Dritaret shqiptare pa pamje

Der Standard July 17, 2013 11:07

Dritaret shqiptare pa pamje

Si një oktapod gjigand e ka rrethuar shtëpia e madhe e bardhë, shtëpine e vogël me ngjyrë të verdhë. Distanca ndërmjet tyre në nje pikë është vetëm 14 cm. Nëse hedh sytë nga dritarja e shtëpisë së verdhë, përjashta shikon vetëm një mur.  „Dhomë pa pamje“ në Shqipëri nuk është ndonjë ndodhi e rrallë.  Në vitet e kaluara, sidomos në qytetet bregdetare Vlorë e Durrës, bumi i ndërtimit ka varrosur pothuajse çdo planifikim urban të qyteteve. Shumë ndërtesa janë ndërtuar ilegalisht. Për lejet e ndërtimit duhet të paguash nën dorë, thonë qytetarët.

Pronari i shtëpisë së verdhë, Ndriçim Metaj, është në proces gjyqsor qysh prej vitit 2009, por pa sukses. Çështja është tani në Gjykatën e Lartë. Sipas ligit të urbanistikës pallati që është ndërtuar duhet të ishte të paktën 8 metër  larg. Leja e ndërtimit parashikonte vetëm 2,4 metra, por edhe kjo nuk është zbatuar nga firma e ndërtimit. Në një vend ndërtesa e re është ngjitur me shtëpinë e zotit Metaj. Së pari për ndërtesën e re u miratuan 4-5 kate, kurse tani ajo është 8 kate.

Pallatet i lënë të ngrihen

„Këta i lënë pallatet të ngrihen sepse atëhere nuk mund t’i prishin“, sqaron Doriana Sulaj, punonjëse  e zyrës së urbanistikës në Vlorë, strategjinë e ndërtuesve. Në qytete të tjerë bregdetarë janë prishur shumë ndërtesa, por jo në Vlorë.  « Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë sepse në këto pallate banojnë njerëz », thotë Sulaj.

Sipas vendimit gjyqsor në shkallën e parë, pallati duhet të ishte të paktën një metër larg, por edhe kjo nuk ndodhi kurrë.  Për rastin në fjalë, për shpërdorim të detyrës,  është dënuar penalisht edhe një punonjëse e Bashkisë që ishte përgjëgjese për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Në rastin e zotit Metaj jane shkelur të paktën  shtatë paragrafe ligjore.  „Në Shqipëri  fiton ai që i jep më shumë lekë gjyqtarëve“, thotë ai i dëshpëruar. Dritarja pa pamje mund të merret edhe si shembull për luftën pa shpresë kundër korrupsionit në Shqipëri. “Ne kemi një shtet shumë të dobët”, thotë nëpunësja Sulaj. Deri tani pushteti qendror dhe ai vendor kanë penguar njeri-tjetrin sepse dominohen nga parti të ndryshme, sqaron Sulaj. Ajo shpreson në një fund të kësaj rruge qorre ku është futur Vlora, pas zgjedhjeve parlamentare.

Në një plan në kompjutër, ajo tregon shtëpitë që janë planifikuar për t’u prishur sepse janë ndërtuar në mënyrë ilegale. Prej dy vjetësh në Vlorë nuk duhet ndërtuar më.  « Qysh prej vitit 2008 është vënë re se janë miratuar më shumë leje ndërtimi se sa duheshin », tregon Sulaj. Megjithatë përsëri ngrihen ndërtesa të reja në kodrinat e bregdetit ku më të shumtat janë bosh. Çmimet kanë rënë.

 

Përkthyer nga gazeta prestigjoze austriake « Der Standard »  Autore Adelheid Wölfl

Der Standard July 17, 2013 11:07
Komento

6 Komente

  1. beni July 17, 12:27

    Ne nje sistem Turko- Anadolli qe solli Islamiku Berisha, cfar smundet te ndodhte ne Shqiperi?
    Durrsin e ktheu ne nje Avganistan per Kosovaret!
    Jo vetem kjo puna e dritares,qe sjell gazeta Austriake,por kemi pare edhe skandale te tjera!
    Urojm qe dit me te mira te vijn,e ta shohim Durrsin e rrethinat rreth tij te pastruara e te sistemuara,sipas studimeve urbanistike Turistike e jo fekale ne plazhin e saj!

    Reply to this comment
  2. Vlora July 17, 13:30

    Dy pallate ne vlore jane aq prane sa komshija zgjati doren nga dritarja e banjes dhe mori shampon e gjitonit ,po ne dritaren ebanjes .Kesaj i thone lume e det e kocimare

    Reply to this comment
  3. kadeti bigler July 17, 14:18

    Ajo shtepia e verdh ka nje nje histori te vjeter pak kush e di qe para lufte ka qene BURDELLO

    Reply to this comment
    • ora09 July 18, 09:00

      O Kadet mos i ngaterro gjerat. Shtepia e verdhe qe ti thua ka qene ne rrugen Transballkanike e jo ne qender te Vlores ku behet fjale ne artikull. Shiko fotografine me kujdes, nga mbrapa duket kodra e Kuz Babait.

      Reply to this comment
  4. ora09 July 17, 14:23

    E pra per kete nuk e ka fajin Sali Berisha por Shpetim Gjika. Fajet e ketij njeriu ne drejtimin e bashkise se Vlores nuk kane te numeruar. Edi Rama duhet te shikoje se edhe socialistet e tij nuk jane aq “te lare”. Le ta filloje RILINDJEN nga keta njerez qe kane hapur varre ne Vlore. Bemat e Shpetim Gjikes vazhdojne te dhunojne Vloren edhe sot e kesaj dite. Lejet e ndertimit tek “Tre racat”, tek e vetmja lulishte qe kishte mbetur ne kete zone tregojne makuterine e ketij bastardi qe vetem Vloren nuk do. Duhen ndaluar urgjentisht keto leje ndertimi qe jane dhene para dy vjetesh dhe zbatohen tani, gje qe eshte ne kundershtim me ligjet ne fuqi.
    Vlonjate, neqoftese u ka ngelur pak gjak, ndalojeni doren e ketij mafiozi qe nuk u ngop kurre…

    Reply to this comment
    • ariani July 17, 22:10

      Solidaritet te plote me rastin skandaloz te z.Metaj qe eshte skandaloz por qe per fat te keq po perseriten perdite.E kam fjalen per lulishten historike te ‘TRE RACAVE’ qe po shkaterohet ne mes te dites per tu ndertuar pallate gjigante ne kundershtim me c’do regull urbanistik vetem per te fituar disa persona qe thuhet se jane per fat te keq figura te larta te PS-se.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*