Një vlonjat për Vlorën (INTERVISTA)

Lorenc Vangjeli May 9, 2015 14:05

Një vlonjat për Vlorën (INTERVISTA)

 

Dritan Leli është nga ata njerëz me të cilin takimi fiksohet lehtë, por biseda është e vështirë. Në kuptimin se ajo ndërpritet shpesh. Si Doktor me profesion, dita e tij e punës nuk ka fillimin dhe fundin e ditës së njerëzve të tjerë. Sepse zakonisht nuk ka pasur as fillim dhe as fund të përcaktuar, por ka qenë e kushtëzuar nga urgjencat e pacientëve. Por tani, që prej më pak se disa javësh kur u shpall kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës, jeta e tij ka nisur një fillim të ri, fundi i të cilës ngjan larg.

Emri i tij ishte befasi për njerëzit e politikës, por në Vlorë, Tiranë e gjetkë ai ishte mjaft i njohur, qoftë për shkak të profesionit, qoftë për shkak të mbiemrit që mban, qoftë dhe prej të dyja këtyre arsyeve së bashku. I prerë, me vetëbesim të fortë si një vlonjat race, sfidues dhe i dëgjueshëm si pakkush në të njëjtën kohë, Doktor Leli duket se ka mundur të tejkalojë të sotmen dhe të hedhë një sy më tej saj: “Dua që mbas katër vjetësh në detyrën e kryetarit të bashkisë së Vlorës, Vlora të jetë bërë një qytet ku çdokush që ka ardhur këtu si banor apo si turist, të kishte dëshirë të rikthehej sërish”.

Në të vërtetë intervista me të është e vështirë. Sepse edhe biseda që bëhet në një lokal në buzë të detit, është si dita e tij e punës, pa fillim dhe pa mbarim. Gjithkush që e sheh, ndalon, i jep dorën dhe i drejtohet me emrin emblematik që gjithë vlonjatët, pavarësisht moshës dhe pavarësisht nëse je burrë apo grua, i japin njëri-tjetrit: Si je, vëlla? Vetë Doktor Leli i klasifikon më pas, të gjithë sivëllezërit e tij në dy kategori, të njohur të vjetër e të rinj dhe në pacientë të vjetër dhe të rinj. Dhe fjalët e para në një intervistë të tij të parë ai i drejton pikërisht për ta, por duke shtuar në një listë të pafundme emrash, edhe vlonjatët e rinj. Ata që kanë ardhur në perlën e Jonit në dy dekadat e fundit nga Tropoja e Kukësi, Korça e Mallakastra, Tepelena dhe që ndodhen që nga Novosela e deri tek Ura e Palasës.

Doktor Leli është nga ata njerëz me të cilët takimi fiksohet lehtësisht. Por kjo është vetëm një përshtypje e parë sepse në të vërtetë, fakti që ai ishte një takim për të bërë intervistën e tij të parë, nuk ka pikën e ndikimit tek ai. Sepse shpejt kuptohet që me të njëjtën lehtësi le takim me gjithkënd që kërkon të flasë me të. Më shumë se “dobësi” profesioni, është pjesë e magjisë së habitshme të një dite që për të është çuditërisht më e gjatë se dita e njerëzve të tjerë.

Nëse do të duhej të bëje një autoportret të vetes, si do t’u prezantoheshe qytetetarëve vlonjatë, kush është Dritan Leli?

Kam lindur, jam rritur dhe kam jetuar në Vlorë. Shtëpia e gjyshërve të mi është në lagjen Lirim, vetëm 50 metra larg ndërtesës së bashkisë së qytetit. Ajo është banesë ekzistuese dhe askush nga ne nuk ka dashur të bëjë ndryshime. Ruan madje edhe mobiljet e vjetra dhe origjinale që im gjysh i ka sjellë nga Italia e paraluftës. Duke qenë se babai im Halil Leli ka qenë oficer marine, mbas klasës së parë në Vlorë, ne kemi jetuar për shtatë vjet në ishullin e Sazanit ku dhe kam bërë shkollen tetë vjeçare. Aty jetonte një komunitet i vogël njerëzish me origjinë nga gjithë Shqipëria. Jeta në ishull ka qenë nga ato eksperienca që për një fëmijë kushtëzojnë gjithë jetën e  mëpasshme. Kujtoj çisternën, një anije të vogël që sillte ujë të pijshëm në Sazan, meqë në ishull nuk ka burime uji. Vinte dy herë në javë dhe kjo gjë më ka mësuar se në jetë duhet të dish të presësh çastin e duhur, momentin e duhur për veprimin dhe vendimin e duhur. Dhe një gjë tjetër që nuk e harroj dot, kanë qenë dritat e Vlorës natën. Kisha aq mall për tokën e saj atëherë. Si tani.

Një mjek për Vlorën, pse je pikërisht ti zgjedhja e koalicionit të majtë?

Besoj se do të isha i fundit që do të jepja një përgjigje për një pyetje të tillë, siç do të doja të isha i pari në shprehjen e mirënjohjes së pafundme për këtë vlerësim nga koalicioni i majtë dhe kryetari i PS-së Edi Rama. Do doja gjithashtu të isha i pari në shërbesë për qytetarin vlonjat në bashki. Do të lidhja kandidimin e sotëm dhe punën e nesërme për Vlorën edhe me profesionin tim. Unë jam doktor radiolog dhe një punë e tillë më ka mësuar të tentoj të depërtoj brenda sipërfaqeve. Të gjej problemin aty ku dikush tjetër nuk do të shihte. Besoj tek puna. Besoj tek sakrifica dhe përkushtimi. Besoj tek e majta, tek idetë, vizioni dhe filozofia e saj. Jo thjesht si përgjigja më e mirë në krahasim me kundërshtarin e djathtë, por më e mira dhe e duhura për vendin.

Çfarë po bën tani në fushatë? Çfarë projektesh konkrete do t’i afrosh qytetit?

Bashkia e Vlorës me të gjithë shtrirjen e saj nga Novosela në Urën e Palasës është një hapësirë e cila duhet të shndërrohet përfundimisht në një qytet të vërtetë, në një hapësirë urbane mesdhetare. Një qytet që të afrojë shijen e diçkaje që nëse e provon njëherë, të fton ta provosh përsëri e përsëri. Nuk do të flisja për detaje të një projekti i cili kursesi nuk mund të mbajë idetë e një individi. Por ju them se ka një grup të madh specialistësh nga më të mirët, një ekip i cili nuk ka filluar punë sot dhe as nuk e mbaron atë nesër. Një punë që njeh çfarë është bërë mirë dje, që qorton çfarë është bërë keq dje dhe që tregon se çfarë duhet bërë më mirë nesër. Vlora afron historinë e djeshme dhe mundësitë e pafundme të sotme, afron qytetin e kujtimeve dhe të realitetit të nesërm në të njëjtin moment, diell dhe det, turizëm dhe shërbime, prodhim dhe estetikë. Pa pikën e nostalgjisë mund të them se Vlora është një markë e veçantë shqiptare që bëhet e tillë edhe për shkak të njerëzve të saj, karakterit të papërsëritshëm vlonjat.

Jam tërësisht i sigurtë se bashkëpunimi i pushtetit qëndror me atë lokal këtu në Vlorë do të jetë gjithashtu një model dhe një shans më shumë për Vlorën. Edhe në këto dy vjet të qeverisjes së majtë, ky model ka nisur të ndjehet. Një model që do të japë frute të shpejtë dhe të shëndetshëm. Do të afroj qetësi dhe vetpërmbajtje. Respekt, shërbesë dhe transparencë për çdo votues. Ena e mbushur nuk bën zhurmë, siç thotë një proverb i vjetër, që do të thotë, shumë më shumë punë dhe shumë më pak fjalë. Për shembull, ka dy modele, i pari, ai i kryetarit aksidental edhe të bashkisë së Tiranës, edhe të partisë demokratike, zotit Basha, modeli i fjalëve të shumta dhe punës si gur në trastë dhe modeli i dytë ai që do të doja të dëshmoja mbas katër vitesh.

Cilat janë marrëdhëniet e tua me strukturat lokale të PS-së dhe të LSI-së në Vlorë?

Do të thosha mjaft të mira dhe të bazuara në njohje të vjetra e të reja, në respekt reciprok, punë të përbashkët dhe detyra të përbashkëta. Eshtë një nga detajet që i konsideroj si më të mirat në këtë fillim fushate. Secili di detyrën e tij, secili beson në fitoren që është e do të jetë pronë dhe privilegj i gjithë secilit, secili vlerëson se puna e vërtetë, starti i saj nis me marrjen e mandatit dhe nuk përfundon atë ditë. Ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm që reflekton raportet politike në Tiranë dhe filozofinë e re të bashkëpunimit të së majtës. Më lejoni të mos përmend emra sepse janë vërtet shumë kontributorët e fushatës për bashkinë e Vlorës.

Edhe pse fushata nuk ka filluar zyrtarisht, të gjithë kandidatët janë në terren. Ju vetë çfarë bëni konkretisht?

Kam një veçanti që më bën të provoj dy ndjesi të përkundërta, e para që ende nuk jam në fushatë të vërtetë dhe e dyta, krejtësisht në të kundërt, që kam gjithë jetën time profesionale që po bëj fushatë në Vlorë e për Vlorën. Sepse në thelb nuk ka ndryshuar asgjë. Puna si mjek më ka bërë të takoj pafundësisht njerëz me të cilët bisedoja për shëndetin e tyre dhe mënyrat sesi mund të shërohen. Tani është pothuaj e njëjta gjë: flasim si mund të shërojmë Vlorën nga sëmundjet e trashëguara si në të gjithë Shqipërinë nga kaosi i tranzicionit. Edhe pse Vlora është më pak, ose të paktën kështu më duket mua, e prekur prej tyre. Po bëjmë takime të shumta me grupe interesi, me individë, me qytetarë në të gjithë Vlorën e madhe. Në fakt tani po e kuptoj sesa e madhe është realisht Vlora. Në të gjitha kuptimet e kësaj fjale.

Në një vështrim të shpejtë, çfarë i mungon Vlorës sipas jush?

Nuk mjafton një vështrim i shpejtë, sepse gjithçka do të jetë e detajuar në formë projektesh afat shkurtër dhe afat gjatë. Lista është shumë e gjatë. Eshtë duke u punuar ende për të dhe do të ketë një ofertë të jashtëzakonshme për çdo skaj të Vlorës së madhe urbane. Do të përmendja në fillim ndryshimet cilësore që në fushën e përpunimit të mbeturinave, të ujrave të zeza e deri tek ndryshime gjithashtu cilësore në tregjet e qytetit, në përpunimit e produkteve ushqimore, në shërbime, në përmirësimin e infrastrukturës qytetëse dhe në kontrollin shumë më të mirë të territorit. Sot është bërë e pamundur të ndërtohet pa leje, ndërtimet e nesërme në Vlorë do të jenë jashtëzakonisht të kontrolluara dhe të menduara jo për të shërbyer çastit të parë dhe interesit të parë, por si objekte që do të jenë pjesë e qytetit.

Kush është Doktor Leli?

Thotë se ka dy ngjarje që kanë shënjuar jetën e tij. E para ka qenë fabrika e vjetër miellit që ndodhej në anën tjetër të rrugës së shtëpisë së tij të fëmijërisë. E djegur shumë vite më parë, ai ka qenë misteri i fëmijërisë dhe vendi i ndaluar i lojërave. E dyta ka qenë eksodi i parë në Vlorë. Kur babai i tij ushtarak i lartë refuzoi urdhërin për të hapur zjarr mbi anijen me mbi 800 vlonjatë që ndodheshin në bord. Halil Leli u zhvesh që të nesërmen nga ushtria nën akuza që do t’i kushtonin pafundësisht shumë në kohë tjetër. Dritani thotë se duke humbur uniformën, i ati do të fitonte admirimin e gjithë qytetit. 

Ka një CV që habit. U largua nga Vlora për në universitetin e mjekësisë dhe u specuializua si radiolog. Në vitet 1997-2000 bën një specializim afatgjatë në Athinë dhe më pas, fiton të drejtën për Doktoraturë në universitetin La Sapienza, në Romë, në specialitetin e mjekësisë bërthamore, një specialitet shumë i rrallë. Bëhet doktor shkencash një vit më parë në vitin 2014 dhe vazhdon të punojë në QSUT deri në momentin kur i duhet të trajtojë një qytet të tërë si pacientin e tij të preferuar.

Përsërit një shprehje të hershme shqiptare për burrat e martuar herët. “Kam lindur i martuar”, thotë. Të shoqen, Suelën e ka pasur shoqe që në shkollën e mesme jani Minga, në Vlorë dhe janë së bashku prej gati 30 vjetësh. Baba i dy fëmijëve, Noelit dhe Izabelës, Doktor Leli beson: nuk është vetëm sfida ime, është sfida e të gjithë qytetarëve që të garantojmë një jetë më të mirë për gjithkënd!/JAVA

Lorenc Vangjeli May 9, 2015 14:05
Komento

15 Komente

  1. ada May 9, 14:40

    Zoti Dritan Leli eshte padiskutim drejtimi i duhur per qytetin e Vlores, urime dhe fitore.

    Reply to this comment
    • erisa May 9, 14:43

      Vlores i duhet nje kandidate qe ti sjelle ndryshim, pune per permiresimin e infrastruktures jetes se qytetareve zhvillimit dhe progresit te qytetit dhe kandidatura e dritan leleit eshte e duhura.

      Reply to this comment
      • ina May 9, 14:46

        kandiadti me vlere dhe i afte kam besimin se do beje shume per vloren duke e bere edhe me terheqese per shume turiste e te huaj dhe vendas.

        Reply to this comment
      • Zare Raca May 11, 06:58

        Edhe ne interviste prape asgje. I paprovuar ne manaxhim, i pavotuar ne parti i pa njohur ne Vlore. Ne femijeri jetoi ne Sazan. Ne rini ’97 e mbrapa iku ne Greqi, pastaj Itali, e pastaj Tirane. Po pse me babane e Fabriken e miellit do ndryshoje imazherine e Vlores ?!
        Nuk eshte vlere te te zgjedhe Koco me Ramen o djale, eshte vlere te te propozojne dhe votojne qytetaret nga socialistet e me rradhe.

        Ky s’permend asnje emer se nuk njeh askend. Njeh Sazanin, detin dhe Fabriken e miellit ne Lirim te Vlores….. Vaj me det o milet…..

        Reply to this comment
    • Objektivi May 9, 14:47

      Vlora ka bere gjithmone zgjedhjen e duhur sa here i eshte kerkuar te votoje. Vlonjatet votebesojne Dritan Lelin si nje person serioz qe do punoje me perkushtim per Vloren dhe bashkeqytetaret e tij. Eshte njeriu adapt per qytetin.

      Reply to this comment
  2. Oltjon May 9, 14:40

    Per ata qe e njohin e dine mire qe eshte njeri i punes dhe ka nje profil tejet pozitiv ne ate qytet i njohur si doktor dhe njeri i pergjegjshem.

    Reply to this comment
    • meri May 9, 14:49

      urime dhe fitore drejtimi i duhur per vloren mundesia me e mire per kete qytet per te ecur perpara rruges se zhvillimit dhe modernizimit

      Reply to this comment
  3. baca May 9, 15:37

    Suksese NE punen e re per Te miren e vlores SI nje vlonjat 24 karat do Te dish Te punish per qytetin tend Te lindjes dhe Te ngresh me part emrin e mire Te familjes

    Reply to this comment
  4. shoku " Shpati " May 9, 15:37

    Mire per vloren por gjynah per pacientet !

    Reply to this comment
  5. i panjohuri leli May 9, 18:33

    Sa reklame radiologut Dritan Leli, perse eshte nje domate e prishur ….. dhe duhet te shitet
    nga ps del urdheri sot Rama ne Vlore prezantimin , po sot shkrimin dhe Vangjeli….
    nje reklame me ere kalbesire , me genjeshtra, me mediokritet, me fallaco
    Dritani do te jete vetem te vere firmen ne punet e pista te Kocos, te Ahmetaj, te Rames
    kaq dhe vetem kaq…
    Dritani lereni te haj pershesh me kos

    Reply to this comment
    • shpatar May 10, 10:33

      I panjohur .I rumbullakos gjerat si Saliu.Ky djalosh Vlore preshin dhe kosin ua ka lene juve te politikes Rrrum -palle. E kam thene dhe po e perserise: .Mire bene ata qe e zgjodhen dhe do ta votojne por te mos kujtojne se do ti fusin duarte tek Dritani si ju do qejfi .Eshte fare qe nuk kertypet sic ka ndodhur me te paret . Duro ta shohesh ne pune dhe po ste pelqeu futja nje kos Kavaje .

      Reply to this comment
  6. Dike Mullai thote- May 9, 23:46

    “Dardha bie nen Dardhe”! Bir i DY Prinderve te shkelqyer! Ishin ditet me te veshtira per Vloren, por edhe per gjithe Portet Detare te Vendit! U organizua nje mbledhje e Jashtezakoneshme e Plenumit te Rrethit Vlore:-Njerez, jo vetem nga Vlora, kishin mbushur Anijet plot e perplote! Kerkohet ne telefon Sekretari i Pare per Vlore Halil Hasko nga Ramiz Alea, i cili kerkon te qellohet me arme mbi njerezit e hipur ne Anije! Halil Hasko dhe Halil Leli njeheresh e kundershtuan:- NUK mund te qellojne mbi shtetasit e vete! Le t’a jape kete Urdher vet Komandanti i Pergjithshem Ramiz Alea! Salla duartrokiti per kete pergjigje Burrerore! I uroj Suksese Kryetarit te Ardheshem te Bashkise VLORE:-Dritan Halil LELI !

    Reply to this comment
  7. Dritan May 10, 10:20

    Mbi te gjitha ne Vlore, ka disa vite qe eshte instaluar nje skaner ne spitalin e Vlores, por nuk ka mjek radiolog ta lexoje ate. dhe vlonjatet u grine nga leket per bere nje skaner kur jane te semure ne privat ose duke vajtur ne Tirane, pasi “atdhetaret” dhe “vlonjatet e vertete” vijne ne Vlore vetem per Kryeta Bashkie dhe jo si mjek per ti shebyer Vlores. Ajde prit nga keta qe te na cojne para, dhe te te mos humbasim shpresen. Sa per merita, dhe per familje, te gjithe vlonjatet qe banojne ne Vlore nuk kane asgje me pak se zoteria ne Vlore. Se te kujt jane interesat qe Kandidat te jete ky mjeku ne fjale qe i sherben Vlores vetem si Kryetar Bashkie dhe jo si mjek ate me mire duhet ta dini ju ne Tirane Z. Vangjeli dhe boll se na lodhet me keto budallaleqe.

    Reply to this comment
  8. XUME PROTOPAPA May 10, 17:56

    I MUNGONTE VLONJATEVE ANALIZA KTR-850

    Si kalamaj qe ishim, e beheshim jo pak po nje ushtri e tere, vetem me mbathje, pa sandale, pandofola, nallane, me nje traste me buke te theluar te sperkatur me vaj ulliri e kripe narte me bollek, veze te zjera kur ishim ne dite te mire, i versuleshim nga Skela rruges se Konservave per te vajtur ne Plazh, duke vrapuar here me njeren e here tjetren kembe, per ti shpetuar asfaltit pervelues qe minierat e Selenices ishin doreleshuar vetem per te.

    Lart nga Spitali i Vlores, zbrisnin Deromemajt, natyrisht te veshur, me ndonje cope djathi e vileza rrushi te pjergullave qe mbanin ne oborret e tyre pa i vjelur, per te bere te fameshmet stafidhet dimerore. Te tjere kushurinj vinin andej nga vilat e Pazarit, e te gjithe parkonin ne shtepine madheshtore te gjysherve te mij, pak me tutje Kishes ortodokse, per te nisur betejen me detin.

    Romet e Çoles me Vllehet e Fabrikes se Miellit, zbardheshin ne prite per grabitjen e turnit, te fshehur pas ndonje dune pak metroshe e fiqeve te detit, andaj mbanim vetem.. nje pale breke per vajtur ne plazh.

    Aty u njoha per here te pare me kete bote e njerezit qe e banojne ate. Ne kthimin nga plazhi, ish bere rutine, ti futeshim parkut Rinia nga fundi ne krye. Aroma hundeshpuese e eukalipteve gjigante, shuante me nje lloj freskie zagushine e rrezeve perveluese te diellit vlonjat. Kisha pare vetem njerez te bardhe ne ato pak vite te ardhjes time ne kete bote dhe kur u gjenda perballe asaj skulpture me shume u tremba se sa pata kersheri. Nje djalosh i bardhe krahembeshtillej nga nje tjeter i verdhe, e si te mos i mungonte habitjes time te pazakonte, ne krahun tjeter ishte nje djalosh sterr i zi….e quanin monumenti i vellazerimit.

    Kur kutoj rralle here ate skene rrenqethese te femijerise time te pa brengete, me pushton nje ndjenje kenaqesie e gazmbushur e padukeshme. Nuk ish e vetjma çudi qe me tundonte aso kohe, nje tjeter kersheri me shkaktonte bardhesia e vlleherve te Fabrikes se Miellit ne Vlore, edhe pse dielli pervelues na nxinte ne pak dite, ata, vllehet, ishin gjithnje te bardhe, gati gati anemike.

    Tek lexoja intervisten e doktorit te shkencave, me shtepi tek Fabrika e Miellit, natyrshem mu ringjall ajo kohe e larget e femijerise time ne Skele. Edhe sot e kesaj dite nuk kisha arritur te kuptoja perse DritanLelet nuk kish diell ti sterronte ne surrat e shpinde. Dhe enigmen ma zgjidhi vete doktori i shkencave qe kerkon tu mesoje vlonjate ku bie KuzBabaja e Shkembi i Kalase.

    I vetmi mik i huaj me banim ne San Diego te Kalifornise, Stephen Scheibel
    R and D Manager at Epitope Diagnostics, Inc., ka rraporte bashkepunimi me doktorin pretendent per Kryebashkiak ne Vloren e pas 221 Qershorit te vitit qe jetojme. Ka dhe te tjere, mes tyre ndonj egreke, po teresisht jane vllehet bashkepuntore te tij ne Tirane. Te pakten kete tregon Cv-ja e tij ne Linkedin-in mbareboteror.

    Ky tipi i San Diegos eshte i specializuar ne prodhimin e “kit-eve” per analiza mjekesore. Me poshte po risjell kete produkt dhe karakteristikat e tij.

    “q-FOB™ Quantitative Fecal Occult Blood Test Kit
    This q-FOB™ assay uses human hemoglobin-specific antibodies and brings significant advantages over the qualitative FOB rapid test. The assay does not require dietary restrictions to be placed on a subject or patient. This q-FOB™ assay detects human hemoglobin levels in 100-fold lower concentrations than the guaiac FOB test to avoid false-negatives. Because highly specific human hemoglobin antibodies are used, false positive results are also practically excluded.
    Specifications
    http://static1.squarespace.com/static/52545951e4b021818110f9cf/t/54205786e4b0968055cea4b2/1411405418054
    Catalog no. KTR-850
    Target: Hemoglobin
    Species Human
    Method – Sandwich ELISA
    Tests Per Kit – 96 tests
    Detection – Colorimetric
    Sensitivity / LLOD – 0.5 ng/mL
    Dynamic Range – 0 – 745 ng/mL
    Total Incubation Time – 1 hours, 45 minutes
    Sample Type – Stool
    Sample Volume – 100 µL
    Storage Temperature – 2-8 °C”

    Per te ngelur ne teme e per ti thene gjerat me qartesine e seriozitetin e rastit, ky “kit” analizon permbajtjen e hemoglobines ne fekalet njerezore. Me fjale te tjera tregon nivelin e rruazave te kuqe te gjakut, te “konsumuara nga trupi e te nxjerra me jashteqitje. Sa me i larte te jete permbajtja e tyre, aq me e larte eshte ANEMIA e personit te testuar.

    Ja pra se ç’mrekulli do i sjelle doktori i shkencave Dritan Leli, vlleherve bashkekomshij te tij ne shtepine ku ka lindur ai vete, i ati hero kombetar dhe gjysherit kur zbriten nga humbetirat e Romanise. Nuk do kene me frike te ngelen te bardhe nga anemija fabriko-miellore, do ja nxije jeten, surratin e deri thembrat e kembeve, pa patur me ate ndrojtjen e te lenemenjanoreve anemike, ne krah te vlonjateve te nxire nga dielli i pervelimeve verore ne Vloren jo vllahore.

    Reply to this comment
  9. padrino May 11, 07:48

    Edvinit, të ripjelljes, si ka fort për zemër vendasit. i do më shumë vllaho-greket, duke parë përbërjen rilindjes dhe të qeverisë të krijohet bindja. Se gjoja “myslimanët”, sjanë të aftë për të qeverisur, e drejtuar vetëm ortodoksët, servilë të gerqisë janë të aftë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin