Droga “helmuese” nga Shqipëria në Stamboll, si prodhohet dhe si trafikohet

September 5, 2018 20:22

Droga “helmuese” nga Shqipëria në Stamboll, si prodhohet dhe si trafikohet

Një lloj droge hibride e quajtur “Skunk” po shpërndahet për rininë në Stamboll të Turqisë, ndërsa prodhimi i kësaj droge, e konsideruar si shumë e rrezikshme, është Shqipëria.

Gazeta turke “Sozcu”, shkruan se droga prodhohet kryesisht në Shqipëri me fara hibride.

Sipas gazetës, dy ditë më parë, policia e Stambollit pikasi rastësisht një person të dyshimtë që doli nga një shtëpi në rrugë “Darcanar”.

Ai u drejtua për të hipur në një motor dhe policia filloi ta ndiqte. Burri u largua duke braktisur mjetin, por policia e kapi rreth 500 metra më tej.

Tariq O, u arrestua pasi u kap me drogë prej 50 gramësh.

Ekipet e policisë kontrolluan gjithashtu shtëpinë dhe motorin e të dyshuarit për gjetjen e drogës. Gjatë hetimeve u konfiskuan 650 gram “Skunk”, 10 gram kokainë dhe një peshore elektronike.

Tariq O., u arrestua nga autoritetet gjyqësore pasi siguronte drogën skunk, që helmon konsumuesit.

Çfarë është skunk?

Skunk, që policia mori, prodhohet nga fara hibride të kanabisit. Skunk, i cili është 10 herë më i dëmshëm se kanabisi, gjithashtu shitet me çmime më të larta pasi importohet nga jashtë, shkruan oranews.

Gazeta shkruan se skunk prodhohet kryesisht në Shqipëri. Ajo dërgohet në Turqi nga dy rrugë të ndryshme. Rruga e parë është dërgimi i saj nëpërmjet anijeve nga ishujt grekë. Një rrugë tjetër thuhet të jetë Bullgaria, Edirna dhe Stambolli përmes Ballkanit.

o.j/dita

 

September 5, 2018 20:22
Komento

3 Komente

  1. Gjinika September 6, 07:25

    Te gjitha i kane thene per ne, tani edhe kjo ne duhej qe te na fundosin perfundimisht dhe te na quajn Kolumbia e Europes.!!!! Personi i kapur nga policia Turke mund te genjeje per orgjinen e saj….Pse duhet besuar kaq lehte ?….

    Reply to this comment
  2. lalai September 6, 11:07

    Afganistan Turqi Albanistan….EU….
    Ky lloj furnizimi me Heroinë sipas CIA-s në faqen zyrtare të saj….është një lloj parfumi shumë i mirë që mban ere 72 orë….dhe është buxheti kryesor i të ardhurave të Turkistanit.

    Reply to this comment
  3. Kaçi i zi September 6, 11:22

    Na rrofshi trapin turq leshi. Ku prodhohet meqe e ditkeni ju?
    Plehrat ngelen duke u hedhur balte Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*