Drogë pa fund në Vlorë, zbulohen të tjerë thasë me kanabis

July 18, 2017 10:19

Drogë pa fund në Vlorë, zbulohen të tjerë thasë me kanabis

 

300 kg kanabis janë sekuestruar dje nga policia në fshatin Grabian, ndërsa është arrestuar edhe një 52-vjeçar.

Në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSH gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit për goditjen e prodhimit dhe shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike, dje Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.

Si rezultat i operacionit “Java” në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.

Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian, Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

July 18, 2017 10:19
Komento

1 Koment

  1. Arben July 18, 18:21

    EKSPORTI No 1 SHQIPETAR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*