Dritan Demiraj mund të mbetet ministër në qeverinë “Rama 2″

August 8, 2017 20:16

Dritan Demiraj mund të mbetet ministër në qeverinë “Rama 2″

Agjensi të specializuara në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar (pjesë të raporteve të tyre kanë dalë pjesërisht në media) janë vënë në lëvizje seriozisht për çmontimin e këtij rrejti kriminal dhe duket se tek ministri i Brendshëm teknik, i propozuar nga PD, Dritan Demiraj, kanë gjetur një mundësi të mirë bashkëpunimi.

Disa goditje të fundit janë rezultat i këtij bashkëpunimi.

Gjithnjë brenda këtij aksioni që sapo ka nisur, një burim i tha portalit Lapsi se pritet që mbi 100 urdhëra për lëvizje të zyrtarëve të lartë të policisë, oficerë me grada nga nënkomisar e lartë, do të vihen në zbatim këto ditë.

Bëhet fjalë për shkarkime, transferime si dhe emërime të reja, të cilat do të mbajnë firmën e ministrit Demiraj.

I njëjti burim tha për Lapsin se me shumë gjasë, disa prej vendeve partnere, veçanërisht SHBA, i kanë kërkuar kryeministrit Rama mbajtjen në detyrë të Dritan Demirajt, pavarësisht se ai i përket opozitës.

Në disa deklarata publike, zyrtarë të ndryshëm amerikanë, kanë nënvizuar nevojën që mazhoranca e re të shohë mundësinë e një qeverisje me bazë më të gjerë dhe një bashkëpunim konstruktiv me opozitën.

Kjo ndoshta shihet si garanci që qeveria Rama 2, tani që i ka dhe numrat të pakushtëzuar në Kuvend, të mos rrëshkasë në degradim siç thuajse ndodhi në mandatin e parë në raport me krimin dhe trafikun e drogës.

Dhe me shumë mundësi Rama do të jetë i detyruar të pranojë një kondicionim të tillë.

Sinjalet për këtë strategji të re duhet t’i kenë shkuar edhe opozitës, e cila po bën kujdes mos t’i përdorë politikisht informacionet dhe faktet që po zbardhen dita- ditës e që tregojnë implikimin e qeverisë së shkuar në trafikun e drogës.

Nuk është çudi që Basha të ketë dhënë konsensus që PD të bëhet në një farë mënyre pjesë e qeverisë së pas 9 shtatorit. Me argumentin e kushtëzimit dhe kontrollit ndaj shumicës së re, PD mund të pranojë disa portofole ministrash, duke ruajtur në dukje “teknicitetin” e marrëveshjes së 18 majit të kaluar.

Dhe mes tyre, emri i Demirajt është më i sigurti- shkruan Lapsi.

Kolonel Dritan Demiraj ka 31 vite kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ai ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport.

Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), Demiraj shihet si ushtaraku shqiptar me kontributin më të lartë në luftën kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme.

Demiraj është pedagog dhe autor i disa manualeve ushtarake.

Ai është dekoruar me urdhërin “Nderi i Kombit”.

gjeneral-dritan-demiraj

August 8, 2017 20:16
Komento

10 Komente

  1. Palicari August 8, 20:53

    Hahahaha sa lek ka paguar ku karagjozi per kete shkrim???? Pse me te vertete mendoni amerikanet nuk e njohin kete pallen kush eshte??? Mund te genjeje shqiptaret po jo amerikanet.

    Reply to this comment
  2. ??? August 8, 21:44

    Edhe gjyshja ime mund te jete ministre edhe pse eshte 91 vjec. Kjo eshte kurveria gazetareske ne Shqiperi, Rama thote eshte duke punuar per qeverine e re, gazetaret zgjedhin ministrat pa dijenine e Rames!!! Ik e pyesni te zotin e punes e mos u merni me pordhat e Ilirit dhe Monikes.

    Reply to this comment
  3. Arben August 8, 22:35

    PO DERI TANI KA PUNUAR PA HILE, PASI NUK KA PATUR MBESHTETJE NGA EDRAMA.

    EDHE SIKUR TE QENDROJE, ME MBESHTETJEN E SHEFIT, NUK E DIME SI DO TE VEPROJE.

    ZGJIDHJA NUK JANE EMRAT, POR MENDESIA.

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, E DO SHUME QYLIN.

    EDHE ME QYL GJERAT MUND TE ECIN PERPARA, POR PER SA KOHE NUK SHTEROJNE “PARATE E TE TJEREVE”, PER SA KOHE GJEN BUDALLENJ, MIRE JA BEN QE I RRJEP.

    PROBLEMI ESHTE KUR TE MBAROJNE BUDALLENJTE??!!!!!!

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  4. vlora.vlora August 8, 22:36

    vjetersire dhe zullap,mos o zot

    Reply to this comment
  5. C'a bohet kshtu August 8, 22:57

    Rama dergoj per skrap tepsine e “vogel” dhe ka nxjerre te rene me te “madh per bajgat e SHQUP-it.
    Ka per te tere,me aleancen-hale Rama- PD fitojne te gjithe edhe DROGA.
    O Ed mashtruesi kuptohet cfare muti je, qe mbas 25 qershorit mban ne Qeveri humbesit, perse u bene zgjedhjet o koqe, o trap, po te fitonte Saliu, ku do ishe ti me Zahon o legen o b** q**.

    Reply to this comment
  6. raimond vlonjati August 9, 02:45

    Ky eshte tamam ushtarak i afte dhe patriot–Ndai shume mire te qendroje ne detyre

    Urime zoti Demiraj !

    Reply to this comment
  7. Lungara August 9, 06:53

    Paska 24 medalje në ushtri ?!
    Ç’janë këto medalje në ushtri , kush I ka dekretuar , cili gjeneral I NATOS ka 24 medalje ?!
    Nuk po flas për 27 medaljet sportive se Isa Tare kishte nja 70 a 80 të tilla .
    Në Korenë e Veriut gjeneralët kanë aq shumë dekorata sa i varin edhe në kurriz të xhaketës !
    Ushtria është tretur , dekoratat lulëzojnë !
    Edi Rama ti peshojë mirë hapat që do hedhë , që të mos përfundojë si Fatos Nano !

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 August 9, 07:57

    “Palicari
    dhe
    ???”
    mos u nxitoni!!
    ka për të pasur dhe të tjerë!!
    nuk është punë gazetarësh,por janë provat e ramës!!
    janë testimet e tij për publikun!!kështu ndodh gjithnjë para çfaqes!
    ky artikull është i pregatitur nga rama,është një parapregatitje për ju,”shtyllat” e PS!!
    vëmë bast që ju keni për të thënë të kundërtën e kësaj që thoni sot??ju keni për të mbrojtur ramën për mbajtjen e karatekidit dhe të tjerëve,të PDsë në qeveri!!me ju do të jetë dhe i madhi Neti Vjosa!!

    Reply to this comment
  9. A August 9, 10:25

    Deri tani, per 27-te vjet te ashtuquajtures demokraci, kemi qeveri te deshtuara ne te gjitha drejtimet e mundeshme sepse shkaterruan ekonomine, financat dhe jeten sociale te individit dhe familjeve shqiptare. Ku varferia dhe mjerimi jane ulur kembekryq ne shumicen absolute te shoqerise shqiptare. Vetem nje pakice e vogel e kesaj shoqerie, maksimumi prej 1(NJE)% jane pasuruar ne menyre te rrufeshme, ku mengjezi dhe dreka i zuri pa bukesa dhe pa breke, kurse ne darke miliardera. Keto lloj tipash dihen tashme, dolen kryesisht nga DY PARTITE kryesore sunduese PD + PS te kryesuara nga maskarejte dhe mafiozet si SALI BERISHA, FATOS NANO dhe EDI RAMA. Te cilet me familjet e tyre biologjike dhe klanet e tyrer mafioze shkaterruan gjithçka te vlefshme nga natyra dhe ekonomia per interesat e tyre mafioze prej hajdutesh dhe grabitshish ordiner.
    Them, jo i sigurte, te shikohet si person DRITAN DEMIRAJ, si Minister i Mbrendshem dhe i Rendit se mos beje ndonje diçka pozitive mbasi eshte specialist fushe. Se me tipa te tille si SAJMIR TAHIRI, si gjel i vogel ne maje te plehrave nuk shkohet hiç gje kundi. Bile duke u perkeqesuar situata e qetesise dhe e rendit ne Shqiperi.
    Por fatkeqesia e madhe e ketij vendi, e ketij shteti dhe ketij populli eshte se kemi difektin e madh qe ne krye te shtetit dhe qeverise e ne te gjitha hallkat e tij vendosen persona mashtrues, demagog, genjeshtar, mafioz dhe te korruptuar. Te cilat nje gje e bejne mire si halabake qe jane vjedhjen dhe grabitjen e gjithçkaje qe ka interes per keto lloj elementesh.
    Lobimi i grupit te TANJA FAJON, beri te na hiqen vizat per udhetime ne Hapesiren Shengen dhe jo reformat politike dhe juridike te qeverive dhe politikaneve tane te perdale. Por, ja tani po na vendosin bariera per te dalur jashte shtetit dhe kete po e ben politika e deshtuar e nje endacaku dhe barboni “Francez” si mender EDI RAMA. Ka forma dhe menyra te tjera per te dalur nga keto situata qe jemi, por ketyre as i shkon ndermend nje gje e tille sepse nuk duan zhvillim dhe begati por kane princip shfrytezimin e pasurive kombetare dhe grabitjen e taksa paguesit shqiptar. Tung.

    Reply to this comment
  10. Lungara August 9, 14:24

    Qeveria Rama , Demirajn , e përze nga ushtria si i padisiplinuar , si dezertor I padenjë për Forcat e Armatosura .
    Po kjo qeveri e mori për ministër të brendëshëm , nga rruga dhe s’do ta lëshojë !
    Pazaret e qelbura të politikanëve tanë të qelbur , qëndrojnë mbi interesat kombëtare .
    Nuk e di në Botë , por në Evropë nuk ka shtet më legen se ky I yni !
    Dhe çuditemi që njerëzit na ikijnë nga sytë këmbët të neveritur nga bëmat e pis-politikanëve tanë !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*