Deklarimet e pasurisë: Prokurorit i falin 35 mijë €, bashkëshortes 1 shtëpi

March 15, 2018 09:17

Deklarimet e pasurisë: Prokurorit i falin 35 mijë €, bashkëshortes 1 shtëpi

Ndryshe nga familjet e zakonshme shqiptare, të cilat duhet të kursejnë rreth 20 vjet për të blerë një apartament, njerëzit e drejtësisë i blejnë apartamentet me një lehtësi të habitshme.

Shqiptarja.com sjell të dhëna rreth pasurisë së çiftit të prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi, të përfolur muajit e fundit për përplasjet me kryeprokuroren Arta Markun, por edhe me Ambasadën Amerikane, e cila nuk e lejon zonjën Gashi që të shkelë në tokën amerikane.

Prokurori Dritan Gina, i cili në fillim të muajit janar u shkarkua nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, deklaron se, në vitin 2011 ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 80 mijë euro.

Prokurori Gina thotë se për të mundësuar blerjen e këtij apartamenti ka marrë një kredi me vlerë 45 mijë euro, ndërsa 35 mijë euro ia kanë bërë dhuratë. Gina thotë se detajet e dhuratës 35 mijë euro gjenden në faqen 6 të deklaratës së pasurisë së vitin 2011.

Nëse Dritan Gina thotë se i kanë bërë 35 mijë euro dhuratë, bashkëshortja e tij, Rovena Gashi pohon se i kanë falur një shtëpi. Ish-drejtoresha e Sektorit të Dekriminalizimit dhe e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, të cilës Ambasada Amerikane i refuzoi vizën për të udhëtuar drejt SHBA, deklaron se në vitin 2013 babai i ka dhuruar një apartament banimi me sipërfaqe 137 m2, me pjesë 50 %.

Prokurorja Gashi që u shkarkua nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, si drejtore e Sektorit të Dekriminalizimit, ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

o.j/dita

March 15, 2018 09:17
Komento

6 Komente

  1. ELIOT March 15, 10:25

    LANE NAME ;;;; ku eshte RAMA ME FOTO NGA SHQIPERIA … FLEN GJUME …APO ESHTE QORR… ESHTE I SHURDHER …. PERSE NUK VENE NJE MINISTER TE BRENDSHME TE SINQERTE ..JO HAJDUT SI ….. PERSE NUK I KONTROLLOJNE KORRUPSIONIN…. PERSE NUK JA RRITE RROGAT POPULLIT .DHE ..KU I GJETEN 35 MIJE EURO QE U BENE DHURATA CIFTIT …. PERSE SI FUT NE BURG DHE DOLLARET TJA JAPI POPULLIT ….. KU ESHTE RAMA QE NA BEN SI FILLOZOF ..PO I KA RESHQITUR TRUNI …. PERSE NUK BEN ASGJE .???????? TI JAPI PERGJIGHE POPULLIT PER KORRUPSIONIN NE SHQIPERI ..SE ASHTU SI BERISHA BASHA .. EDHE KY …RAMA SKA NJE NDRYSHIMM …KUR BEHET FJALE PER VJEDHJE ..

    Reply to this comment
  2. spatari March 15, 12:51

    Nga qe jane te varfer keta prokurore me nga 5 pale shtepi dhe nga 2-3 makina luksoze u vjene keq e u falin euro se jane ne halle te madh.Po kaqe te rrjedhur jane sa behen qesharake me keto deklarata.

    Reply to this comment
  3. Adih March 15, 13:35

    ELIOT @….Pse lodhesh kot ,nuk te degjon njeri ,me gjithe se keni te drejte .Jane te gjithe te perlyer o djale ,dhe ja dine shume mire pislleqet njeri tjetrit ,me keqeardhje dhe ky eshte nje realitet i frikshem .
    Kurse kete cift ,pamveresisht nivelit medioker qe kane qe te dy ,duhet si fillim ti sekueostrohen te gjitha pronavt , ,pastaj te shkojne ne papilonin 313 e meritojne .

    Reply to this comment
  4. info analitike March 15, 20:27

    Ku eshte problemi ketu? Rames i dhuruan tre mega bunkere ne Surrel “me materiale te varfra”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*