Dritëhijet e “Fondit Besa”, institucioni që shpërfilli krizën financiare

August 24, 2019 16:42

Dritëhijet e “Fondit Besa”, institucioni që shpërfilli krizën financiare

Në faqen zyrtare të internetit, Fondi Besa e përshkruan veten si institucion financiar jobankar lider në fushën e mikrokredisë me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, me mbi 32 mijë klientë në total dhe një portofol kredie prej 11.44 miliardë lekësh për 2018.

Shifrat sugjerojnë se ky institucion është i konsoliduar në tregun mikrofinanciar shqiptar. Por, si mbërriti deri këtu? Rrënjet e këtij fondi janë që prej vitit 1992, si një projekt i Bankës Botërore për të nxitur kulturën e sipërmarrjes në ekonominë shqiptare, që sapo kishte dalë nga sistemi komunist në atë kapitalist. Nisma e BB themeloi Fondin e Zhvillimit Shqiptar, ku barra më e madhe e të ardhurave të këtij fondi i lihej Qeverisë shqiptare.

Brenda këtij Fondi funksiononte Departamenti i Mikrokredisë Urbane, që shërbente për ofrimin e kreditimit për sipërmarrësit e rinj që të ngrinin, ose zgjeronin biznesin e tyre. Për shkak të vështirësive të kohës në mbledhjen e kredive në zonat rurale, kreditimi ishte kufizuar vetëm në qytetet e mëdha të vendit.

Në prill të vitit 1999, me anë të V.K.M-së 207, Qeveria shqiptare vendos shndërrimin e këtij departamenti në një fondacion joqeveritar, jopolitik dhe mbi të gjithë jofitimprurës me emrin “Besa”. Themelues i këtij fondacioni ishte Fondacioni Soros dhe Qeveria shqiptare. Fondacioni Soros kontribuoi me 1 mln dollarë në kapitalin themelues, ndërsa sot klasifikohet në listën e partnerëve të Fondit.

Statusi si fondacion jofitimprurës nuk e pengoi “Besën” që të vazhdonte dhënien e kredive me norma të majme interesi, që në atë kohë shkonin nga 11 deri në 16 për qind, por përkundrazi e ndihmoi që t’u shmangej detyrimeve tatimore të asaj kohe. Ndërkohë, normat e larta të interesit nuk ishin pengesë që fondacioni të zgjerohej dita-ditës, në një terren ku thuajse mungonte sistemi bankar dhe ku klientët prireshin më fort tek kreditë e vogla, pa burokracitë e një banke.

Në 2008, Fondacioni ndryshon status. Nga një OJF transformohet në shoqëri aksionare me emrin “Fondi Besa” dhe licencohet nga Banka e Shqipërisë si institucion financiar jobankar. Një vit më vonë ndodh transferimi i aseteve të Fondit Besa tashmë tek shoqëria e re aksionare që kishte lindur.

Fondi ka pasur historikisht si administrator Bajram Muçajn, ndërkohë që aktualisht ka rreth 50 aksionerë. Pjesa më e madhe e tyre kanë më pak se 1 për qind të aksioneve. Kryeaksioneri është Fondacioni “Albanian Besa Capital” me 65 për qind të aksioneve. Faqja zyrtare e internetit (www.abcfoundation.info) nuk funksionon, ndërkohë që postimin e fundit në rrjetet sociale e ka që në vitin 2015.

Në përshkrimin që bëhet në këto profile të këtij fondacioni thuhet se “fondacioni është një organizatë jofitimprurëse, pa anëtarësi, i pavarur, joqeveritar, jopolitik, i themeluar me dëshirën e mirë nga themeluesit e tij, që nuk kanë asnjë qëllim përfitimi dhe se fondacioni është i hapur për të gjithë personat që duan të arrijnë objektivat e tyre, për t’u përmirësuar në biznes, mikrofinancë dhe të tjera fusha të sipërmarrjes”.

Përgjatë gjithë historisë së veprimtarisë së tij, fillimisht fondacioni dhe më pas fondi “Besa” janë vlerësuar me çmime të ndryshme performance, nga institucionet vendase dhe të huaja. Në 2007, një vit para se të transformohej në shoqëri aksionare, Fondacioni “Besa” renditet i 43-ti në listën e 50 fondacioneve mikrofinanciare me performancën më të mirë nga revista “Forbes”, shkruan SI.

“Besa” në shifra

Klientët më të mëdhenj të Fondit Besa, sipas shifrave që vetë fondacioni publikon në faqen e vet zyrtare janë investitorë në fushën e shërbimeve, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe më radhë bujqësia, kredia konsumatore dhe sektorë të tjerë.

Shifrat e bëjnë këtë institucion mikrofinanciar një institucion teorikisht të qëndrueshëm në tregun e kredidhënies, por edhe të besueshëm nga bankat, të cilave herë pas herë u drejtohet për të marrë vetë si fond kredi, që më pas i shpërndan në kredi më të vogla me norma interesi më të larta.

Kredinë e fundit e njofton në mars të këtij viti, ku ka marrë 10 milionë euro nga Banka e Detit të Zi për një afat trevjeçar. Huaja është e treta që Fondi Besa ka marrë prej kësaj banke, pas dy kredive të marra në 2014 dhe 2016, duke e çuar në total shifrën në 21 milionë euro.

“Huaja trevjeçare do të kontribuojë në zhvillimin institucional të Fondit BESA duke rezultuar në rritjen e mëtejshme të biznesit dhe përmirësimin e likuiditetit dhe shërbimin e klientëve. Nga ana tjetër, kjo do të promovojë krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave me një ndikim pozitiv në zbutjen e varfërisë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën zyrtare të Fondit.

Fondi thotë se ka dhënë rreth 208 mijë kredi në të gjithë historikun e vet, për një shumë totale prej rreth 72 miliardë lekësh. Nga pasqyra e shifrave financiare nënkuptohet një institucion financiar më tepër se i suksesshëm, me një “performancë” më shumë se të shkëlqyer edhe në kulmin e krizës ekonomike e financiare globale, ku bankat dhe simotrat e “Besës” shtrënguan portofolin dhe përforcuan kriteret e dhënies së kredive.

b.b/dita
August 24, 2019 16:42
Komento

13 Komente

  1. Te ka lali shpirt, te ka lali xhan... August 24, 17:03

    Themelues i Fondacionit Besa ishte Fondacioni Soros dhe Qeveria shqiptare.

    Bukur. Dhe cili ishte qellimi i themelimit te nje fondacioni te varur direkt nga nje fondacion tjeter?

    S’mund ta kryente dot punen e saj Sorrosi, por na duhej patjeter themelimi i nje fondacioni shtojce? Nje pseudo-fondacion kaq dubioz, sa qe shume kush mendon se mund te kete operuar si sistem piramidal (sistemi i topave te bores) te destinuar enkas per larje parash?

    Reply to this comment
  2. Te ka lali shpirt, te ka lali xhan... August 24, 17:04

    Themelues i Fondacionit Besa ishte Fondacioni Soros dhe Qeveria shqiptare.

    Bukur. Dhe cili ishte qellimi i themelimit te nje fondacioni te varur direkt nga nje fondacion tjeter?

    S’mund ta kryente dot punen e saj Sorrosi, por na duhej patjeter themelimi i nje fondacioni shtojce? Nje pseudo-fondacion kaq dubioz, sa qe shume kush mendon se mund te kete operuar si sistem piramidal (sistemi i topave te bores) te destinuar enkas per larje parash?

    Reply to this comment
    • Sapunin për djathë? August 24, 21:12

      Themelimi, anulimi ose ndryshimi i qëllimit të fondacionit kërkon zakonisht miratimin e autoritetit të fondacionit në përputhje me ligjin.

      Si “institucion financiar jo-bankar'” (?!), ky fondacion duket se s’ka patur si qëllim kryesor bamirësinë, çfarë në thelb nënkupton, se ky fondacion normalisht duhej t’i nënshtrohej pagimit të taksave njëlloj si gjithë bizneset e tjera. Ajo që artikulli nuk sqaron për lexuesin, është pyetja nëse ky “shtet bashkëthemelues” ka vjelë apo jo taksa, qoftë dhe të reduktuara, nga institucioni financiar?

      – Nëse jo, kjo kundërmon era paaftesi profesionale, por më shumë era pisllek.
      – Nëse po, atëhere shteti duhej të kishte qënë në dijeni për gjendjen e financave.

      Reply to this comment
    • Te ka lali shpirt, te ka lali xhan... August 25, 12:43

      Ja pra që krisma s’ka patur. Por edhe nëse ka patur, ato duhet të kenë qënë shumë shumë… poshtë (lexo Gentin).

      Kështu pra, ashtu sic dhe unë e parashikoja, ky fondacion (institut financiar), i cili me njërën dorë ka dhënë multi-kredira, kurse me dorën tjetër ka pritur interesa që shkojnë deri në çerekun e kredisë, i bie qe mos t’i ketë paguar kurfarë takse shtetit, edhe pse ky i fundit nga ana e tij ka qënë çuditërisht njëri prej dy themeluesve të tij.

      Kjo lloj symbyllje prej këtij palo shteti është në syrin tim komplet absurde dhe e papranueshme !!!
      Ajo qe qelb më shunë dynjanë është Mungesa e transparencës !!!

      Une jam i mendimit, se në mënyrë krejt të qëllimshme, ose ndryshe nga mungesa e njohurive të thella në këtë fushë kaq të preferuar për krerët e pastrimit të parave, i është bere me vetedije një keqinterpretim qëllimit kryesor të ketij pseudo-fondacioni, gjë që e vë në dyshim dhe të drejtën e marrjes së licensës.

      Reply to this comment
  3. USA August 24, 17:42

    Fondi like liri berishA krijuar 2008 bekimin serbise dhe Athines. Go go go. Bajrami nga cepani sigurims.

    Reply to this comment
  4. Fondi - Besa e Hajduteve ! August 24, 18:15

    Sa te kene nje shtet te dobet administrat te paafte shqiptaret do te te lene vendin per shkak te grabitjeve me dokumenta !

    Reply to this comment
  5. mirel August 24, 20:23

    Dmth Fonacioni Besa qenka Banke private qe funksionon si OJQ me vendim qeverie

    Reply to this comment
  6. Lili August 24, 21:00

    Po Mirel, edhe me nje qillim tjeter: pastrim paresh!
    Sorosi nuk na tregon cdo here ka i merr paret!

    Reply to this comment
  7. Genti August 24, 22:56

    Duke u klasifikuar si fondacion jofitimprures, keta as kane paguar dhe as paguajne asnje cent ne taksa shtetit Shqiptar, packa se klientet e tyre i rrjepin me interesa qe shkojne deri ne 65% te totalit te kredise. Keta marrin kredi nga banka me interesa kompaund 3 deri ne 4% dhe me pas e dispursojne ne multi kredi me interesa 20 deri ne 26%. Fondacion jofitimprures nuk ke ci thua. Jane mrekullite edhe bamiresite e Sorosit ne Albanistan. Jane kompani guacka qe majen e piramides e kane ne parajsat fiskale offshore.

    Kuponin, kuponin!

    Reply to this comment
    • Merci August 25, 12:14

      Mos e merr per ters, por me vure pak ne siklet me fjalen “dispursim”. Duhet me b (disbursement)

      Mos e ke harruar gje fjalen “shpagim”?

      Reply to this comment
  8. Buzuku August 25, 12:12

    Po kjo Liri Berisha c’ fondacion ka nen administrim? Se, fundja, te ne c’ do gje eshte transparente.

    Reply to this comment
  9. h August 25, 15:23

    Sigurisht që e ka fajin Sorosi,Shba,Evropa dhe Kina
    që ju jeni hajdutë, edhe vidhni edhe xhepin e pantallonave tuaja.

    Reply to this comment
  10. Shqiperia nje Han me Njeqind porta, ku hyjne derri dhe dosa ! August 25, 23:29

    Ne shqiperi dyert jane shqyera po fare fare te shqyera ! Shqiptaret kane nje shtet te qelbur qe nuk punon per shqiptaret per mireqenien e tyre, per interesat e tyre Ne shqiperi ka mozaik sherbimesh diplomatike qe luajne ne shqiperi kunder njeri tjetrit duke perdorur Shqiperine dmth Politikanet e “medhenje shqiptare ” si perzervativ !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim