Drita që buron nga errësira

August 9, 2018 14:12

Drita që buron nga errësira

Xhevdet Shehu

(Skicë-portret për Llambi Blidon)

Ngjyrat janë gjithçka për piktorin. Si tingujt për muzikantin, si fjala për shkrimtarin, si zëri për këngëtarin.

Glaukoma është armiku numër një i piktorëve, si shurdhërimi për kompozitorët.

Në shkurt të 2016-s jam befasuar si rrallëherë në jetën time kur mora vesh se piktori Llambi Blido do të hapte një ekspozitë me 100 punime në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ishte njëlloj sikur të më thoshnin se Marin Barleti ka botuar një libër të ri për Skënderbeun. Llambi prej vitit 2001 është tërësisht i verbër… Mjafton ky fakt për të kuptuar këtë realitet.

Si është e mundur?, pyeti shumëkush. Një piktor i verbuar i ngjan një anijeje pa busull. Por edhe busulla nuk qenka gjithçka. Është njeriu që ka shpikur busullën dhe, kur mungon busulla, njeriu shpik diçka tjetër për t’u orientuar.

Llambi kur humbi shikimin, iu drejtua vetëdijes së tij si artist dhe nuk e humbi orientimin e tij në vijimësi, as si njeri dhe as si artist. Nuk ishte i pari që e bënte këtë. Edhe për Homerin, thonë se ka qenë i verbër. Ndërsa për Bet’hovenin është e sigurt se ishte krejtësisht i shurdhër kur kompozoi disa nga simfonitë më të famshme të tij. Edhe Borhesi humbi shikimin kur e bënë drejtor biblioteke.

Mirëpo edhe errësira ka anët e saj të bardha, thotë diku tek “Njeriu që qesh” Viktor Hygo.

E pra, Llambi Blidoja, piktori i përkorë dhe fin që e njihja prej shumë vitesh e bëri të pabërën. Mes errësirës pa dritën dhe nuk u nda prej saj. Hapi një ekspozitë me punimet më të mira të tij para dhe pas humbjes së shikimit. Më mrekulloi ky fakt dhe arsyetova në sekretin që i bën njerëz të tillë të mos dorëzohen edhe në rrethanat më të vështira të jetës. Sepse errësira ku e shtyri fati, është diçka e tmerrshme që godet në radhë të parë vetëbesimin. Triumfi mbi errësirën është diçka madhështore, heroike. Llambi Blidoja e bëri këtë akt. Nuk ishte i pari ndër artistët, por në Shqipërinë tonë ai e bëri. Pa asnjë bujë, sikurse e ka në natyrën e tij. Duke sfiduar shumëkënd, edhe përtej fushës së artit.

Një befasi tjetër, e ditëve të fundit është ky shkrim që po botojmë sot në ‘DITA’ i shkruar rreth një muaj më parë nga artisti enkas për gazetën tonë. Është një dëshmi e freskët e vullnetit të pashembullt të tij, e vetëdijes së tij artistike se e ka fituar betejën me errësirën.

Ai rrethohet nga errësira ndërsa shpërndan pareshtur me fisnikëri dritë dhe ngjyra për të tjerët. E, ndërsa jeton në bashkëshoqërim të pareshtur me dritën dhe ngjyrat, arsyetimin e ka aq të kthjellët dhe të admirueshëm për një artist si ai.

A nuk e vlen të përshëndetet gjesti i tij i jashtëzakonshëm, sidomos në kohët e sotme kur nuk janë të paktë ata që i mbyllin sytë me vetëdije para dritës dhe së bukurës?

 

August 9, 2018 14:12
Komento

5 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh Xhoga) August 9, 16:09

    Ja kjo eshte-PAVDEKESIA- per Llambi Blidon!

    LLambi Blido-qe LLAMBURIN- me SYTE e mendies.!

    Penat si PENA e Xhevat SHEHUT-llamburisin, LLAMBURISIN e na sjellin DRIATA Llamburites te pa SHUARA.si eshte ajo e te rrallit LLambi Blido qe vertet po Lamburit me PENELIN e Tij,ase SYTE-zoti marre.
    Eshte forca e SURIT te SHPIRTIT tij qe e ben te pavdekshem me cpo i le shoqerise njerzor,shpesh pa NJERZILLIK, Vepra te tij ne PIKTURE..
    E ralle-vertet e ralle-po KY eshte HOMERI SHQIPTAR!
    Faleminderi i nderuar Xhevdet Shehu, qe na sjell kete shembull te rralle,qe DITET ju befshin NJEMIJE.
    Le te ta lexojne kete shembull ata qe Mbyllin syte e shohin keto cpo perjeton ATDHEU yne. Fatkeqesisht.

    Faleminderit “ARRES sa FARES”
    i nderuari Xhevdet Shehu.
    Pasuesi Veteran:
    Toronto09-08-2018 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  2. demo August 9, 18:01

    Max Velo mund te jete nje Nul ne art,mund te jete nje arkitekt i mrekullueshem,.Edhe une nuk i kuptoj ato milingonat,merimangat dhe akrepat qe vizaton Maxi.
    Godet,,e godasin,,shan dhe e shajne,por ama eshte
    I GJALLE DHE NE JETE.

    Reply to this comment
  3. drita August 10, 20:11

    Te merr Zoti syte kur spiunon shoket. S’me behet vone fare per “vlerat” dhe artin e nje spiuni!

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen August 10, 21:12

      Ai qe , ne cdo kohe qofte ,ka punuar , apo punon per mbrojtjen e atdheut nga te huajt , qofte edhe ne fushen e zbulimit , apo kunder zbulimit , meriton te nderohet e respektohet , ashtu si te gjithe luftetaret e tjere qe kane mbrojtur atdheun dhe , e kunderta , meritojne te urrehen nga thellesia e shpirtit te cdo shqiptari e te luftohet , cilindo qe ka spiunuar , apo spiunon , duke u sherbyer hijenave te huaja armiqesore me vendin tone , truallin qe na lane trashegim te paret . Ky eshte edhe amaneti i tyre .

      Reply to this comment
    • driteroi August 11, 13:50

      Po ti kush je qe merr persiper te gjykosh? Vjen nga stani i dashnoreve apo i zagareve? Apo ke qene deshmitare dhe e ke pare vete cfare ka ndodhur? Mos i ndie mjerane se nuk di asgje !! Llambi ata shoke qe kishte i ka akoma, te gjithe!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*