Droni i Policisë godet edhe në Gjirokastër

September 1, 2018 09:33

Droni i Policisë godet edhe në Gjirokastër

Prej disa ditësh në ndihmë të policisë rrugore janë vendosur edhe disa dronë, të cilët do të ndihmojnë efektivët që të identifikojnë mjetet problematike në rrugë.

Së fundmi policia rrugore e Gjirokastrës i është bashkuar monitorimit dhe konstatimit të shkeljeve me anë të ndihmës së “Syrit ajror”.

Kontrollet u fokusuan tek parakalimet me fushëpamje të kufizuar, ku rrezikshmëria për t’u përfshire në aksidente rrugore është e madhe.

Gjithashtu u kryen edhe verifikime me radarë për drejtuesit e mjeteve qe tejkalonë kufijtë e shpejtësisë

Nga monitorimet janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative 93 shoferë.

o.j/dita

September 1, 2018 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*