Dritëroi “kundër” kryepeshkopit ortodoks: Janullatos erdhi për të ikur shpejt, ndenji

April 10, 2014 20:59

Dritëroi “kundër” kryepeshkopit ortodoks: Janullatos erdhi për të ikur shpejt, ndenji

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli është shprehur se tendencat për përplasje fetare janë të sajuara. 

“Shqiptari s’mendon fare për fetë. Përplasjet mes besimeve fetare i sheh të nxitura dhe sajuara nga jashtë”, sqaron Agolli.

Në lidhje me debatin për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, shkrimtari thotë se kryepeshkopi Anastas Janullatos erdhi për të mësuar priftërinjtë e rinj, por jo për të ndenjur.

“Pas prishjes së kulteve fetare, mbërritëm në vitet ‘90 pa ndonjë njohuri të madhe për kultet fetare dhe shërbyesit në to, pa njerëzit e shkolluar për të kryer ritet fetare. Me këtë u morën të huajt, siç është kryepeshkopi, i cili erdhi për t’i mësuar priftërinjtë e rinj dhe për të ikur më pas, jo për të ndenjur. Kjo nuk është bërë. Feja të merret me Zotin, qeveria dhe shteti të merren me realitetin”, është shprehur Agolli për “Panoramën”.

Më tej shkrimtari sqaron se në Shqipëri ka pasur një aleancë mes të gjitha besimet dhe kjo e ka dalluar nga vendet e tjera, që kanë përplasje fetare.

“Në Shqipëri, besimet kanë qenë në aleancë të plotë mes tyre, që nga Vaso Pasha, që thoshte se “feja e shqiptarit është shqiptaria” dhe kjo ka mbetur si emblemë e gjithçkaje. Kohët e fundit ka pasur disa tendenca të tilla për një kundërshtim ndaj besimeve dhe kjo për mua është e sajuar dhe jo natyrale, jo e sinqertë.Sepse, shqiptari nuk mendon fare se cilës feje i përket dikush, të gjithë jemi përzier me njëri-tjetrin. Shqiptarët, ndryshe nga vendet e tjera, ku ka disa besime, nuk i njeh dot përmes emrave që të dallosh se cilit besim i përket”, shpjegon shkrimatri Dritëro Agolli.

April 10, 2014 20:59
Komento

1 Koment

  1. artur April 10, 21:46

    Ju lutem shume gazetareve te Dites te mos i postojne lajmet ne twiter nga 5-se here.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*