“Dritan Dajti”, ministrja: KLGJ të shkarkojë gjyqtarët!

February 11, 2019 15:51

“Dritan Dajti”, ministrja: KLGJ të shkarkojë gjyqtarët!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar sot Këshillit të Lartë Gjyqësor ndëshkimin e tre gjykatësve të cilët bënë kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për akuzën e vrasjes së 4 policëve në 2009.

“Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake. Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ-së për marrjen e vendimit të shkarkimit të tre gjyqtarëve. Jam besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash Gjonaj.

l.h/ dita

February 11, 2019 15:51
Komento

3 Komente

  1. Jani February 11, 17:49

    PETRIT ALIAJ SA INJORANT ESHTE AQ HAJDUT TROJESH NE KSAMIL

    Reply to this comment
  2. Dardan February 11, 19:24

    Jo vetem shkarkim, por hetim per marrje rryshfeti nga kreu i Trustit te Geshtenjave te Tropojes.

    Reply to this comment
  3. Sali o le le, o nene. February 12, 00:58

    Burg dhe sekuestro te pasurive te vena ne rruge kriminale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*