Dritan Leli: Projektet e mia për kthimin e Vlorës në një markë të turizmit

INTERVISTA May 30, 2015 14:20

Dritan Leli: Projektet e mia për kthimin e Vlorës në një markë të turizmit

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Dritan Leli shprehet optimist se brenda katër viteve do ta shndërrojë Vlorën një ndër qytetet më tërheqës të Mesdheut.

Në një intervistë për “DITA”, Leli garanton se në katër vitet e ardhshme Vlora do të jetë kryeqendra e shume projekteve madhore të Qeverisë Shqiptare.

Rruga Trans-Ballkanike; Bypass-i i qytetit, Lungomare, Aeroporti i Jugut, Porti Turistik janë vetëm disa nga lista e gjatë e projekteve.

Leli thekson se një nga projektet kryesore të katër viteve të ardhshme është përmirësimi dhe plotësimi i infrastrukturës rrugore me qëllim lidhjen e të gjitha qendrave të banuara të Bashkisë Vlorë.

Paralelisht do të punohet me investime të ndjeshme në akset kryesore të qytetit tonë si Unaza-Pusi i Mezinit; Poliklinika – Bishti i Kalldrëmit – Uji i ftohtë.

Mund të rendisim edhe shumë projekte të tjera në infrastrukturën e qytetit. Një tjetër pikë, -sqaron kandidati i majtë për Bashkinë e Vlorës do të jetë dhe turizmi, ku do të promovohen zona historike si Oriku i Vjetër, Kalaja e Kaninës, zona e Ishullit të Zvërnecit e shumë të tjera.

 

Zoti Dritan Leli, ju kandidoni për bashkinë e Vlorës pas një karriere të gjatë në mjekësi. Shpesh herë në Shqipëri, dhe veçanërisht në Vlorë, kemi parë shumë doktorë që preferojnë politikën. Si është tranzicioni kur kalon nga një profesion tek tjetri?

Unë ende nuk e kam veshur kostumin e politikanit. Kam vetëm pak kohë që kanë hequr përparësen e bardhë të mjekut. Të bësh detyrën e mjekut është diçka shume fisnike. Ka të bëjë me shërbimin që ti i bën njerëzve dhe unë këtë gjë kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Pasioni im për mjekësinë ka nisur në fëmijërinë e hershme, kur isha 14 vjeç. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarët e mi, unë zgjodha shkollën e mesme mjekësore “Jani Minga” të Vlorës. Më pas vazhdova Fakultetin e Mjekësisë, të cilin e përfundova në vitin 1992. Por kjo nuk do të thotë që shkollimi im për Mjekësi ka përfunduar me kaq. Më vjen të qesh kur e mendoj, por e gjithë jeta ime ka kaluar mes bangave të shkollës. Në moshën 46 vjeçare, vetëm një vit më parë përfundova doktoraturën në “La Sapienza” të Romës. Dhe për t’iu kthyer pyetjes tuaj, ta quaj veten politikan është një gjë që nuk më duket se më shkon për shtat. Ta quaj veten një qytetar të devotshëm të qytetit tim, sigurisht kjo do më shkonte më mirë. Ishte pikërisht devotshmëria për qytetin, dashuria që kam për Vlorën ajo që më bëri të ndryshoj profil. Mendoj që ka ardhur koha që t’i jap më shumë qytetit tim, ta kthejmë Vlorën në drejtimin e duhur.

 

Ndryshimi i profilit besoj se ishte një gjë e menduar gjatë nga ju. Po ata që morën vendimin për kandidimin tuaj, përse ju zgjodhën ju z. Leli?

Realisht jam menduar shumë gjatë, por në fund fitoi dashuria për qytetin tim. Unë mendoj që secili prej nesh duhet të jetë krenar dhe i gatshëm për të ofruar më të mirën e tij, për qytetin ku ka lindur dhe është rritur. Unë mendoj që kam shumë për t’i ofruar Vlorës dhe këtë do e shihni edhe vetë gjatë katër viteve të ardhshme. Përfshirja ime në këtë garë ndodhi nga një iniciativë miqsh që më propozuan e më thanë pse jo një djalë Vlore, një djalë nga “Lirimi”, të mos bëhet pjesë e njerëzve që konkurrojnë për t’u bërë kandidatë për kryetar bashkie në Vlorë. Më pas përzgjedhja kaloi në rrafshin politik. Në qytetin e Vlorës janë realizuar shumë sondazhe, të cilat në fund treguan që qytetarët e Vlorës donin që një djalë nga “Lirimi”, lagjja e vjetër e Vlorës, të ishte kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Vlorës.

 

Ju përmendët shpesh emrin e lagjes “Lirim”. Çfarë përfaqëson kjo lagje për ju dhe për Vlorën?

Lagjja “Lirim”, mbi të gjitha, është lagjja ku unë kam lindur dhe e dua shumë. Shtëpia ku unë kam lindur ndodhet ende aty. Është një banesë ekzistuese dhe askush nga ne nuk ka dashur të bëjë ndryshime. Madje ruan edhe mobiliet e vjetra dhe origjinale që im gjysh i ka sjellë nga Italia e paraluftës. Kjo shtëpi është vetëm 50 metra larg godinës së Bashkisë të Vlorës.

 

Ktheheni shpesh në atë shtëpi?

Realisht kthehem shpesh. Kam nostalgji të veçantë për atë shtëpi. Jam larguar që aty kur isha vetëm 6 vjeç. Për shkak të profesionit të babait (ushtarak) u detyruam të shkojmë në ishullin e Sazanit. Kjo ishte një eksperiencë shumë e veçantë, e cila më ka shtuar dashurinë për Vlorën. Shpesh herë e gjeja veten duke admiruar dritat e Vlorës që dukeshin aq të bukura nga ishulli i Sazanit.

 

Meqenëse kjo bisedë u bë paksa nostalgjike, do të doja t’ju pyesja për fëmijërinë tuaj. Përveç dritave të Vlorës, çfarë tjetër ju kujtohet nga fëmijëria?

Nuk e di nëse të gjithë njerëzit kanë kujtime pozitive nga fëmijëria, por për mua kanë qenë vërtet shumë pozitive. Për fat kam jetuar në një familje që ka edukuar tek mua virtyte dhe mirësjellje. Ajo që më lë mbresa është sinqeriteti i madh i vlonjatëve, mënyra e tyre e të thënit të gjërave drejtpërdrejtë. Por Vlora sot nuk është më qyteti që ka qenë. Kjo duke nisur nga bashkia e madhe, e cila ka rreth 154.000 votues. Tashmë Vlora shtrihet nga Novosela deri në Llogora, është një dimension i ri. Në Vlorë ka miq të mirë, ka njerëz që e duan qytetin, ka njerëz që kërkojnë qytetari.

 

Të kthehemi paksa tek familja. Babai juaj ka qenë ushtarak, madje ushtarak i lartë. Si ka ndikuar kjo tek ty?

Babai im është një njeri shume pozitiv, shumë miqësor dhe aspak përjashtues. Ai është njeriu që më ka mësuar disiplinën. Unë mendoj se një fëmijë që mësohet me disiplinë di të ecë përpara; di të arrijë çdo objektiv që i ka vënë vetes. Për këtë e falënderoj shumë familjen time, sidomos babanë.

 

Ju jeni i martuar dhe keni dy fëmijë. Çfarë mund të na thoni për familjen tuaj?

Familjen time mund ta përmbledh vetëm me një fjalë: E Mrekullueshme! Bashkëshortja Suela, djali im Noel dhe vajza e vogël Izabel janë gjëja më e shtrenjtë për mua, janë forca më e madhe që kam. Unë dhe Suela jemi njohur rreth 30 vite më parë në shkollën e mesme “Jani Minga” këtu në Vlorë. Një dashuri e lindur në bangat e shkollës dhe që vazhdon ende e bëhet më e fortë.

 

Si e pritën vlonjatët kandidaturën tënde?

Mikpritja e njerëzve është ajo që më ka lënë me tepër mbresa. Ajo që më gëzon në gjithë këtë histori është që ndihem me fat për prindërit që më kanë edukuar dhe më kanë rritur, sepse kjo mikpritje është falë atyre. Perceptimi i të gjithë banorëve të Vlorës është që ata janë njerëzit model të mos abuzimit me pushtetin. Pavarësisht se babai im është një nga njerëzit që ka pasur një pozicion shoqëror në vitet e rinisë së tij dhe nëna ime gjithashtu, kanë qenë njerëz që vetëm kanë ofruar, i kanë ofruar njerëzve të mira, i kanë ofruar njerëzve mundësi, i kanë shërbyer me shumë dashuri dhe këtë dashuri e marrin mbrapsht në çdo ditë të tyre në jetën normale që bëjnë në Vlorë dhe këtë gjë e ndjeva dhe unë dhe jam ndjerë sinqerisht shumë mirë.

 

Familja Leli

Familja Leli

Të kthehemi tek Vlora, e cila është konsideruar gjithmonë si bastion i së majtës. Si ndiheni në këtë garë?

Unë nuk e konsideroj Vlorën bastion të asgjëje. Unë e konsideroj Vlorën bastion të progresit dhe Vlora e ka treguar këtë gjë që në 1912-n. Vlonjatët dinë të zgjedhin atë që është më e mira për qytetin e tyre, dinë të zgjedhin drejtimin e duhur.

 

Cili është programi juaj për Vlorën, menaxhimi i qytetit nuk është një detyrë kaq e lehtë…

Të bëhesh pjesë e menaxhimit të qytetit është një iniciativë jo e vogël. Unë nuk jam pa përvoje të tillë, jam një njeri që kam menaxhuar projekte me njerëz, pozicione të rëndësishme që kam pasur. Të menaxhosh qytetin është e rëndësishme të dish të menaxhosh njerëz dhe ide. Në momentin që kam menaxhuar kolegë mjekë, profesorë, doktorë gjithandej nëpër botë në kuadër të projekteve të ndryshme, mendoj që do ta bëj me shumë kënaqësi dhe për qytetin tim.

 

Si e shikoni ju Vlorën në katër vitet e ardhshme?

Në katër vitet e ardhshme Vlora do të jetë kryeqendra e shume projekteve madhore të Qeverisë Shqiptare. Rruga Transballkanike; Bypassi i qytetit, Lungomare, Aeroporti i Jugut, Porti Turistik janë vetëm disa nga lista e gjatë e projekteve që do ta kthejnë Vlorën në një ndër qytetet më tërheqës të Mesdheut. Nuk do ndalem deri sa të shoh realizimin e çdo premtimi, por njëkohësisht do të shfrytëzoj çdo moment për t’i propozuar Kryeministrit projekte të reja dhe mundësi shtesë zhvillimi për Vlorën tonë. Bashkëpunimi me qeverinë qendrore është jetik për ne 4 vitet e ardhshme. Vlora ka nevojë për një kryetar që propozon dhe bashkëpunon, jo një kryetar që kundërshton këto projekte dhe që interesohet më shumë për dështimin dhe mosrealizimin e tyre.

 

Mund të hyjmë në projekte konkrete?

Programi im është i bazuar në 8 shtylla të rëndësishme dhe dhjetëra projekte konkrete dhe të detajuara. Kuptohet që me buxhetet aktuale që kanë bashkitë shqiptare dhe sidomos Vlora, jo të gjitha këto projekte mund të realizohen. Avantazhi i vlonjatëve është mbështetja e qeverisë e cila është prezente me projekte të rëndësishme të infrastrukturës. Jam i sigurt që infrastruktura moderne do e bëjë qytetin më të aksesueshëm, më të pranueshëm dhe do ta shndërrojë Vlorën në një pikë referimi turistike.

 

Vlora ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë. Çfarë do të bëni ju për infrastrukturën dhe zhvillimin urban të qytetit?

Unë mendoj se përmirësimi dhe plotësimi i infrastrukturës është faktor kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Bashkisë Vlorë. Një nga projektet kryesore të katër viteve të ardhshme është përmirësimi dhe plotësimi i infrastrukturës rrugore me qëllim lidhjen e të gjitha qendrave të banuara të Bashkisë Vlorë. Paralelisht do të punohet me investime të ndjeshme në akset kryesore të qytetit tonë si Unaza-Pusi i Mezinit; Poliklinika – Bishti i Kalldrëmit – Uji i ftohtë. Mund të rendisim edhe shumë projekte të tjera në infrastrukturën e qytetit. Fokusi në katër vitet e ardhshme do të jetë edhe tek ujësjellësit. Gjatë katër viteve të ardhshme do të kryhet hartimi dhe miratimi i Planit të Zhvillimit Strategjik për Bashkinë e Re Vlorë, si dhe Plani i Përgjithshëm Rregullues për qytetin

 

11212599_1647315472165083_2774060866343536118_oPo për lagjet periferike të qytetit, çfarë keni planifikuar që të bëni?

Programi jonë përfshin rigjallërimin e lagjeve ekzistuese të Vlorës, por edhe integrimin sa më të mirë të lagjeve të reja që krijohen nga reforma territoriale. Rigjallërimi i lagjeve periferike të Qytetit Vlorë do të sjellë përmirësimin e jetës komunitare përmes ndërtimit të shesheve, parqeve dhe lulishteve. Ndërkohë kemi planifikuar përmirësimin dhe rigjallërimin e qendrave të fshatrave brenda territorit të Bashkisë Vlorë. Brenda mandatit qendrat e fshatrave do të kenë Plane Rregulluese.

 

Vlora nuk është vetëm e vlonjatëve, por edhe e turistëve. Çfarë përmban programi juaj për turizmin?

Unë në këtë fushatë kam një moto: Dua ta bëj Vlorën një qytet që çdo vizitor që largohet të ketë dëshirë të kthehet përsëri. Por për të bërë këtë, duhet që Vlora të kthehet në drejtimin e duhur dhe të ofrojë të njëjtat atraksione si çdo qytet tjetër Mesdhetar. Në katër vitet e ardhshme do të zhvillojmë atraksione turistike dhe historike të reja si aquapark, sportet ujore, porti turistik, gjire me plazh, etj. Gjithashtu do të promovojmë zona historike si Oriku i Vjetër, Kalaja e Kaninës, zona e Ishullit të Zvërnecit e shumë të tjera. Kjo i përgjigjet pyetjes tuaj për turistët. Por turizmi i Vlorës është edhe për vlonjatët dhe operatorët turistikë. Në Bashkinë e re të Vlorës sezoni turistik do të jetë më i gjatë dhe i mbushur me aktivitete të ndryshme. Organizimi i panaireve të vegjël për promovimin e produkteve tipike të zonës së Bashkisë Vlorë (verërat, vaji i ullirit, djathërat, etj.) është një nga pikat e programit tonë. Unë mendoj që Vlora është një markë që duhet të njihet nga të gjithë. Brenda një kohe të shkurtër ne do të krijojmë imazhin zyrtar të Bashkisë Vlorë për promovimin e karakterit dhe identitetit të Vlorës. Promovimi do të kryhet duke pasur stendat tona në çdo panair dhe në çdo qytet të rajonit.

 

Po për zonat e reja që i shtohen Bashkisë Vlorë, çfarë programi do të keni?

Është vërtet një Vlorë e madhe me hapësira urbane ose rurale, të cilat rrethojnë qytetin dhe tashmë do të bëhen pjesë e bashkisë së madhe, jo vetëm nga pikëpamja territoriale, por edhe nga pikëpamja e projekteve. Përmirësimet në infrastrukturë do të bëjnë që të gjithë prodhuesit në rrethinat e Vlorës të kenë mundësi që të sjellin produktet e tyre në qytet në kushte sa më cilësore dhe komode. Dhe sigurisht do të krijoj hapësira që këta prodhues të kenë mundësi me ndërmjetës bashkinë që të shesin produktet e tyre. Por mbi të gjitha prodhuesit do të kenë mundësinë të këshillohen falas dhe të orientohen drejt nga Bashkia e re e Vlorës që të mos prodhojnë pafund të gjithë të njëjtën gjë duke mbingopur tregun dhe duke privuar qytetarët nga produkte të tjera. Qëllimi i bashkisë është që të orientojë drejt të gjitha burimet njerëzore për të ardhmen pozitive të qytetit.

 

Zoti Leli, do të doja ta mbyllja këtë intervistë me një pyetje të fundit. Shqiptarët dhe konkretisht vlonjatët kanë nevojë për një njeri që i dëgjon dhe i kupton. Mendoni se do t’ia arrini që t’ua plotësoni këtë dëshirë?

Unë, për shkak të profesionit të mjekut, jam mësuar të punoj dhe të dëgjoj shumë njerëz. Personalisht mendoj që duke qenë një dëgjues i mirë, mund të bëhesh dhe një orientues i mirë. Këtë kam bërë edhe muajin e parë të fushatës. Kam dëgjuar vlonjatët e mi me shumë vëmendje dhe kam mbajtur shënim çdo propozim apo ankesë që ata kishin. Me çudi shikoj se institucionet përpiqen t’i largojnë qytetaret. Parimi im është që t’i bëj qytetarët pjesë të vendimmarrjes dhe kjo është një nga shtyllat e programit tim elektoral. Duke pasur këshillues qytetarët, çdo politikë bashkiake, do të bëhet më e mirë. Zëri i njerëzve meriton dhe duhet të dëgjohet. Për herë të parë bashkia e Vlorës do të ketë një dëgjesë elektronike. Banorët e Vlorës do të mund të votojnë, në pikat e ngritura enkas për këtë çështje, për projektet që ata duan të kenë. Çdo gjë që unë do të inicioj në katër vitet që vijnë do të bëhet pas konsultimeve me komunitetin. Qytetarët do të shprehin mendimin e tyre konsultues dhe të jeni të sigurt që nuk do të bëj asgjë që nuk do t’i pëlqejë qytetarëve të Vlorës.

INTERVISTA May 30, 2015 14:20
Komento

28 Komente

  1. era May 30, 14:25

    vlora ka nevoj per nje ndryshim te madh. edhe kam besim qe ky zotri i nderuar ka per ta bere. njerzit e mire dallohen ne sy edhe ky eshte nje njeri qe ka vullnet pasion ehde deshire qe te sjell ndryshim ne qytet!

    Reply to this comment
    • mari May 30, 14:28

      VLora eshte nje nga princeshat e shqiperise, edhe si e tille duhet trajtohet. eshte nje mundesi shume e mire qe po i vjen vlores qe te kthehet ne nje nga atrakksionet turistike per shqiptaret edhe te huajt!

      Reply to this comment
      • ana May 30, 14:58

        Vlora eshte zemra e bregdetit shqiptar ,kam besim tek puna qe do zoti Dritan per qytetin e tij por per bregdetin e memes Shqiperi duke i sjelle te kte menyre qe pamje mahnitese shume te kerkuar nga turistet por duke rritur ne nje fare menyre dhe ekonomine e vendit

        Reply to this comment
      • turi May 30, 19:07

        A mund te na tregoj ndonjeri se ku jane projektet konkret?? Kater here e pyesin kete trap se ca projektesh kane per permisimin e pjeseve te ndryshme dhe ky thote vetem do e permiresojme do e ringjallim do e bejme te bukur do investojme.ca do besh? Keto na thuaj trap, apo meqe ske projekte mban fjalime si ato te rames?asnje vote as per te djathten e sales sepse jemi te majte por as per ty, nuk votojme fare per ju

        Reply to this comment
    • Halioldi May 30, 14:30

      Qytetaret e Vlores kurdohere kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte dashur te caktojne drejtuesin e tyre. Dritan Leli si djale vlonjat qe eshte do punoje me zell e perkushtim per Vloren. E gjithe Vlora mbeshtet Dritanin.

      Reply to this comment
    • diora May 30, 14:39

      vlora nen drejtimin e Lelit do ece perpara eshte nje kandidat me shume vizion dhe i perkushtuar me punet e komunitetit

      Reply to this comment
      • fleura May 30, 14:48

        me nje kandidat punetore dhe te perkushtuar si dritan leli vlora do transformohet ne nje qytet turistik edhe me atraktiv per vendasit dhe turistet e huaj, po e tha dritani nje gje do e mbaj fjalen

        Reply to this comment
        • klara May 30, 14:54

          vlora meriton me shume eshte perle e vendit e cila mund te perdoret per permiresim e imazhit te vendit perthithjen e shume vizitoreve

          Reply to this comment
          • blerta May 30, 14:57

            kjo do ishte alternativa me e mire kthimi ne marke turizmi te vlores dhe qyteteve te tjera bregdetare dhe kthim e tyre ne destinacione turistike te me te frekuentuara dhe nga te huajt

    • flori May 30, 14:45

      e kam degjuar shpesh zotin Leli neper emisione televizive dhe me ka lene nje mbrese shume te mire .
      perves se eshte nje familje e vjeter vlonjate dhe ata me mire se te gjithe i dini problemet e vlores, eshte edhe person me shume ide perfekte per vloren dhe kam besim se pikerisht zoti Leli eshte personi i duhuh per Vloren

      Reply to this comment
    • Lavdrim May 30, 15:06

      Qyteti i Vlores e kishte mese te nevojshme kandidimin e nje fytyre tjeter. Dritan Leli si djale vlonjat qe eshte besoj se do beje shume per qytetin. Investimet ne qytetin bregdetar te Vlores nuk do mungojne edhe nen drejtimin e Lelit. Perkrahja e pushtetit qendror nuk do mungoje.

      Reply to this comment
  2. Tiku May 30, 14:26

    I shkreti Fate Velaj kishte ide. Ti o Leli ke fat.

    Reply to this comment
  3. keli May 30, 14:27

    dritan leli eshte njeriu i duhur per te vazhduar projektet per vloren, per ta bere nje nder qytetet me te bukur bregdetare te ballkanit,nuk mund ti besohet bashkia nje njeriu qe te ndertoje pa leje ne gjithe vloren, ashtu si me pallatin e kunatit te bashes

    Reply to this comment
  4. Tartufi May 30, 14:35

    Si Gjika dhe Dritani
    qe te dy per turizem
    Kush beson eshte rot hajvani.
    si besuan dje per Gjiken.

    Reply to this comment
  5. sokol May 30, 15:03

    leli eshte vecse nje burratin fals. Nese fiton do jete deshtaku me i madh i historise se Vlores. Leli eshte deshtak edhe si mjek. Po kur thote kam menaxhuar me pare. Po c’ke menaxhuar o ditezi ? Ti nje cop mjek i thjesht ke tere jeten nuk u ngjite dot as si pergjegjes pavioni. Thuaj flm Kocos e Rames ate bej. Po do u kthehet ne estrade po prit.

    Reply to this comment
  6. shkodra May 30, 15:13

    Pa dashur te nderhyj ne zgjedhjen e qytetareve te vlores,me modesti,po jap nje konsiderate timen….
    kete e quaj,gjuha e gjesteve…vini re si qendron kandidati para z.Meta,vini re si i shterngon doren z.,meta dhe ne fund,KY NJERI NUK KA PERSONALITET TE QENDRUESHEM…!!

    te tjerat i dini vete…

    Reply to this comment
  7. ergi May 30, 15:29

    po sic e bete me xhiken marke te ndertimeve, kjo eshte motoja e rilindej ndertime ndertime, tani na tregojne edhe perralla do ndertoje aeroport, ne e kemi ne kukes dhe nuk po e shfrytezojme ky dashka me bo edhe nje ne vlore. xhika mori tre here fonde per te bere rrugen nga skele tek uji i ftohet dhe nuk e beri ti do ta rregullosh bolle me mashtrime se nuk ju beson njeri me.

    Reply to this comment
  8. besita May 30, 15:53

    Po Ikni ore se nuk ju beson me njeri genjeshtrat qe thoni ju te Rilindjes ! Tashme populli vlonjat e ka kuptuar qe nuk duhet te zgjedhin drejtimin e duhur pasi ky drejtim te con drejt shkaterimit dhe skamjes . E pane vlonjatet qeverisjen e Rilindjes keshtu qe nuk do e bejne me kete gabim .

    Reply to this comment
  9. beni May 30, 16:02

    Vlora e cila ka deputet kryministrin rama sote eshte qyteti apo kryeqyteti i neperkave ! Vlora sot ka nje kryebashkiak dhe nje kryeminister te se njejtes Parti po neser ca do ndodh? ja pra vlora eshte qendra e mjerimit dhe e fytyres reale te rilindjes ! Me pushtet vendor por edhe qendro dhe mos te besh asgje ca pretendon te beshe me bashkite e tjera ! Nuk mbahet populli me mashtrime por jepni doreheqje se do shporeni me vote ne 21 qershpor !

    Reply to this comment
  10. nendetsja 105 May 30, 17:18

    O zoti Leli mire turizmin qe do ta besh per mrekulli, po ate kantjerin detar brenda bazes se Pashalimanit, qe do perdoret nga Mrika e Lulzimes me shoke e shoqe per te prere e demontuar anije te vjetra si do ja besh? Se mos larg qofte ky demontimi i anijeve na ndot detin, plazhet e tokat e Rradhimes, Vlores e ne vartesi te rrymave detare edhe brigjet e Sazanit, karaburunit deri pertej Karaburunit, deri te rruget e bardha. Me qe jemi ketu z. Leli, nese zgjidhesh Kryekar Bashkie ne Vlore te lutem mos ia firmos projektet e Kntjerit Mrikes, pa i marre paraprakisht rryshfet shqiptaro-malazezo-amerikanit me mbiemrin Vulevic. O Leli mos lejo qe parate e kantjerit ti marre Mrika ministre, 2K-ja dhe ti te vesh firmen a derezi, se do perfundosh burgjeve si punonjesit e hipotekes se Vlores, qe dje firmosnin dokumentet e pallatit te vjerrit te Lulushit dhe te kundershtarit tend politik PD-ist, sot po rripen nga prokuroret e gjykatesit. po lene leshte ore njeri, cfare kane vjedhur ne hipoteke po e paguajne ne gjykate e prokurori.

    Reply to this comment
  11. Labi ! May 30, 17:36

    Cdo Vlonjat dhe cdo lab nga koha qe eshte degjuar emri i ketyre zonave ka ecur kokelarte dhe krenar ndersa sot , Rilindja ju ka ulur kokat dhe i ka cnderuar me poshtersin me te madhe ! Vlonjatet e pavarsise sot jane kthyer ne vlonjatet e humbjes se shpreses per te jetuar. Vlora e neperkave nuk eshte vlora qe vlonjatet duan, vlora eshte me shume se nje mashtrim apo nje show me tritol. Rilindja ka deshtuar ne vlore me shume se ne cdo vend tjeter e them kete me llogjiken dhe bindjen e madhe se nuk genjehet me labi me fjale bagabonesh dhe mashtruesit !Rilindja ne vlore eshte bere te flas me vete, vlonjatet jane sot viktimat me te prekur te semundes me te eger ne keto dy vjet, semundjes se infektuar te shfarosjes te se ardhmes dhe te se tashmes nga Dyshja Rama-MEta !

    Reply to this comment
  12. Zogu May 30, 23:42

    Turpet e Edi pleres nuk kane te sosur,ai qe po soset eshte durimi i Vlores…..

    Reply to this comment
  13. fjoalda June 5, 12:57

    Vemendja duhet te kthehej nga vlora se ishte lene ne harrese dhe ajo qe beri partia socialiste ishte qe zgjodhi kandidaturen e duhur per vloren heroike. Natyrisht qe do te finalizohet cdo projekt i juaji per sa kohe vini nga nje profesion qe karakterizohet nga humanizmi. per sa kohe jeni pjese e nje prej familjeve me fisnike te vlores dhe per arsyen e vetme se jeni mesuar me disipline dhe qytetari. te cilat sic e thate dhe vete te ndihmojne te ecesh perpara per arritjen e objektivave te caktuara. jeni ne drejtimin e duhur me pritshmerite e duhura

    Reply to this comment
  14. Driti June 5, 13:11

    Ju o te hidhuruarit e Gjikes ,,, po Pse ju djeg kaq shume fitorja e zotit Leli ne Vlore ??? Gjika punoi 2 mandatet e para dhe sja mohon njeri,, ne mandatin e trete nuk beri asgje madje e shkaterroi qyetitn ,,, me pak fjale e beri si lopa e mbushi e pastaj e derdhi. Shan Edi Ramen indirekt nje pyetje kam po nqs mendon se e ka te keqen nga Edi Rama Pse e mban ne foto profili ne fb??? Kishte shkruar se vajzen e tij nuk e ftuan per festen e 1 Qershorit po kush eshte vajza e tij mos eshte me e mire se femijet tane te vlonjateve te thjeshte ???? Do Ishte me I nderuar po te kishte ikur 2 vjet me pare kur ju hapen ceshtjet gjyqesore por etja per para dhe pushtet qenka shume e madhe sa te erreson llogjiken. Kthem te kandidati aktual dhe uroj te fitoje Zoti Dritan sepse eshte intelektual I denje per Vloren po kush mund ta meritoje me shume bashkine se zoti Leli ??? Dy te tjeret jane skandal nuk mund te degjohen injoranca e tyre eshte per meshire. Nje keshille do kisha per Dritanin edhe Pse do kete shume veshtiresi ne punen e tij dhe privilegje gjithashtu uroj te jete afer njerezve dhe problemeve te qytetit. Kush punon mire vlerat dhe vyrtytet e bejne me te pasur sesa pasuria materiale. Suksese ne Drejtimin e duhur.

    Reply to this comment
  15. gjyqi vjeter June 6, 13:42

    zoti Dritan a munde te ndryshosh njerzit me pare, se po e bere kete jam i sigurt qe do ndryshosh dhe vloren

    Reply to this comment
  16. Fili June 6, 20:58

    Dritani eshte njeri teper i edukuar…. e qytetaret kane nevoje per nje model te tille
    Dr. Dritani ka drejtuar, mandje shume mire…. e per ata qe lexoj me lart qe nuk e dine, mendoj se nuk e njohin
    Dr Dritani eshte profesionalisht shume i afte…. e kjo nuk eshte e rastesishme, por eshte rezultat i punes e perkushtimit te tij.
    Dritani eshte korrekt….. e me korrektesine e tij u eshte pergjigjur e ka ndihmuar njerezit me probleme shendetsore.
    Dritani eshte qytetar jo vetem i Vlores ku u rrit, dhe i Tiranes ku punoi, por edhe i disa qyteteve europiane, ku ai u specializua….. pra e njeh mire qytetarine,
    Ne se duam te ecim me kohen e te ndjehemi ne Europe, duhet te mendohemi mire e te vleresojme qe pesonalietete te tilla pranojne te na drejtojne.
    I uroj Vlores qe e dua aq shume, si nje qytet ku kam dhene e kam marre shume dashuri, ta shoh me te bukur, me me vlere, me me shume mireqenie.
    I uroj suksese Dritanit, kolegut tim

    Reply to this comment
  17. RAQI June 7, 01:26

    DR,Dritani mire se erdhe ne vloren tone, te mire por edhe shume te veshtire. Jam vlonjate i vjeter dhe e dua vloren te jete ne vendin qe i takon.nuk aderoj ne asnje parti por deri sa ne vlonjatet ta shikojme vloren tone me ngjyra blu dhe lejla kurre nuk do te bejme prokopi.Ketu njerezit ngatrojne vloren me partite , flasin capraz edhe kur hidhet nje ide apo projekt i mire do te vjellin vrere se keshtu ju thote partia,kjo eshte fatkeqesi per vlonjatet. po lexoj ditet e fundite se paskan dale gjarperinjte rrugeve ,dhe thirjet e temershme qe ju behen dashamiresve te vlores qe mos te vine tek perla jone ky eshte mekati yne. doktoret sherojne te semuret keshtu shpresoj dhe besoj se prania jote do te jete ilac per vloren .i kemi pare te paret si te majte e te djathte se cfare kane bere per vloren , ndoshta ka ardhur momenti qe vlora te bjere ne duar te sigurta te nje vlonjati te vertete i cili e dashuron ate dhe pa tjeter do te beje me te miren per te ,une kam besim tek ju dr. DRITANI EDHE PSE PERSONALISHTE NUK JU NJOF.shkallmoni strukturat e vjetra dhe perkrahni vizionin e ri,mos lejoni te derdhen me ne det pislleqet qe nuk kane te sosur, i jepni vlores gjelberimin e duhur, beheni vloren me semafore se na vine turp kur shkojme ne vende me semafore se nuk dime te guidojme makinen, i jepni vlores gjallerine e darkes qe mos te mbyllen dyqanet ne oren 1900 rrisni periudhen e sezonit turistik, beheni vloren atraktive per ne vendasit po ashtu edhe per te huajt, lini emrin tuaj te mire ne vlore qe brezat tju kujtojne. nuk me mbetet gje tjeter vecse te uroj fat dhe pune te mbare ne kete mision sa te veshtire po edhe aq fisnik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*