Droga në Mat/ Gjendet një kamionçinë, pritet valë arrestimesh

September 30, 2016 15:59

Droga në Mat/ Gjendet një kamionçinë, pritet valë arrestimesh

Një ditë më parë Policia zbuloi një punishte droge në njësinë administrative Rukaj, në Mat. Më shumë se 3 tonë kanabis sativa, një pjesë e kultivuar e tjetra në proces tharjeje, u asgjësuan dje pas një operacioni antidrogë të organizuar nga Policia e Shtetit.

14489743_264549723945027_274565779_o

Blutë bëjnë me dije sot se po vazhdon puna në mënyrë intensive nga ana e policisë Matit, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale për të çuar para drejtësisë personat e implikuar në këtë ngjarje.

Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin Shpëtim Lika, pasi magazina ku u gjet droga ishte vetëm 100 metra larg banesës së tij.

Por burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Televizionin Klan se në hetime janë përshirë edhe emra të tjerë. Sipas tyre, kjo sasi e madhe e drogës e cila po thahej dhe 13 mijë rrënjët e asgjësuara nuk mund të menaxhohen nga një person i vetëm.

Në vijim të veprimeve në afërsi të vendit ku u gjet bima narkotike është gjetur një automjet i braktisur tip kamionçinë me targë TR 1344 U.

Ky automjet është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për veprime të mëtejshme.

Nga verifikimet paraprake të kryera rezulton se ky automjet i përket Firmës AREKLA SH. P. K. Policia vazhdon në mënyrë intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, për të përcaktuar se kush e ka përdorur këtë automjet dhe a ka shërbyer ky automjet në këtë aktivitet kriminal.

September 30, 2016 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*