Dritë jeshile për Kosovën, Komiteti i PE voton pro liberalizimit të vizave

August 30, 2018 10:20

Dritë jeshile për Kosovën, Komiteti i PE voton pro liberalizimit të vizave

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) i Parlamentit Europian ka votuar këtë të enjte pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Anëtarët e këtij komiteti kanë votuar me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime, duke miratuar kështu raportin e Komisionit Europian që sugjeronte heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas këtij votimi, tashmë i duhet Parlamentit Europian dhe Këshillit që të arrijnë marrëveshjen ndërinstitucionale për liberalizimin.

Kosova mori në fund të muajit korrik rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën “Schengen”, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Votimi në LIBE i hap rrugë votimeve në instancat e tjera të BE-së.

l.h/ dita

August 30, 2018 10:20
Komento

3 Komente

  1. Amerikani August 30, 11:16

    Suksese Kosoves martire!

    Me lajme te mira dhe nga parlamenti dhe Keshilli ne ditet dhe muajt e ardhshem.

    Shpresojme qe partite nacionaliste dhe populiste nuk do arrijne ta pengojne kete proces.

    Reply to this comment
  2. Arben August 30, 14:18

    Ne fakt populli do te levize lirshem, jo te marre

    “drita jeshile”

    Reply to this comment
  3. fery August 30, 17:25

    Komisioni i PE me shumice votash ,
    30 pro, 10 kunder dhe 2 abstenime mori sot vendim per dhenjen “drites jeshile ” qytetareve te Kosoves kunder izolimit te tyre shumevjeqar.
    Per cudi komisioni i PE kete vendim e morri “rastesishte” ne kohen kur presidenti i Kosoves Hashim
    Thaci po bene lufte “per jete a vdekje” qe ti dhuroje homologut te tij Vuciq nji
    peshqesh te madh , ti dhuroje atij akoma teritore shqiptare. Kure gjithe bota demokratike si Amerika , Anglija, Shqiperija, Gjermanija , Kroacija , Austrija , Suedija e shume vende tjera e shofin si veprim te rezikeshem propozimin dhe pajtimin e presidentit Thaci me ate te presidentit serb Vučić komisioni i PE na dale me nji lajm te gezueshem per heqje vizash qytetareve te Kosoves apo me kete lajme qe u dha deshen zhvendosjen e vemendjes se qytetareve te Kosoves fhe gjithe shqiptareve nga pazaret qe po i bene Thaci per shkembim teritoresh te Kosoves apo , humbje trtitori te Kosoves apo , ridizajnim kufiri mese Kosoves dhe Serbine
    Por ,eshte me rendesi te theksohet se ky liberslizim vizash per Kosoven doli sheshit se deri sot , qenka bllokuar qellimishte nga dy akteret kryesor te negociatave mese Prishtines dhe Beogradit ne Bruksel Thaci e Vuciq dhe , per kete qellim nuk u dhd ky lajme deri sot .Si duket u dha dot sepse po sot pozita e kosove kerkoi mbledhje te jashtezakoneshme te Kuvendit e cila do te mbahet me 4 shtator te ketij viti ku , me me shume se 80 vita ( mbi 2/3 e deputeteve ) do ta votojne nji Rezollute e cila do ti ndalojd cdokujte cenimin e integritetit teritorial te Kosoves … Edhepse pase ketij lajmi qytetaret e Kosoves do te festojme dhe do te cmenden deri ne delirij nga gezimi sepse pase 6 muajsh do te levizin lireshrm ne Zonen Shengen , Thaci dhe Vuciq nuk do te mund ta qojne ” misionin e tyre te shenjte ” deri ne fund .. deri ne cenimin e integritetit teritorial te Kosoves dhe as qe qytetaret do te lejojne nderhyrjen ne ndryshimin e Kushtetutes se Kosoves me c rrast mund te ndryshohet ose anulohet edhe ligji i Gjakates Speciale qe si duket paska qene qellim kryesor i gjithe kesaje hallakame e Thacit dhe Vuciq dhe propagande mediatike ne Kosove dhe Serbi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*