“Dritë jeshile” 5 kullave tek Diga e Liqenit, reagon Bashkia e Tiranës

April 3, 2018 19:52

“Dritë jeshile” 5 kullave tek Diga e Liqenit, reagon Bashkia e Tiranës

Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë këtë të martë dritën jeshile për ndërtimin e pesë kullave në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar Bashkia e Tiranës, që thotë se ky verdikt është marrë në fshehtësi.

“Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lërë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës thotë se ky vendim në dritën e zhvillimeve të reja që po sjell reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut, tregoi se Gjykata Administrative e Apelit nuk është palë me qytetarët dhe nuk i intereson e ardhmja e qytetit.

Historia e 5 pallateve 17 katëshe buzë Digës së Liqenit daton që në tetor të vitit 2014, kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha.

Në shtator 2015 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet për ndërtimin e 5 pallateve dhe kërkoi revokimin e lejes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

“Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për sjelljen dhe vendimet e deritanishme të gjykatave, por mbi të gjitha për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, me fakte e argumente, qoftë për konfliktin e hapur të interesit të gjyqtarëve apo të shpërdorimit të detyrës, nuk pati asnjë reflektim nga ana e tyre dhe, me vendimin e sotëm i hap rrugë ndërtimit të këtyre godinave”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

o.j/dita

April 3, 2018 19:52
Komento

14 Komente

  1. do vijë një ditë April 3, 20:13

    Besoj se do ta marrin pergjigjen e merituar, prandaj beni ankesen qe te jeni ne rregull me letrat se demokracia funksionon me letra, nganjehere ngaterrohet me zjarr e hi.

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 3, 20:35

    Edi Rama me gjithe veglen e tij besnike duhet te heqin dore nga fintet e Enverit qe i perdorte me mjeshteri te papare sa here qe ja lypte nevoja per t’u fshehur si SKUTH per krimet ndaj shqyptareve:

    FAJIN E KA MEHMETI SE UNE PER VETE NUK DI GJE!

    sepse:

    As gjykata Administrative nuk eshte si Mehmet Shehu ne Kohen e Qepes te Partise se Punes

    dhe:

    As sot shqyptaret nuk jane si sklleverit e Enverit ne Kohen e Presit te Komunizmit stalinist dhe nuk e hane
    me SAPUNIN e demagogjise per DJATHE sinqeriteti me gisht ne bythe,

    prandaj:

    Kur po shkaterrojne nga themelet Stadiume dhe Teatro kombetare si Kulcedra te verteta me mire le te mos hiqen si KURVA TE VIRGJERA, qe ja hedhin fajin perdhunuesit

    sepse:

    Kuksianet ne Rrugen e Kombit do t’i dalin cdo nate ne gjumin e rufjanit enverist.

    Reply to this comment
  3. Arberia April 3, 20:39

    bashkia duhet qe te derdhe ujet e Liq. te Farkes ne Lane, ndersa liqenin artificial ta thaje dhe ta mbushin me pallate.

    Reply to this comment
  4. Pazarxhinjt April 3, 20:42

    ” vendim i marre ne fshehtesi ” – justifikohet bashkia e tiranes ,.komplet qesharake
    Ky qe ben kete ndertim dihet qe eshte pjese e oligarkise dhe padyshim e ka shumfishu zarfin per aty ku duhet

    Reply to this comment
  5. Epo kjo pune April 3, 21:34

    coni ca pishtarsa tu vene flaken kolibeve se dhe sala pastaj e quan revolucion… eh c’na ka gjet

    Reply to this comment
  6. TLN April 3, 21:39

    Gazeta Dita ka mundesi te beni publike emrat e gjykatesve qe votuan per kete projekt dhe lidhjet qe kane me politikanet?

    Reply to this comment
  7. mirel April 3, 23:07

    Cfare mizerje politike qe kemi.
    Gjoja Erion Veliaj po ben kundershtarin e kullave.
    Mos na beni per te qeshur.

    Reply to this comment
  8. info analitike April 3, 23:13

    Po per Arditin a ka ndonje gje per te thene Bashkia? Po per Petrit Fushen a ka ndonje konflikt interesi? Keto lojerat me akuza ndaj drejtesise jane te qellimshme dhe fshehin korrupsionin e stermadh qe ekziston midis oligarkeve te ndertimit dhe pushtetareve. Qe ky vendim do te ishte i tille ishte evidente qe ne fillim dhe e kam pas shkruar ne komentet e mia. Drejtesia i ka sherbyer gjithnje me zell pushtetareve te radhes e kete here po i sherben Rames. Shikojeni se si po sillen me protestuesit kuksiane ku po shkelen ligje e rregulla e te drejtat themelore me keq se ne kohen e Saliut ndersa militantet e Dites ngazellehen. Jeni me keq se Saliu shoke dhe kete po e tregoni me sjelljen tuaj.

    Reply to this comment
  9. Lali ERI: April 3, 23:39


    Vazhdon mbjellja e pemeve deri ne fund te muajit prill.
    Ju ftojme te gjitheve me nga nje lopate ne dore….

    Reply to this comment
    • intelektuali April 4, 11:36

      Bukur fort,

      por:

      Te lutemi shume o Lali ERI i Edvinit, ne qe jemi tironsa denbabaden,

      PAS CDO PEME MOS NGRI NJE KULLE-GRATACIELE SHUMKATESHE SI KULCEDER PREJ BETONI!

      dhe:

      Aman mos dil cdo dite ne TV me lopate ne dore se po cudit Boten dhe miletin qe te shikon qe thone:

      PO S’KA PUNE TJETER KY KRYETAR FAMOZ BASHKIE QE DUKET SI PUNTOR I KOMUNALES?

      E shikon o Lali ERI i Edvinit sa kollaj mund te merremi vesh?

      Reply to this comment
  10. Kris 1 April 4, 02:25

    Do te jene mbledhur naten me kryetarin e nates se bashkise.Kur te takohet kryetari i nates me ate te dites do te sqarrohet meseleja.Uroj qe mos demtohen fidanat e Erionit

    Reply to this comment
  11. fteri April 4, 08:40

    Turp i madhë kanibalët ,kërkojnë të zhdukin Liqenin ,të vetmen mushkri të Tiranës me ndërtime kullash ,të betonojnë tiranën .Kjo nuk duhet lejuar kurr .

    Reply to this comment
  12. SS April 4, 09:40

    NGRIHU O POPULL E MBRO TE DREJTAT SE NDRYSHE MOREM FUND!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  13. Per plehren inteloleshi April 4, 14:16

    Ore bajge ! Po nuk ke pse fut Enverin , ne keto pislleqet tuaja . Ti e ben lemsh gjithecka , me shprese qe njerezit do te fokusohen ne pordhet e tua per Enverin . Pallatet qe kerkohet te ngrihen , kane lidhje me kusarine tuaj , me korrupsionin e dale sheshit edhe ne kete rast , qe mbani akoma te paralizuara gjykatat dhe po i shfrytezoni deri ne minuten e fundit . Jini shtaze te verteta , qe meritoni litarin ne fyt , ne mes te Tiranes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*