KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj

August 1, 2018 09:12

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj

 

Gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Hallunajn.

Pas verifikimeve të thelluara të kryera nga KPK në të tre shtyllat e Vettingut, Hallunaj i vlerësua i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Pavarësisht disa mospërputhjeve që u konstatuan me deklarimin e pasurisë, gjyqtari provoi ligjshmërinë e pasurisë së tij.

Po ashtu, ai kaloi edhe testin e integritetit moral dhe atij profesional.

l.h/ dita

August 1, 2018 09:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*