Pse është zvogëluar Akademia jonë e Shkencave?

Dritëro Agolli May 12, 2016 20:39

Pse është zvogëluar Akademia jonë e Shkencave?

Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër.

Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje.

A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën.

Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra.

Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen?

Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin.

Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qendrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet.

Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam.

Pse është zvogëluar Akademia jonë?

Kjo pyetje duhet të na shqetësojë. Do të ishte një gabim i madh të bëheshin reforma për ta zvogëluar akoma. Shkenca shqiptare ka shumë kundërshtarë, tezat e kësaj shkence nuk mund të braktisen, të lihen jetime. Përkundrazi, Akademia vetë duhet të lëvizë, të përtërihet, të gjallërohet, dhe qeveria duhet ta mbrojë, ta mbështesë, ta dëgjojë, ta përfillë.

T’i kërkohet përgjegjësi Akademisë për të ndryshuar pozitivisht, por mendimi për ta kufizuar rolin e saj dhe aq më keq për ta zhbërë nuk duhet t’i shkojë askujt në mend.

Akademia e Shkencave nuk është një çështje qeveritare, është çështje kombëtare.

Dritëro Agolli May 12, 2016 20:39
Komento

9 Komente

  1. Ramiz Bajga May 12, 21:43

    Dritero, pervec pensionit te pleqerise, ti more rakixhi I vjeter, I rruan edhe nja 1 million leke nga te qenit akademi. I rruan edhe nja 1 million te tjera si pension nga Sali Berisha, si deputet, e me the e te thashe. E si ti zvogelojme bemat e Akademise o pijanec I vjeter? Ne asnje menyre babloku, ne asnje menyre.

    Reply to this comment
  2. i pakenaquri May 12, 21:48

    Shqetesimi Dritero Agollit eshte me vend, por tani (per ironi) kemi akademike si Artan Fuga qe ne fakt ne emisione e quan veten profesor te komunikimit, por me sa kam lexuar une 1% e komentuesve mund ta kene mbeshtetur si te tille, sepse nuk ka piken e komunikimit dhe mund ta mbeshtese vetem edhe ministri drejtesise ne qeverine e soteme , Ylli Manjani; pra, akademia e sotme ka mbaruar dhe eshte kthyer ne zyra partie te Beqir Metes me shoke. Me mire te mos egzistoje se egziston Shikoni se kush mbeshte njeri tjetrin ata qe sot e kane ne dore dhe e hedhin ne gojen e tyre. Eshte turp, po ate po e hame pa buke, qe te thuash ka akademi Shqiperia dhe ky turp eshte edhe per Ylli Manjanin qe mbush gojen e flet sot tere diten mbi shkrimet e Artan Fuges. Por ky vend eshte ne udhe kryq. Driteroi ngelet Dritero edhe sot ne kete moshe. I uroj shendet e jete te qete !

    Reply to this comment
  3. SH.Kolonja May 12, 21:53

    AH!MORE I MADHI AGOLLI!
    Ish ‘shteti’ shqipetar eshte pushtuar nga fise barbare qe kane nevoje per kurse kunder analfabetizmit e nuk e dine fjalen ‘shkence’ ku Bota veçanerisht ne kohe krrizash i jep paresi per te dale prej saj.
    Meri lexoi tere projek buxhetet vjetore per 25 vjet dhe aty do maresh vesh pse jemi kthyer ne mesjete me nje ekonomi te sistemit ‘primitiv’ apo skllavopronar!
    Ne buxhetin e shtetit akordohen me shume para per Nishanin,KQZ,MINISTRINE E INTEGRIMIT NE SHISHTUFINE,istitut per ‘krimet kunder kAmunizmit’,per avokatin e poplave me administrata me teper se sa akademija!
    Ketu te paret qe duhet te shkojne ne giotine jane ‘akademiket’ e ‘profesoret’ antishqipetare e IDJOTE qe 25 vjet kane qene ne funksion te krimit e korrupsionit politik antishqipetar e qe nuk dine as ‘rregullin e treshit’ !

    Reply to this comment
  4. Arber May 13, 00:08

    Akademia e Shkencave nuk është një çështje qeveritare, është çështje kombëtare”, përmbyll Agolli.

    Per kete arsye ish-Akademia shteterore e Shkencave duhet te shkrihet me Qendren e Studimeve Albanologjike nen nje emer te ri: “AKademia e Shkencave Albanologjike.”

    Reply to this comment
  5. Thanasi qe ta plasi May 13, 01:11

    I madhi Dritero te dhente zoti nje jete sa me te gjate pse ti je nga te rrallet pika orientimi te shqiptareve

    Reply to this comment
  6. Lpl. May 13, 10:11

    Akademi shkencadh pa shkenctare ka patur e ka Shqiperia ku ka anadollake shkenctare ket po dine pak me shume se cobant e dhenve , me lexuar librat e ketyre ngel vite mbrapa me shekuj ashtu si kemi ngelur mjere ai qe bie viktime e mendimit te ketyre se nuk matet as me nje njeri te rruges per dije .Keta e kan futur kulturen ne nje rreth pa shteg ku sillen brenda atij rrethi pe te ishte marre populli me keta ishte kthyer ne mesjete ashtu si nje pjese e tyre qe jetojne me mendime te mesjetes skane adgje te perbashket me kohen ku jetojme dhe kete e them me bindje se sidomos njerezit qe jetojne ne Shqiperi nuk e kuptojne jeten reale nuk e njohin jane te mbrapambetur jetojne kot si ne mesjete pavarsisht se kane mjete te kohes nga mentaliteti jsne ne mesjete kjo eshte faji i asaj akademis qe duan te na nxjerrin si vlere nostalgjiket e dizinformimit kolektiv qe i kane bere popullit duhen vite me i mbyll pasojat , dhe keta qe jane sot nuk mund ta bejne se mesimin e kane dhene ata te diktatures keta nuk meritojne as rrogen aq te dobet jane ku jane ne gjendje keta te projektojne zhvillimin mendor e ekonomik e human qe te merren si model per zhvillimin teresore te shoqerise sone dhe jo keshtu kodra pad bregut si kulli mbi uje .Nuk mbahet akademia me genjeshtra gjeja e pare si fillim duhet te studjohet e mesohet e verteta pa kete bote nuk mundet te mesohen te tjerat , ky eshte angazhimi i pare qe duhet te merren akademiket qe edhte me emergjenti dhe fillimi i nje ndryshimi e verteta qe nuk praktikohet as nuk e do kush .Shikoni si genjrjne ministra deputete gjyqtare bisnedmene artidte gazetare historjane fshatare qytetsre kjo edhte hall me pas kulture zhvillimi genjeshtren dhe kjo edhte kultura kolektive e jona .Bota na dallon sa hapim gojen se genjejme se e shoqetojme edhe me levizje qe me bere genjedhtren me bindese.

    Reply to this comment
  7. Lura May 13, 16:28

    Nuk mbahet akademia me anetare qe ngrien naten 10 here per te pshurur, si puna e megallomanit Alfred Uci

    Reply to this comment
  8. elio May 13, 22:30

    Nuk e kuptoj kete Akademine e asgjeberesve….dhe kerkesen e ketij te rrjedhurit per ta forcuar..Nese Shteti do ti jepte detyra institucionale, komisione historike, aprovime projektesh, etj etj etj nuk eshte keq si egzistence por sic eshte bosh..nuk ka sens te egzistoje..paguhen kot…me taksat e popullit te varfer….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*