi të personalitetit të njeriut, por shkencërisht thuhet se një stres i fortë dhe i zgjatur shkakton ndryshime hormonale dhe sjell këtë çrregullim afektiv.

Ekzistojnë shumë shenja të tij: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.

Nëse depresioni është shkaktuar nga një ndarje në martesë apo dashuri pas një kohe të gjatë, ja disa këshilla. Jo rastësisht të gjitha kanë të bëjnë me dritën. Duhet dritë, shumë dritë në jetën tuaj dhe jo vetëm figurativisht.

Dilni nga shtëpia

Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe drita, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

Nëse rrini brenda, sa më shumë dritë në shtëpi

Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.

Mos mbani syze dielli

Mbajtja e syzeve të diellit vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit

Rreziku nga çrregullimet afektive shtohet nëse ju mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë fruta dhe perime, e po ashtu konsumoni shumë çaj e lëngje të freskëta.

b.m. / dita

May 30, 2018 10:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*