Drogë, armë dhe mijëra euro, shkatërrohet banda e shqiptarëve ne Greqi

November 8, 2017 09:36

Drogë, armë dhe mijëra euro, shkatërrohet banda e shqiptarëve ne Greqi

Tetë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Burimet bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar dhe dy persona të tjerë me shtetësi greke shpërndanin drogë në shkolla pranë zonave të Zografos, Kaisariani, Pagrati dhe Virona.

Në tre muajt e fundit të rinjtë kanë shpërndarë 12.5 kg maijuanë dhe kanë fituar rreth 100.000 euro.

Një gram marijuanë ata e shisnin për 5-8 euro.

Policia i sekuestroi të rinjve 1.5 kg marijuanë, 8000 euro, 1 pistoletë, 12 celuarë, 3 makina dhe 1 motor.

Personat e arrestuar janë të moshave 18 deri 26 vjeç dhe ende nuk janë bërë të ditur identitet e tyre./ l.h dita

 

 

November 8, 2017 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*